22/12/2024

Në Vjenë lexohen poezi nga shkrimtari të njohur shqiptar, Ismail Kadare

0
Kadare-Vjene

Moto: Ura në mes Austrisë dhe mërgimtareve/ëve shqiptarë
Përmbledhja e re lirike me poezi “Die Zeit nimmt Gift und Süsse” nga Ismail Kadare. Prezantim nga Fondi për Integrim në Austri (ÖIF) me drejtues Franz Wolf.  Nadja Kayali, Markus Meyer, Andrea Grill,

“Si zogjtë e qyqes shpërndarë anembanë

ata që bij të shqipes qenë gjer dje,

të lodhur nga gjithçka, nga trenat, vizat,

dhe nga kontrollet q’i gjëmojnë si pre”

(nga poezia: Dimri në Evropën e Bashkuar. Refugjatët shqiptarë. 1992)

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Vjenë, 18 dhjetor 2023.  Organizuar nga Fondacioni për Integrim i Vjenës, e drejtuar nga Franz Wolf , u mbajt lexim letrare me poezi nga shkrimtari të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Fjalën hyrëse e paraqiti përfaqësuesi i Fondacionit i cili përshëndeti të pranishmit, mes tyre diplomat, aktiviste e aktivistë, artiste e artistë vjenez. Programin e drejtoi gazetarja e Ö1 Nadja Kayali. Poezitë u zgjodhën nga libri “Die Zeit nimmt Gift und Süsse” me poezi nga Ismal Kadare i  përkthyer nga shkrimtarja Andrea Grill. Libri u botua në mbështetje të Ministrisë së Integrimit Evropian, në gjermanisht dhe shqip. Libri i vogël me poezi u pasurua me fotografi nga artisti Sepp Jahn të shkrepura nga ambienti shqiptar në vitin 1937.   Në gjuhën shqipe lexoi Manjola Zaçellari, Docente në Universitetin “Aleksandër Mosiu” në  Durrës, kurse në gjermanisht Markus Meyer, aktor në Burgteater.  Mbrëmja u pasurua me pika muzikore të kënduara nga soprano e njohur Flaka Goranci. Salla e Pallatit Mollard ishte e mbushur përplot të interesuar të dëgjojnë vargjet poetike të shkrimtarit të njohur i propozuar disa herë për çmimin Nobel.
Në fjalën e hapjes nga përfaqësuesi i organizatorit foli rreth shqiptarëve në Austri duke cekur se jetojnë mbi njëqind mijë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe viset tjera etnike shqiptare.  Përkthyesja, shkrimtarja  Andera Grill  dha një vështrim të shkurtë  rreth poezive të  Ismail Kadare i njohur me romanet e tij shumë të lexuara të përkthyera në shumë gjuhë.  Kadare është shkrimtar shumë i pëlqyer tek lexuesit gjermano-folës.   Ndihmën e tyre në realizimin e librit dhanë gjithashtu: Christine Sicher, Bahri Troja, Sara Michel, Marie Theres Stampf, Fatbardha Idrizaj, Vjollca Blakaj, Ina Arapi.
Disa nga poezitë e lexuara: Kataraktet, Në parkun që mbuluan gjethet, Motiv me diell, Fund vjeshte, Akullnaja, Mall, Dimri në Europën e Bashkuar – Refugjatët shqiptarë, Sapuni “Ledi Makbeth”
Prania e krijuesit nga i cili prezantohet është e pazëvendësueshme për të venë kontakte njohje, ndjesie shpirtërore me lexuesin dhe adhuruesit e tij. Miqtë e tij nuk janë të pakët në Austri, e në veçanti në Vjenë ku Ismail Kadare së bashku me gruan e tij Elena Kadare ishin disa herë. Teknologjia e mundëson praninë e tij vizualë, me pak fjalë, qoftë me dy-tre minuta në respekt dashamirëve të tij.
Që nga vitet nëntëdhjeta “Kultur-Kongatk Austria” ishte aktive në organizimin e aktiviteteve me krijues nga trevat shqiptare.  Para pesëmbëdhjetë vitesh, nëntor 2008, Kadare lexoi në Sallën Jubilare të Muzeut e Historisë së Arteve në Vjenë. Nën drejtimin e Anamari Türk.   “Kulturë Kontakti” i Vjenës organizoi shumë prezantime arti e kulture nga shumë vende nga “bota e tretë”  duke përfshirë këtu edhe autor nga trevat shqiptare. Bursën dymujore për qëndrim në ambientet e mrekullueshme kulturore në kryeqytetin austriak e shijuan: Lindita Arapi, Fatos Kongoli, Etleva Tafa, Agron Tafa, Ag Apolloni, Ervina Halili, etj.
Aktivitetet kulturore e letrare  në Austri kanë histori shekullore. Koncertet e Tefta Tashkos, Marie Kraja, e shumë tjerë janë bazamenti i shijimit të artit e artistëve shqiptarë qysh para një shekulli.  Kjo traditë e shkëlqyer u pasurua  nga emrat e njohur si: Inva Mula, Eno Peçi, Shkëlzen Doli, Destan Gashi etj  dhe janë vazhduesit e denjë në rrugën e artit modern në Austri. Pa e  harruar asnjëherë këtu  rolet e Aleksandër Moisiut që shndrisin në majat e artit botëror.  Respekt për të gjithë aktivistët mike e miq shqiptarë e austriakë që ndërtojnë ura miqësie mes dy popujve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok