12/12/2024

Në Radhimë për lashtësinë

0
Radhime

Nga Gëzim Llojdia

1.

Kur shkon në gjirin e Vlorës, një ndër fshtrat turistikë të saj quhet Radhimë:Ish ushtaraku Neki Lameborshi   një njeri me kulturë dhe  horizontë ka bredhur ,dere me dere dhe shtëpi më shtëpi të fshatit ,për të gjurmuar të dhënat historike, që nga lashtësia deri në kohët e reja.Mirepo ku shtrihet Radhima?N.Lameborshi thotë:Radhima shtrihet në pjesën lindore të gjirit të Vlorës (Dukatit), afërsisht në formën e një katërkëndëshi me sipërfaqe rreth 35 km², me kufij tokësorë rreth 19 km, detar 6.5 km dhe lumor rreth 1 km. Ajo është e kufizuar nga veriu me qytetin e Vlorës dhe Kaninën, nga lindja me fshatrat Lapardha e Mazhar, nga jugu me Tragjasin dhe Orikumin (Dukatin), kurse nga perëndimi laget nga ujrat e detit Adriatik.Fshati ka klimë mesdhetare,dimër i butë dhe verë të freskët.

2.

Ky fshat si karakoll ka një histori të shkruar nga lashtësia.Ka  një pozicion pse jo edhe strategjik për t’u mbrojtur nga pushtuesit, që s’kanë rreshtur kurrë, me një pllajë tepër të pasur në këmbët e vargmalit Akrokeraun, një nga majat e të cilit e quajtur mali i Radhimës, bie si thikë nga 1018 m. në 100-150 metra lartësi; me një varg kodrash të zbutura, që së bashku me fushat e krijuara nga prurjet e përrenjve të pjerrët e të rrëmbyeshëm; veçanërisht ai i Katohorisë dhe i Çipës, që në miliona vjet shkëmbin në mes e kanë çarë, bëjnë pjesën më të pasur me bimë, shkurre, pemë, kafshë e shpendë nga më të ndryshmet, pa tjetër që është jetuar në shekuj, shkruan N.Lameborshi.Mirëpo cilat janë disa nga shenjat e kësaj lashtësie,që ka gjurmuar autori ne banesat dhe te dhenat nga arkivat?Pothuajse në tërë territorin e Radhimës ka shenja të një jete të lashtë, e cila zë fill 23-25 shekuj më parë ose ndofta edhe më herët. Sipas zbulimeve arkeologjike dhe atyre të rastësishme, konkludohet se nën tokë pothuajse në një pjesë të konsiderueshme të territorit të fshatit të sotëm Radhimë, mund të fshihen gjëra të tjera me vlera historike për jetën e hershme të kesaj treve. Duke analizuar zbulimet e kryera në Shkalla, breg të Fsakës, majë të Çukës, Grabo, etj., mund të konkludohet për një jetë para ngulimeve helene. Për shembull, në vendin e quajtur Mavrenerua; direkt poshtë shkallave të Beguet, janë zbuluar shenja jete të lashtësisë, si dhe pesha tezgjahu qeramike, që sipas arkeologëve i përkasin një periudhe më të hershme se sa dyndja e eubeasve në Orik dhe pushtimeve romake… Ndërsa zbulimet që i përkasin peridhës rreth 2500 vjet më parë dhe që vërtetojnë një jetë të gjallë e aktive në këtë trevë; janë të pafund, veçanërisht Peshë tezgjahu gjetur në Mavrenerua e në Sello, majë të Nik Gjomitrit, majë të Bregut, Mavrenerua, Katohori’, Virua, Papadhëndro, Jonufër, qafë të Liqërit etj. Për shembull nga dy varre të zbuluara në vitin 1965 në oborrin e shtëpive të Beqir Mjaltit dhe Ibrahim Begos (Laze Rexhepit), vërtetohet jo vetem ekzistenca e jetes rreth shek. III-II p.K, por nga iventari i sendeve të gjetura në tá si vathë floriri me figurën e pëllumbit, varëse, byzylykë etj. flasin për një qytetërim e një nivel të lartë jetese në këtë trevë, që natyrisht kërkon kohë për t’u arrirë. Jo më shumë se 100 m larg në drejtim të veriut, në shtëpinë e Malo Musa Begotares një tjetër varr me të njëjtat karakteristika dhe i po të njëjtës periudhë, ku së bashku me skeletin e një gruaje u zbuluan edhe eshtrat e një fëmije; fenomen ky pothuajse i veçante për periudhën në fjalë, si dhe tre lotore balte, me lartësi 10-15 cm secila. Nga kjo shpërndarje mund të konkludohet se edhe në Sello mund të ketë patur nekropol, dërsa ai i majës së Bregut është një dëshmi e padiskutueshme, histori më vehte. Të nisur nga dëshira për të patur edhe ata një fushë të vogël sporti sa më pranë shkollës, nxënësit në zonën midis gurit të Çarë dhe lëmit të Kacidhjaret në vitin 1970 filluan gërmimet, pa ditur se nën këmbët e tyre ishte fshehur jeta e të parëve autoktonë … Vath floriri që i përket Monedha romake shek. II shek. III-II p.K zbuluar zbuluar në Moçale në Nekropolin e Sellos Me dhjetra varre 2500-2100 vjeçare; pasuri e pa fund… Në një varr me përmasa të zakonshme, në krye mbi të tjerët një amforë, qyp me përmasa të mëdha, rreth një kuintalësh. Duhej të përgatitej një bazament i veçantë me dërrasa për ta transportuar pa e dëmtuar atë deri në muzeun kombëtar Tiranë. Qypa me përmasa të tilla vërtetojnë se edhe në trevën tonë është përdorur zakoni pagan i djegies së trupave. Më tej, plot varre të veshur e të mbuluar me pllaka balte e qeramike të mëdha. Në tá, enë balte, lotore, orendi të ndryshme, etj. E për çudi edhe një kupë me bërthama ulliri. Pak më lart, shumë afër gurit të Çarë, një varr gruaje me një iventar shumë të pasur. Në trupin e saj plot 16 stoli të ndryshme prej argjendi, si vathë, varëse, byzylykë, unaza etj. E në varrin përbri saj një luftëtar; e kishin varrosur me gjithë jelekun prej hekuri, ndërsa anash shpata e korroduar nga shekujt i bënte roje… Ndër të tjerë varre; monedha argjendi, orendi balte e ndër to një fibul kocke me një kokë dhie të gdhendur në krye, e vogël si një kokë bastuni, dukuri të cilën mund ta lidhim me zbulimin e pllakës me kokën e dhisë të zbuluar vite më vonë në Tragjas. Ndërsa më në jug të këtij nekropoli; varre të viteve 500-1000, për të cilët arkeologet nuk treguan interes… Amfora antike të zbuluara në Dremicë Por jo vetëm në majë të Bregut; varre të kësaj periudhe janë zbuluar edhe në Papadhëndro, qafë të Liqërit, Katohori’, breg të Fsakës, Mavrenerua etj. ndërsa pranë kishës së Shënkollit një varr me përmasa gjigande, me dhomë, paradhomë, shkallë për t’u futur, etj. duke krijuar idenë e varrosjes në të’, të ndonjë prijësi, por fatkeqësisht i grabitur kush e di se kur!?

3.

Cilët janë disa nga autorët që kanë shkruar për fshatin Radhimë.N.Lameborshi përmend:Ndër ta, italiani Ugolini thekson: “Përballë fshatit Radhimë, deti krijon një gji’ të mbrojtur. Në punimet për ndërtimin e një moli, gjatë Luftës I Botërore, pranë bregut u gjet një mur me blloqe që shërbente si xokolaturë e një muri me tulla, i cili i përket periudhës romane” . Kurse nga Namik Bodinaku, i ardhur në krye të një ekspedite arkeologjike në Tetor 1965 në Radhimë, lexojmë: “Në Radhimë, tek shtëpitë e Ibrahim Begos dhe Beqir Mjaltit janë zbuluar varre, që kanë dhënë materiale të periudhës antike, shek. III-II p.K. Materiale të kësaj periudhe janë gjetur edhe në majën e Çukës, ku mund të ketë qenë ndonjë vendbanim që lidhesh me këtë metropol.

  1. M. Ugolini : “Albania antica ” Vol. I Faqe 105 9 Në majën e Nik Gjomitrit janë gjetur shenjat e një muri dhe materiale qeramike të perudhës antike. Veç këtyre në anën jugore të kodrës, janë ndeshur mure me llaç dhe qeramikë të kohës mesjetare. Ky ka qenë një vendbanim i vogël, i fortifikuar për mbrojtje të rastit. Edhe në bregun e Fsakës, Drumbe, Shkalla, Jonufër janë gjetur materiale të periudhës antike”.

Namik BODINAKU d.v. Arkeolog Tiranë, Korrik 1971 Arkeologët Neritan CEKA dhe Nail SHEHU, gjatë zbulimeve arkeologjike në Nekropolin e Sellos, Radhimë 16 – 19 Tetor 1965 .Ndërsa nga shënimet eNovruz Barjami, mbajtur gjatë viteve kur ai ka qenë mësues në Radhimë, shkëpusim: Gjurmë arkeologjike në fshatin Radhimë .

Në vitin 1979, në sheshin para shkollës së vjetër në Majë të Bregut, gjatë punimeve të bëra për sistemimin e oborrit të saj, u zbuluan disa varre. Varri i parë, ndodhej pranë gurit të Çarë, me drejtim L-P. Skeleti ishte pothuajse i paprishur mbi një taban dolomiti të sheshuar. E veçanta e këtij varri ishte se në iventarin e zbuluar ishte edhe një monedhë floriri me peshë 3 gr e diametër 1.3 cm; si dhe një FIBUL e punuar në kockë. Fibula kishte një gjatësi 12 cm, e zbukuruar me figura gjeometrike dhe në krye të saj ishte gdhendur një kokë dhie pothuajse e njëjtë me atë të përkrenares së Skënderbeut… Pesë metra më në jug të gurit të Çarë, gjatë gërmimeve u zbuluan edhe tre varre të tjerë, që i takojnë të njëjtës periudhë, asaj romake. Inventari i tyre flet se këtu kemi pasur të bëjmë me një qendër të banuar urbane. Nga objektet e gjetura në varrin e parë, u përcaktua se skeleti i 10 Bota Radhimjote padëmtuar i përkiste një femre, në trupin e së cilës ishin vendosur me dhjetra zbukurime që ruheshin në gjendje shumë të mirë dhe që të mahnisnin me bukurinë dhe finesën e punimeve. Në falangjet e gishtrinjve qëndronin tetë unaza me relieve të ndryshme, që për mendimin tonë kanë shërbyer si vula. Në parakrahun e majtë kishte të vendosur një byzylyk argjëndi, i cili përbehej nga katër rrathë dhe fillonte e mbaronte me kokë gjarpëri. Në të dy anët e kafkës, tek pozicioni i veshëve rrathë të dyfishtë po prej argjëndi. Në pjesën e kraharorit qëndronin dy karfica, ndërsa në pjesën e mezit u gjetën pafta brezi dhe gjilpëra. Në fund të këmbëve ishte vendosur një lotore me lartësi 7 cm e lyer me vernik kafe të errët. Lotorja ishte e zbukuruar nga një vargëzim i stilit të grurit ose thekrës. Varri i dytë i takonte një luftëtari, me skelet me gjatësi 186 cm. Inventarit të këtij varri i takojnë një mburojë, dy kallca metalike e një përkrenare metalike; të dëmtuara nga korrozioni. Në këtë varr u gjetën edhe dy monedha me nënshkrimin “ORIKON”. Ndërsa në varrin e tretë u gjetën një shpatë, tre maja heshtash e një kupë metalike. Në pjesën e jashtme të kupës, gjejmë të punuar në mënyrë të përsosur relievin e trupit të një femre. Objektet e gjetura në këto varre, që sot ruhen në Muzeun Arkeologjik Tiranë, na njoftojnë prej lashtësisë se në territorin e fshatit Radhimë, në kohët antike ka jetuar një komunitet me nivel të lartë jetese”. Novruz Barjami d. Historian Radhimë, Maj 1979 Objekte qeramike të shek. III-II p.K. zbuluar në Majë të Bregut në Maj 1979 Në Enciklopedinë Shqiptare, botim i vitit 1985, theksohet : “Oriku, themeluar në shek IV p.K. nga Eubeasit; nga autorët antikë të shek V p.K. përmendet si port i rëndësishëm. U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonasve. Aleksandri i Maqedonisë e pushtoi nga deti në vitin 214 p.K. Në shek. II u rrënua nga një tërmet i fuqishëm. U rindërtua në shek. V-VI. Në periudhën bizantine dhe mesjetë njihet me emrin Jeriko. Në shek. XII u ndërtua kisha e Marmiroit.” Po aty, në faqen 903 për Radhimën lexojmë: “Fshat në rrethin e Vlorës (P), në shpatin P të malit të Lungarës. Dëshmohet si vendbanim i lashtë i shek. III-II p.K…….” Objekte qeramike të shek. V-III p.K. të gjetura në Radhimë dhe të afishuara në muzeun e Vlorës Nisur nga këto dëshmi, na jepet e drejta të konkludet se: Në vendin ku është Radhima sot, si dhe në një pjesë të territorit të saj, për vete kushtet tejet’ të favorshme që ka, është banuar qysh në lashtësi prej fisit te Amanteve, pra para dyndjes së Eubeasve. Vet ardhja e tyre me një qytetërim më të madh e ndofta në sasi të konsiderueshme, pa tjetër që ka ndikuar për një zhvillim më të shpejtë të vendbanimeve në fjalë; nisur kjo edhe nga zbulimet arkeologjike të shumta. Duke vazhduar më tej, theksojmë se në qytetërimin antik në Ballkan e më gjerë në Mesdhe, përveç mermerit dhe gurit të gdhendur, një vend të veçantë në përdorim ka patur tulla e tjegulla prej balte e veçanërisht qeramika. Duke i hedhur një sy me vëmendje gjiut të Dukatit, vendet më të pasura me argjil të pastër, që shërben si lëndë e parë për tó është Radhima; më 12 Bota Radhimjote konkretisht vithitë e Rukuet në Virua dhe Papadhëndrua, në të cilat duhet të ketë patur punishte për prodhimin e tjegullave, tullave, enëve prej balte, etj. Kjo vërtetohet konkretisht, kur në vitet 1969-1973 u krye sistemimi i tokave dhe taracimi në këto vende. Në të gjithë zonën prej afërsisht 300-400 m gjatësi poshtë Vithive të Rukuet dhe më pak në Papadhëndro, u zbuluan forma të furrave pjekëse si dhe copëza tullash, tjegullash, orendish shtëpiake prej balte pa masë. Gjendja e këtyre mbeturainave tregon për skarcitetet e dala nga furrat. Pra krahas punëve të tjera, banorët autoktonë janë kthyer në artizanë të qeramikës për vetë nevojat që duhet të ketë patur qyteti i Orikut, Aulonës e ndofta më gjerë. Prandaj edhe monedha orikase është gjendur kudo. E kjo tregëti, për vetë faktin e qënies së Orikut port i rëndësishëm dhe mendimit të ekzistencës në Mavrenerua të një moli antik, duhet të jetë bërë nga deti. Por gjithmonë duke mos përjashtuar komunikimin nga toka, pavarësisht se ekzistenca e lumit të quajtur sot Izvor mund të ketë krijuar vështirësi, sidomos në dimër. Komunikimin nga toka mund ta argumentojmë me ekzistencën në fushë të Viroit të një rruge me kalldrëm, natyrisht e dëmtuar dhe e fundosur në një thellësi afërsisht 1.5 m. Gjerësia e saj të jep të drejtën të mendosh se ka qenë e mjaftueshme për kalimin e karrocave antike të ngarkuara me prodhime balte e qeramike. Nga këto fakte mund të thuhet se banorët jetonin në Grabo, Drumbé, majë të Nik Gjomitrit, majë të Çukës, breg të Fsakës, Katohori’, Shkalla, etj dhe punonin në Papadhëndro, Virua, Mavrenerua, etj. Për portin në fjalë mund të merren për bazë edhe thëniet e Xhevit Azemit, mbi ekzistencën e një muri mbi xhaden e sotme në vendin e quajtur Mavrenerua, ku dalloheshin edhe vendet prej druri për lidhjen e anijeve në mol, që në gjuhën detare quhen bollard (anglisht). Ndofta për këtë mur bën fjalë edhe Ugolini!? Ose zbulimi i një tubacioni uji i ndërtuar me tubo balte me diameter 10 cm e gjatësi 80 cm çdo copë, i cili përshkonte një distancë prej afërsisht 1000 metra me vetërrjedhje nga vendi i quajtur fiqtë e Kucet drejt kishës së Shënkollit e ndofta deri tek punishtet e qeramikës në Virua a vendbanimet për rreth. Por, përveç lulëzimit duhet të kenë ndodhur edhe shkatërrime me përmasa të mëdha. S’ka se si të jetë ndryshe. Kur romakët pushtuan Orikun dhe e përdorën atë si port mbështetës në luftë kundër ilirëve dhe maqedonasve, ndër të parët që u përballën me pushtuesit ishin ata që jetonin në vendin e quajtur sot Radhimë. Po ashtu edhe kur Oriku ra në duart e Aleksandrit të madh; treva radhimjote ishte periferia e qytetit. Gjithashtu dihet që mbreti Cezar ka zbarkuar në Akrokeraun dhe pas hapjes se portave të Orikut, trupat e tij nga deti dhe toka morën rrugën drejt Apollonisë e më tej për në Durrës. E për të shkuar atje dihet që e vetmja rrugë tokësore kalonte përmes vendit që sot quhet Radhimë, fakt të cilin e përmend edhe Carl Patsch: “Duke ndjekur shtratin e përroit të Radhimës, arrin në bashkimin e tij me përroin e Dukatit. Këtë rrugë ka ndjekur edhe Cezari ……..”*Carl Patch: “Nga Berati në Vlorë” Faqe 54 .

Duke shkuar më tej, tërmeti i fuqishëm që fundosi Orikun, pa tjeter që ka qenë me pasoja shkatërruese edhe për rrethinat e tij, d.m.th. edhe për vendbanimet në Radhimën e sotme. E megjithatë ndër vite nevojat e kohës e ripërtëritën Orikun e bashkë me të, natyrisht edhe rrethinat. Sipas të dhënave historike ky qytet-port në shek VI lulëzoi përsëri. E duke bërë një lidhje me trevën radhimjote, sipas arkeologëve kisha e Shënkollit në Mavrenerua, nga mënyra e ndërtimit duhet t’i përkasë periudhës së fillimit të ndërtimit të kishave, pra gjysmës së dytë të mijë vjeçarit të parë, ndërsa në majë të Bregut varret e shumtë të mijëvjeçarit të parë argumentojnë hipotezën e vazhdimit të jetës në këtë zonë. Të njëjtën gjë thotë edhe Bodinaku për majën e Nik Gjomitrit. Duke përdorur për kohën e largët, argumentet e pakta dhe rrjedhimin llogjik, një ide më të saktë se çfarë mund të ketë ndodhur, e jep Ekrem Vlora: “Që nga shek VI e deri në shek XI, fushat dhe buzëdeti në këmbë të këtyre malishteve, ishin bërë sheshi i harakopjes të kusarëvet të tokës edhe të ujit. Dyndjet e popujve barbarë, që përmbytnin çdo 2-3 vjet Shqipërinë, kishin rrënuar dhe zhdukur njerin mbas tjetrit qytetet Aulon (Vlorën e vjetër që qëndronte mbi gadishullat e Zvërnecit)- Orikun (në Pashaliman), Amanthija (në Ploçë) dhe kishin detyruar një pjesë të madhe të banorëve të këtyre të shpërndaheshin në të katër anët për të kërkuar strehë dhe shpëtim në vendet, kurse vet natyra e tokës përbënte një mbrojë. Në këtë radhë hynte edhe Kanina, që strehoi shumë të arratisur nga Auloni e ndofta edhe nga Oriku. Kujdesja e parë e njerëzve që u mblodhën mbi kodrat e Kaninës, të trembur nga mjerimet që pësuan, ka qenë sigurisht përgatitja e një vendi të mbrojtur e të rrethuar nga mure.” * E duke aluduar për krahinën tonë, ndofta kësaj periudhe mund t’i përkasin fortifikimet në Nik Gjomitër e Gjon Boçar, ngjitja e popullsisë më lart si në vendin e quajtur sot bregu i Qishës, Dremicë, në vargmalin Lungarë e drejt luginës natyralisht të fortifikuar të Dukatit!? Ndërkohë për të hedhur pakëz dritë në këto periudha të errëta historike, në prag të pushtimit të bregdetit tonë nga normanët mund të përmendim disa shkrime: “Në vitin 1018, disa shkrime kishtare zënë në gojë Kaninën, kalanë dhe kishën e saj. Kisha kishte fituar në atë kohë rëndësi të posaçme në rrethin e Ipeshkvisë së Orikut; ajo ish bërë selia e një Arhimandriti, që kish epitrop dhe disa pasuri tokësore” Ndërsa gjatë dy luftrave që bëri perandori i Bizantit, Aleksi i I më 1081-1118 kundër normanëve të Siçilisë, zihet në gojë Kanina, Vlora, Uji i Ftohtë (krio nero) nga ku veçojmë: “Gjithë krahina e Dukatit, ish Arhoni, në të cilën banorët kishin marrë tokat nga qeveria në Emfitenis (me qera të përjetëshme) dhe vareshin pra nga qeveria e vendit ose nga ai që i kish marrë në pronë të privilegjuar (feude në kohën e Angevinëve dhe të Aragonëve)”. * Ekrem VLORA: “Kalaja e Kaninës” Romë 1961 Faqe 11 14 .

E ky përshkrim shoqërohej edhe me një hartë, në të cilën figuron edhe vendbanimi Radhimë, duke vërtetuar kështu se në periudhën 1081-1118, Radhima ka ekzistuar si vendbanim me emrin që ka edhe sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok