19/04/2024

Në pritje të Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë”

0

Andrea Rama: “Tirana International Music Dance Theater Festival- 2” do të realizohet nga artistët e rinjë

Nga Albert Z. ZHOLI

Një event i rëndësishëm në Tiranë. Një event që sjell risi dhe profesioanlizëm. Një event që abshkon artsitë nga disa vende. Tirana tashë është mësuar me evente të tilla që i kalojnë përmasat kombëtare. Tirana e artit dhe kulturës ka fituar vision në këtë drejtim. Drejtuesi artistik Andrea Rama dëshmon se: “Angazhimi me artet mund të ketë efekte të thella dhe të qëndrueshme në zhvillimin, mirëqenien dhe arsimimin tek të rinjtë, duke rritur potencialin e tyre për të qenë kontribues me pozitivitet për komunitetet e tyre dhe më tej shoqërinë e gjerë. Kjo ndodh sepse artet mund të jenë një -Zonë pa gjykim- për Zhvillim dhe Konfidencë. Programet e artit sigurojnë zhytjen në një hapësirë ku pjesëmarrësit janë të lirë të zhvillojnë aftësitë e tyre, e cila është pjesë përbërëse e ndërtimit të bazave solide për të ardhmen e tyre. Projekti, lançon një program të vlefshëm artistik i cili do të kontribuojë në çeljen e Tiranës ndaj kulturave të tjera dhe festimin e shkëmbimit midis kulturave të ndryshme nga artistë të ftuar kombëtar e ndërkombëtar, veçanërisht në kushtet e Pandemisë dhe kushtëzimeve të njohura tashmë për mbarë skenën artistike. Gjithashtu, ky projekt do të mundësojë lidhje të drejtpërdrejta të artistëve të rinj dhe profesionistëve të tjerë në sektorin përkatës të muzikës, teatrit, baletit, ndërveprimin midis Tiranës dhe rajoneve të tjera në botë.
Falenderoj të ftuarit special në grupin artistik që për këtë vitë janë; Nereida Fico, pedagoge vokalit që përzgjodhi një program muzikor shumëngjyrësh krahas drejtimit së Kantos. Ardita Bufaj, me një shoqërim apsolut në piano dhe një maestri e madhe muzikore pasi këngët do shoqerohen nga Ardita. Artistët e ftuar nga jashtë për këtë vitë janë Xeni Alexandrou si dhe Danilo Zeka. Danilo Zeka, me tre koreografi krijon me trupin e baletit hapësira të reja dhe të freskëta për publikun Shqiptarë. Kurse me Xeni Alexandrou ndajm drejtimin artistik si dhe dy koreografi dhe ky bashkëpunim vjen me një grup prej 25 Artistësh të rinjë që vetëm drit rrezatojn. Por edhe një falenderim i veçant për drejtore Mirela Koçollarit (Bashkia Tiranë) si dhe drejtore Sonila Hysi (Agjencia Kombëtare e Diasporës) sepse pa kujdesin e tyre ky projekt nuk do bëheshe realitet. Më poshtë grupi artistik. …

Dhe sigurisht do doja të falënderoja balerinët e rinjë e plot energji deshire e përkushtim: Armando Meci Eles Resuli Sabina Maklekaj Renato Lleshi!
 Në këngë
1 -Xhieldo Hyseni. 2- Marina Kurti. 3- Gerald Murrja. 4- Rovena Xhelili. 5- Najra Qato. 6 -Laura Hoxha. 7- Malvina Likaj. 8- Suada Gjergji. 9- Anjeza Marku. 10- Glerson Hoxha. 11 -Anduel Kovaçi. 12 .Arbi Pelushaj. 13 -Viola Bakiasi. 
Baleti, Armando Meci, Eles Resuli, Sabina Maklekaj, Renato Lleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok