25/04/2024

Në Prishtinë si maja e lisit del prej kullës Mark Krasniqi

0

Nue Oroshi, Mark Krasniqi dhe Muhamet Shatri

Nga Nue Oroshi
Këto ishin vargjet që i këndonin studentët e Universitetit të Prishtinës për profesorin e tyre Akademik Mark Krasniqin.Sot e shtatë vjet më parë u nda nga ne atdhetari , studiuesi , etnologu, shkrimtari e politikani Akademik Mark Krasniqi. Akademik Mark Krasniqi një jetë të tërë ia kushtoj shkencës dhe kulturës shqiptare dhe që në moshë të re ra ndesh me politikën shoviniste serbe. Ishte i vetmi i cili i kishte kundërshtuar Vasa Qubrilloviqit shfarosesit të shqiptarëve i cili kishte bërë projektet për shfarosjen e popullit shqiptar.E Akademik Mark Krasniqi ju patë drejtuar më këto fjalë Qubrilloviqit: ” Këtë dizertacion të doktoraturës jepja djalit tënd dhe jo mua. Unë nuk shkruaj kundër popullit tim shqiptar.Për këtë edhe ju ndalua doktoratura dhe e mbrojti shumë me pas në Slloveni. Profesor Marku ishte atdhetar por shumë kokëfortë në realizimin e qendrimeve. Shpeshherë më të dhe profesorin Muhamet Shatrin bisedonim për aktivitetët e Shoqatës “Trojet e Arbrit” se e kishim edhe Kryetar nderi të shoqatës që ishte propozuar nga profesor Muhamet Shatri. Kishte rast që edhe mahitemi kohë pas kohe por me një rast u ndal dhe mi tha këto fjalë: ” Nue kam shumë deshirë që te nguci si më i riu që je por në gjeneratën tënde asnjë studiues nuk e kemi më aktiv se ti dhe që është duke i dhënë shkencës dhe kulturës shqiptare më tepër se ti. “Këto fjalë vërtetë me motivuan që të angazhohem dhe te punoj ma shumë. Mbaj mend një rastë te veçantë kur i bëra një takim një delegacioni të lartë të PSHDK-së në Berlin, që te takoheshin me CDU-në. Derisa zhvillohej takimi profesor Marku duke folur për tolerancën ndërfetare tek shqiptarët i tha politikanit gjerman këto fjalë: ” Shqiptarët janë shumë tolerant në aspektin fetar.Në një krahinë në Kosovë që quhet Rugovë, janë pesëmbëdhjetë fshatra të besimit islam por që në shenjë nderimi për fenë e të parve të tyre e kanë ndërtuar kishën. Por politikani gjerman më një përvojë të madhe në politikë i tha profesorit: ” I nderuar profesor Krasniqi po kush lutet në atë kishë? Profesor Marku u zu ngushtë por nuk u dorëzua – ai u përgjigj kështu: arushat e bardha. Dhe në këtë shtatë vjetor të kalimit në amshim të akademik Mark Krasniqit e kujtojmë këtë atdhetar i cili shkoi në botën e amshuar me porosinë: Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok