05/12/2025

NË KUJTIM TË MIT’HAT ABDYL FRASHËRIT

0
Dilo-Frasheri4

Nga Eduard M. Dilo

Eshtë Tetor !

E sa herë që vjen ky muaj na kujton shkuarjen në Amshim të shqiptarit të madh” Babait të shqiptarizmës” Lumo Skëndos -Mit’hat Abdyl Frashëri.

Ishte Ai që sa ishte gjallë shquante e shkëlqente me urtësi, matësi që tregonte në të gjitha fushat njerëzore dhe kombëtare.

Ai ishte një patriot dhe figurë e përmasave gjigande për kohën që jetoi.

Bir’ i denjë i atij Babai dhe po aq i denjë pinjoll i familjes elitare-themeltare shqipëtare Frashëri.

Kudo shkelqeu si vetë ai-duke u bërë shembëll e model frymëzues se si duhet të jetë shqiptari i vërtetë, patrioti dhe luftëtari, shkrimtari dhe diplomati, si duhet të jetë Njeriu.

Deri në frymën e fundit ngeli “Shërbestari  i Shqipërisë”, udhërrëfyes dritë -diellor për shqipëtarët e vërtetë.

Para ca vitesh kur eshtrat e tij preheshin këtu në New York, sëbashku me organizatorin e gjithënjëshëm në këto vite të mergimit pas viteve ’90-të Z.Pellumb Lamaj, shkonim e vendosnim kurorë  e lule të fresktëta pranë varri të ku pushonte në përjetësi.

E ndjenim detyrim shpirtëror dhe moral të shkonim pranë  varrit të Tij, se ai gjithmonë  ” diti të qëndrojë në ballë të luftës kur duhej që Shqipëria të delte nga gjendja Shoqërore e Mesjetës dhe të merrte ndjenjë  e shendet të ri”.

Në çdo kohë Mit’hat Frashëri do të kujtohet se historia jonë kombëtare ka domosdoshmeri për figura të tilla gjeniale.

 

Eduard M Dilo -të varri I M. Frashërit

 

Pellumb Lamaj, Eduard M. Dilo

 

Ilir Mujo, Eduard M. Dilo, Edmond Sejko, Dalip Greca, Pellumb Lamaj, Dr.Skender Murtezani, Fatmir Mujo

 

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok