05/04/2025

NË DITËN E SHËN VALENTINIT

0
Sadik-Bejko

Nga Sadik Bejko

Të më lejohet të bëj një homazh për njerëz me emër, artistë e shkrimtarë që u viktimizuan nga dhuna komuniste sepse kërkonin më shumë liri e dashuri për jetën, për njeriun, për shoqërinë mbarë.

Homazh në përkujtim të  atyre artistëve, këngëtarëve, poetëve,  shkrimtarëve, piktorëve, skulptorëve etj. të cilët u nisën drejt lirisë intuitivisht, nga fillesa artistike e vetëlindur te secili, dhe bash për këtë se deshën të jenë vetvetja si artistë, pa ndonjë program të menduar apo konceptualitet idesh kundër komunizmit, pra, për të afirmuar vetvetishmërinë e origjinalitetit të lindur njerëzor dhe artistik, bash dhe për këtë u  ndëshkuan, ua asgjësuan gjakshëm jetën hanxharët e diktaturës enveriane..

Në nderim të së dënuarës përjetë me burg dhe internim, Musine  Kokalarit (kjo kishte program: e dua atdheun dhe se nuk mund të jem komuniste); në nderim të Arshi Pipës; në nderim të Mitrush Kutelit, në nderim të Petro Markos, në nderim të imzot Vincens Prenushit (ekzekutuar), të E. Haxhiademit (vdekur në burg), të Fred Reshpjes, të Sherif Merdanit, të Edison Gjergos (vetëvrarë), të Faik Balllancës,(vetëvrarë), të Viktor Qyrkut, (vetëvrarë) të atë Zef Pllumit, të F. Kokomanit, V. Lezhos (të dy pushkatuar),  të Maks Velos, të atë Bernardin Palajt, të dom Shtjefën Kurtit (pushkatuar), të atë Ali Turabi Tomorit (pushkatuar), të Justina Aliaj, të Mihallaq Luarasit, të Visar Zhitit, të Edi Luarasit, të Iliriana Çarçanit, të FRANCESK RADIT, të Gaspër Çurçisë (pushkatuar), të Triifon Xhagjikës (pushkatuar), të Havzi Nelës (pushkatuar), të Xhelal Koprenckës (pushkatuar), të Genc Lekës, të Vilson Blloshmit (të dy të pushkatuar) etj etj etj…

Gëzuar Shën Valentinit ju të vrarë e të masakruar, të prangosur, gëzuar ditën e të dashuruarve!

Po të ishit gjallë, ju vetëm DASHURI do të na uronit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok