22/12/2024

Ne 117 vjetorin e vrasjes se Papa Kristo Negovanit qe u masakrua barbarisht ne moshen 30 vjecare nga andartet greke

0
Papa Kristo Negovani2

Kujtojme Martiret e Gjuhes Shqipe

Nga Kozeta Zylo

Ç’i kanë punuar Gjuhës shqipe armiqtë e vendit tënë!…

“Vramëni, por gjakun mblidhmani në një enë që të shkruajnë nipat tanë gjuhën shqipe”!…  Papa Kristo Negovani

Kur lashe Atdheun…me vehte mora nje copez shqiperie qe shndrit nga veprat me te eperme te Kombit. Sot perkujtoj Papa Kristo Negovanin qe udheheq me shembullin e Tij si atdhetar dhe mesues model i kohes.

E perkujtoj jo thjesht me nje status ne F/B, por me misionin per t’i njohur nxenesit e Shkolles Shqipe “Alba Life” ne New York me figurat me te ndritura te kohes.

Lindi ne Negovan afër Follorinës në kohën e Perandorisë Osmane, një fshat që, bashkë me Bellkamenin fqinjë, kishte qenë banuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë të Plikatit të krahinës së Kolonjës. Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje. Vdiq i masakruar barbarisht me thika dhe sopata nga andartët grekë.

Ne Rumani ra në kontakt me lëvizjen kombëtare dhe mësoi të shkruajë shqip (me alfabetin e Stambollit). Më 1897 u kthye në fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punën si mësues. Shtëpinë e vet Negovani e ktheu në shkollë dhe u mësoi shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve. Ai edhe meshën e mbante shqip, gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke.

Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit, i cili duke dalë nga kisha, flitet se tha ato fjalë fatale, “Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët”. Pas dy ditësh, të shtunën, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditë që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani të vetëdijshëm për fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpatë bashkë me pesë të tjerë, ndër ta edhe i vëllai.

Ne Kalendarin Kombiar te vitit 1907, fq 111 gjejme:

“… Papa Kristonë e vranë,

Dhe s’ra për ‘të një këmbanë!…”.

Ndërsa zemra e Kombit e vajtoi me dënesë:

“… E gjithku në Shqipëri

Mbajën e rinë në zi;

Cilido si për një bir

Çë la jetën me pahir…

Jo te sheshi i burërisë

Po te prita e kusërisë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok