05/12/2025

Ndue Ukaj: Kosova mundet pa Albin Kurtin, por nuk mundet pa Amerikën

0
Ndue-Ukaj

Ndue Ukaj:

Deklarata e Albin Kurtit se “unë nuk mund t’i përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadori amerikan dhe as sekretari i shtetit apo departamenti i shtetit nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën” është deklaratë e mendësisë së barrikadave dhe izolimit; deklaratë e mendësisë bashibuzuke; deklaratë që vërtet tregon ç’mendësi të frikshme e çoroditëse përfaqëson lideri i parullave dhe dokrrave shterpe patriotike – që për dy dekada rresht epshëm ka treguar ç’ forcë tërbuese ka për t’ i urryer të tjerët dhe asnjëherë ç’ forcë ka për të dashtë vendin, njerëzit dhe miqtë e tij.

Kosova mundet pa Albin Kurtin, mundet edhe pa të gjitha forcat politike që sot ka në vend, por nuk mundet pa Amerikën, prandaj një deklaratë e tillë përtej fjalëve është skandaloze e qyqare.

Është një deklaratë që në këto kohë të turbullta globale rrezikon t’ i trazojë raportet tona me Amerikën, të cilat nuk janë raporte çfarëdolloji, por janë raporte jetike.

Një deklaratë e till është një goditje e frikshme në themelet e shtetit tonë, të cilat i ka vendosë më shumë se kushdo tjetër Amerika, madje me shumë kujdes e dashuri se krejt parullat shterpe patriotike që gëlonin ndër ne.

Kjo deklaratë politike në esnecë shpreh dëshirat e pastra ideoligjike të partisë që qeverisë sot me vendin – e që shquhet pastërtisht për mendësi tipike enveriste: të bunkerave dhe izolimit nga rreziku imperialist perëndimor.

Por kam fort i bindur se kjo mendësi s’ ka të bëjë asgjë me dëshirat politike të popullit të Kosovës dhe as nuk shpreh interesat politike të popullit të Kosovës.

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok