Ndëshkoni politikanët pa etikë njerëzore!
Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës dhe mërgimtar kudo që ndodheni në botën mbarë, mos u ndikoni nga politikanët pa etikë dhe pa ndjenja njerëzore! Politikanët karrierist dhe pa etikë njerëzore, pa fije turpi ju përqajnë për qëllimet e tyre djallëzore, duke lëvizur nga njëra parti në tjetrën, duke ju lënë të ndarë dhe të përqarë vëllaun me vëlla, fqiun me fqinjë, mikun me mik, dajën me nip…!
Shkruan: Florim Zeqa
Politikanët pa etikë njerëzore nuk e kanë as problemin më të vogël pse ju bashkatdhetarë të dashur sot nuk flisni njëri me tjetrin, ata pa fije turpi e ndërrojnë ‘gzofin’ qysh të ndryshon moti (politika)!
Politikanët karrierist të cilët nuk e kanë problem përqafimin me armikun, duhet ta kishin problem përafrimin dhe ballafaqimin me popullin! Që i bie, se duhet t’ia kenë frikën votës së qytetarëve (mërgimtarëve).
Politikanët karrierst që arrijnë të bëhen milionerë brenda një mandati politik duhet t’ia kenë frikën ligjit dhe drejtësisë vendore, e para së gjitha do duhej të ndjeheshin të turpëruar për t’i kërkuar votën qytetarëve që i varfëruan dhe ua vranë shpresën dhe ardhmerinë në vendlindjen e tyre!
Siq e dini ju lexues të këtyre rreshtave, këtyre viteve të fundit nuk e kam mbështetur asnjë subjekt politik në fushata zgjedhore, njëjtë do të veproj edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, zgjedhje krejtësisht të panevojshme dhe skajshmërisht të dëmshme për vendin!
Madje në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 kam abstenuar edhe nga votimi, si mundësi të vetme për ndëshkimin e kësaj klase politike pa etikë njerëzore!
Në mungesë të një alternative të re politike, qytetarët e dëshpruar, të ndarë dhe të përqarë si asnjëherë më parë, do ta kenë të vështirë të dalin tek kutitë e votimit më 7 qershor 2026.
Megjithatë, zgjedhjet janë e vetmja mundësi për ndryshime në demokraci, dhe janë e vetmja mundësi për t’i ndëshkuar politikanët karrierist dhe hipokrit, mashtrues dhe lakmitarë, sharlatan dhe zuzarë që hiqen patriot, por janë pseudo vlera të shoqërisë sonë!
Nuk ke si i quan ndryshe ata që e dërgojnë vendin çdo gjashtë muaj në zgjedhje duke e dëmtuar buxhetin e shtetit me dhjetra milionë euro dhe duke e rënduar edhe më tutje jetën e qytetarëve më të devotshëm të trojeve etnike!
Në pamundësi për të realizuar projektin tim politik, Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) për zgjedhjet e 7 qershorit, mbetëm me shpresën dhe besimin në ndihmën tuaj që në zgjedhjet e radhës ta ndryshojmë komplet ‘faqen politike’ me ndershmëri, atdhedashuri, sinqeritet, besueshmëri dhe përkushtim të fuqishëm njerëzorë për ta bërë shtetin e Kosovës, të dashur dhe tërheqës për të jetuar dhe për t’i riatdhetsuar mërgimtarët që janë shpirti i atdheut.
