21/12/2024

Nderohet zëri i guximshëm i femrave në skenën gjakovare

0
Zeri-femeror-gjakove1

Nderimi formal pas vdekjes do të ishte hipokrizi …

Në rini, u injorua mentaliteti  i grave dhe aktivisteve të mirënjohura gjakovare dhe mjediseve të tjera në Kosovë dhe boten shqiptare. Me praninë e tyre në skenë gjakovare dhe Kosovë e me larg u ruajtën vlerat e identitetit shqiptar ne atë kohë – kur  rrethana ishin shume të vështira për kulturën dhe mentalitetin ton. Është në nderin tonë të  femrave, të grave të aktiviste  t’i nderojmë  e ti vlerësojmë këto zonja sa janë gjallë, sepse nderimi formal pas vdekjes do të ishte hipokrizi

Nga Hasan Hasanramaj

Pluhuri i harresës  mbi këto gra, mbi këto aktiviste të mirënjohura dhe të vyeshme gjakovare dhe më larg për fat keq në dekadat e fundit ka renë mbi to harresa dhe respekti, edhe pse ne vitet kur  ato me zërin e tyre të bukur këndonin  dhe organizonin aktivitete të ngjeshura në skenën e Gjakovës e më larg, sfidonin realitetin e mbushur plot paragjykime mbi femrat dhe artin, si dhe mbanin gjallë këngën shqipe dhe aktivitete tjera ne rrethana tё vështira politike. Janë këto këngëtaret  dhe aktiviste të vyeshme, të cilat edhe pse në rangun amator, kënduan bukur dhe guximshëm, duke shkelmuar prapambeturit e mentalitetit të kohës.

“Zëri  femëror në skenën gjakovare” dhe ma larg mes viteve  të “gjashtëdhjeta deri të tetëdhjeta”, ishte aktiviteti i ndërmarr nga Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar i Gruas Intelektuale Shqiptare “Nermin Vlora Falaschi”, dega në Gjakova, në bashkëpunim me Drejtorin e Kulturës.
“Nderim dhe respekt i pakufishëm për këngëtaret gjakovare dhe ma larg të atyre dekadave, të cilat me praninë e tyre në skenë ruajtën vlerat e identitetit shqiptar në kohë të renda për kulturën dhe mentalitetin tonë. Në rininë e tyre, ato injoruan mentalitetin dhe u benë anti konformiste me rrethanat e kohës ndaj duhen duartrokitur dhe përgëzuar për guximin”.

Andaj jehona e zërit femëror ne skenën gjakovare në vitet “ e gjashtëdhjeta deri në të tetëdhjetat”  ndjehet edhe tani, vite e vite pasi shumë nga ato nena, motra dhe bashkëqytetare tonat, e kana lenë këndimin.

Nderim dhe respekt i për këngëtaret gjakovare të dekadave të kaluara, të cilat në skenë ruajtën vlerat e identitetit shqiptar ishte e madhe, kurse sot…

Këngët e reja popullore dhe muzika e lehtë, asaj kohe ne Kosovë vinin nga Shqipëria nëpërmjet valave të radio Tiranës. Por ketë privilegj nuk e kishin të gjitha qytetet pasi valët nuk mund të shkonin gjithkund në zonat e Kosovës. Në këtë pikë, Gjakova si vend kufitar, ishte e privilegjuar pasi banorët e saj mund të përcillnin përmes radioaparateve, këngët që ky radiostacion transmetonte. Muzika ishte tepër e rëndësishme nё ato vite pasi shërbente si ushqim shpirtëror për Kosovën nën Jugosllavi, e cila rrinte me sy e vesh kthyer nga vendi amë, Shqipëria. Këngëtaret e reja gjakovare, fillimisht nxënëse të shkollave të mesme, shpeshherë mblidheshin në një shtëpi ku kishte radio dhe, me koncentrim  e vëmendje maksimale mundoheshin që këngëve të sapodala, t’ua nxirrnin tekstin në mënyrë që, më pas, t’i këndonin. Ky ishte një stërmundim i madh pasi, në mungesë të mundësisë për incizim, ato detyroheshin që vazhdimisht të ndiqnin programet muzikore në radio, ne mënyrë që t’i plotësonin tekstet e këngëve që kishin mbetur të mangëta për shkak tё mosdëgjimit të saktë apo të moskuptimit të ndonjë trajte dialektore tiranase, elbasanase, beratase etj. Për çudi, kjo punë, edhe pse e mundimshme, për to paraqiste një kënaqësi të jashtëzakonshme, kënaqësinë e të mësuarit të një kënge të re, një kënge qё vinte nga vendi i zemrës së tyre, Shqipëria. Por, mësimi i këngëve dhe marrja e teksteve ne mënyrë mekanike ishte problemi më i vogël me të cilin ato ballafaqoheshin. Problemi i pikëpamjeve të kohës, mentalitetit tё rendomta, ishte shumë herë më i madh dhe më i theksuar, pasi  daljet e tyre në skenë jo rrallëherë shoqëroheshin dhe pasoheshin me etiketime nga më të ndryshmet, pasuar nga përfaljet të cilat i detyronin familjarët të bënin trysni te këto vajza që të mos dilnin më në skenë për të kënduar pasi “ngjitja neper skena nuk përkonte me etikën tradicionale shqiptare”. Megjithatë ato nuk u ndalen por u bashkëngjiten nё koncertet e Shoqërive artistike – muzikore “Hajdar Dushi”, “Shotë Galica”, “Ymër Riza”, si dhe në koncertet e Shoqatës studentore “Përpjekja”, shoqatë e themeluar nga studentët shqiptarë në Beograd. Migena Arllati, kryetare e degës së  Fondacionit dhe organizatore e eventitnë bisedën të cilën e zhvilluam mete u shpreh se në vendet ku femrat gëzojnë të drejta tё plota, feminizmi nuk ekziston si lëvizje por vetëm si koncept mbi tё cilin avancohet mirëqenia dhe pozita e saj.

“Fondacioni i gruas “Nermin Vlora Falaschi” bën një punë kolosale për avancimin e femrës dhe promovimin e vlerave të vërteta femërore në arealin shqiptar.

Në vendet ku femrat gëzojnë të drejta e plota, feminizmi nuk ekziston si lëvizje por vetëm si koncept mbi tё cilin avancohet mirëqenia dhe pozita e saj.

Konkretisht rreth ceremonisë së sotme, unë do të thosha- na tha në vazhdim të bisedë Migena Arllatti – është në nderin tonë të ne femrave, grave- aktiviste  t’i nderojmë e ti vlerësojmë këto zonja sa janë gjallë, sepse nderimi formal pas vdekjes do tё ishte hipokrizi. “Faji” i vetëm që ato benë në kohen e tyre ishte se interpretuan në manifestime të ndryshme kulturore si “Mikrofoni është juaji”, “Mbrëmjet e kaltra”, “Mbrëmjet e vallëzimit”, festat e ndryshme të shkollës etj. Vërtetë ato nuk u kursyen nga epitete të shumta nga më degradueset, nga më të ulëtat, u përfolën e herë – herë u përbuzen, por mbi të gjitha ato ia zbardhen faqen Gjakovës duke i luftuar me këngë të gjitha ato paragjykime të errëta, të mbetura si mbeturina të sundimit shumëshekullor turk dhe serb. Ato, që të gjitha pa përjashtim, e përfaqësuan qytetin e Gjakovës dhe bënë që ky qytet të dallohet nga të gjithë të tjerët për numrin e madh të këngëtareve me shumë cilësi. Duke “luftuar” mentalitetin me një armë shumë pacifiste dhe intelektuale njëkohësisht, ato arritën të shkruajnë histori, një histori sa e bukur, po aq edhe e dhimbshme. Pikërisht për ketë arsye, ato sot çmohen maksimalisht dhe janë shumë të nderuara kudo, dhe domosdo nuk do të harrohen asnjëherë por do tё çmohen si një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës se këtij qyteti”, potencoi Arllati.

Aktivitetit i dhanë një bukuri tё rrallë edhe interpretimet e aktoreve tё ndritura të skenës shqiptare Margarita Xhepa, Tinka Kurti dhe Leze Qena, tё cilat po ashtu vunë ne dukje barazinë e domosdoshme që duhet tё ekzistoj në një shoqëri, përndryshe njëra pale do të jetë gjithmonë e shkelur dhe e nëpërkëmbur.
Përveç vënies në spikamë te rrolit të tyre ne emancipimin e femrës ne veçanti dhe shoqërisë ne përgjithësi, u nderuan me mirënjohje për mbajtjen gjallë të shpirtit të një populli të okupuar: Fiz’harmonikistja e parë femёr: Sanije Begolli – Kryeziu (post mortum), Besa Arllati (post mortum), Sadete Kupa, Mandushe Muhaxhiri – Bakija, Hazbije Dautaga – Meҫa, Bahrije Shyti – Kaҫi, Zejxhone Ymeraga – Kabashi, Borёbardhё Riza – Gjini, Serbeze Kёpuska – Loshi, Litafete Komoni – Xёrxa, Meliha Kolҫi – Meҫa, Myhrebije Malazogu Bytyҫi, Gonxhe Çaushi – Morina, Nezafete Shala. Po ashtu u nderuan për kontributin e tyre arsimtaret Myrvete Dula dhe Mevlyde Muhaxhiri, si dhe u ekspozuan pikturat e arsimtares Pakize Haxhikadrija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok