06/11/2024

MUZEU POLITIK I ARKIVOLEVE

0

NGA KALOSH ÇELIKU

Partitë Politike shqiptare, e kanë shumë lehtë të themelojnë “Institucione Shqiptare” para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Por, e kanë shumë vështirë t’i mbajnë ato institucione gjallë brez pas brezi si shtetërore. Shkaku, se: janë institucione dhe manifestime kulturore të politizuara partiake deri në palcë. Propagandë dhe reklama partiake para kamerave televizive për pushtet. Dhe, me ikjen e tyre nga Qeveria, postet partiake, shuhen sikur të ishin ndezur me kashtë.

Dëshmia e Ditës Sotshme me Alfabetin e Gjuhës Shqipe. Vite me radhë e festojnë me këngë e valle?! Krahë për krahu pa fije turpi, edhe dalin të fotografohen para kamerave televizive. Edhe, pse: ende pa Shtëpi me tri katër ministra shqiptarë deri më sot në Ministrinë e Kulturës, në Republikën e Maqedonisë Veriut. Problem politik sot, të cilin kanë mundur ta zgjidhin moti kohë së paku minstrat e kulturës shqiptarë, përderisa kanë qenë në pushtet me partitë politike maqedonase të “vëllazërim – bashkimit”.

Sot, me vonesë u delë gjumi, kanë qenë politikanë të dalldisur, dhe arratisur në Shtetin e “përbashkët” Komunist dhe Neokomunist, sipas një shkrimi në INA, se: “Shtëpia Muze e Alfabetit në Manastir edhe në këtë përvjetor të 115 po vazhdon të përballet me probleme politike. Përderisa, deri para pak muajve ky institucion kishte llogarinë e bllokuar, tanimë është problem edhe pronësia dhe mbetja pezull, pasi që për këtë objekt paguhet qira”.

Dhe, një shkrim tjetër publicistik me autor Medai Shaholli në INA: “Edhe në këtë përvjetor të Alfabetit të Gjuhës Shqipe për fajin e politikanëve të papërgjegjshëm, shtëpia muze na del të jetë me bashkëpronarë sllavë dhe shitës arkivolesh apo agjenci funerale dhe të varrmihësve. Instituti i trashëgimisë kulturore në Shkup si ent që duhet të merret me mbrojtjen dhe ruajtjen e Shtëpisë Muze të Alfabetit Shqip nuk i bie ndër mend për këtë muze veç në çdo përvjetor të tij dhe jo për pronësinë e saj që duhet blerë”. Mirë, them unë: Ndoshta, ato arkivole janë për politikanët shqiptarë dhe “vëllezërit” e Njerkës, Ditën e Nesërme?! Instituti i trashëgimisë kulturore në Shkup, edhe ai vetë me qira, nuk ka kohë të merret me mbrojtjen dhe ruajtjen e Shtëpisë Muze të Alfabetit Shqip, pasi partizanët e tij partiak turren me të katra pas partive politike si dhelpëra pas herdheve të dashit mos i bien udhës. E reklamojnë veten para kamerave televizive, gazetave, portaleve elektronike, Facebook, Instagram me selfie si shkenctarë, gazetarë dhe shkrimtarë me përurimet e librave të tyre publicistik – propagandistik, se: shqiptarët e Shkupit kanë ikur në Turqi nga tërmeti. Dhe, jo nga dy marrëveshjet Turko – Jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve (1938 dhe 1953)?!

Shkrim publicistik, të cilin Shaholli e përfundon me Thirrjen: “Ndaj, pushtetarëve shqiptarë, ministra dhe deputetë, përfaqësues të kulturës dhe më gjerë, mos shkoni në Shtëpinë e Alfabetetit sa për sy e faqe, por thirrni ndërgjegjes kombëtare dhe mos e lini atë muze të historisë sonë kombëtare ta përvetësojnë varrmihësit e agjencive funerale dhe e zgjidhni atë problem të bashkëpronësisë, duke e blerë me tapi përfundimisht si pronë të kulturës shqiptare, në të kundërtën do t’ju dënojë historia”. Duartroktije, autorit.

E kam thënë edhe më herët në shkrimet e mia publicistike dhe Libra për Ditën e Nesërme. Siç, duket: politikanët, nuk lexojnë libra. Aqmëpak, janë largpamës. Përveçse, në Facebook dhe Instagram. Aqmëpak, gazeta dhe portale elektronike. Fatkeqësi kombëtare.

Shqiptarët, Sot: nuk kanë problem me armiqtë historik shekullor, por kanë problem me Vetëveten si popull shqiptar…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok