23/12/2024

Mumjet e Likovës (Kumanovë) Maqedoni

0
Mumja

Nga Fahri Xharra

“Me duket sikur po te gërmoj sa më thelle nen token e rrethit të Kumanovës, marr me mend se ka varre te mbushura me ar qe nuk janë zbuluar ende” e imagjinoj unë. Ishte civilizimi i pare i madh i botes qe lulëzoi ne ato toka.

Për mijëra vjet me radhe, civilizimi i lashte i Pellazgeve i varroste te vdekurit me kujdesin dhe respektin me te madh. Varret e tyre te zbukuruara, ishin te mbushura me metale te çmuara dhe me udhëzime për jetën e mëtejshme…..

Por , këtë shkrim e kam më shumë si një revoltë ndaj vetëdijes së ulët kombëtare e cila që moti na ka kushtuar shumë shtrenjtë e edhe po e paguajmë edhe sot po ashtu me papërgjegjësinë tonë totale ndaj të kaluarës sonë të lashtë e cila na futë në majën e civilizimeve të popujve të botës. Ky shkrim është një kthjellim i mendjes sonë që të mos mashtrohemi po nga ata që nuk i duan gjurmët tona të lashta të cilat e qëndisin qytetërimin botëror.

Virtualisht jam në fshatin Likovë ( Lipkovo ) në afërsi të Kumanovës , aty ku nën toka ende flet pellazgjisht , ilirishte dhe arbërisht ; kurse mbi toka e ka nisur të harrojë gjuhën e të parëve.

Burri jo fort i moshuar më tregon: “e mbaj mend mire se atëbotë rregullohej rruga Kumanovë- Likovë sepse ndërtoheshin pendët ne lumin e Lukovës e duke gërmuar dhe zgjeruar rrugën hasen ne ca varreza dhe nxorën disa arkivole dhe ne si fëmijë u afruam qe te shikonim se çka do te nxjerrin. Pasi e hapen njërin prej arkivoleve te cilët ishin te punuar thjesht nga trupi i ca lisave te trashë dhe gjysma e trupit ishte e çelur dhe gjysma tjetër si mbuloje apo kapak i arkivolit . Ishte me duket viti 1956 ose 1957.

Ne vendin e varreve sot është i ndërtuar një mulli për nevojat e banoreve bëjnë bluarjen e grurit. Pak me larg vendit ku ka ndodhur kjo ngjarje an paraqitur dy burime me ujë te thartë dmth:. ky ujë vjen nga kodra e afërt ku romaket ne kohen e tyre paskan pas banje por uji i nxehte e qe nga nëntoka sot me duket se thonë del ne Kumanovë te banja e Proevces,e cila është e vetmja ne Evrope nga për bamja e ujit.

Unë mendoj se atyre nuk u pëlqente te zbulonin se ne këto troje kane qene iliret dhe se do te duhej te miratonin disa shkrime te shkence ton qe vërtetojnë se ne këto vise kane jetuar shqiptare -ilire sepse ata kishin shkruar se këto vise KON qene te banuar nga sllavet serbet.

Këto mumie janë gjetur mu ne themelin (sot) e magazinave te mullirit ku sot ruhet drithi-gruri ose me mire siloset e këtij mulliri qe janë mjaft te mëdhenj dhe afër 4 ose 5 te tille “ e përfundon miku tregimin e tij .

Sot e kemi vetëm këtë foto nga ajo çka u gjet në atë kohë Çka janë mumjet? Po në tokat tona , pse humbën ato ? apo u zhdukën me kalimin e shekujve ?

“Egjiptianët dëshironin t’i ruanin trupat e të vdekurve; kjo bëri që të zbulohet arti i balsamimit, i cili duhet t’i datojë vitit 4500 para Krishtit. Ja si realizohej balsamimi në kohën kur teknika e tij ishte në fazën më të lartë: në fillim nxirreshin truri dhe rropullitë e kufomës, të cilat laheshin me verë palme. Pastaj ajo lihej të notonte për shtatëdhjetë ditë në një solucion të kriposur. Trupi shndërrohej kështu në mumje. Ai tkurrej gjer në atë masë sa lëkura, e bërë mavi dhe e fortësuar, nuk mbulonte gjë tjetër veçse një skelet; mumja mbushej me mirhë dhe lëndë të tjera erëkëndshme, mbështillej me fashëza dhe mbulohej përfundimisht nga një sasi arqite, që e forconte menjëherë. Për ta mbrojtur nga rreziqet e udhëtimit, i vdekuri pajisej me hajmali, midis të cilave gjenden shpesh bubuzhela, domethënë brumbujt e shenjtë të egjiptianëve; bubuzheli ishte i gdhendur në gur, në baltë të pjekur, në xham, apo lëndë të tjera. Kjo kafshëz e vogël ka zakon të mbrujë me jashtëqitjet një lëmsh, të rrokullisë për ta futur nën tokë, pasi të ketë vendosur aty vezët e tij. Ky lëmsh ishte për egjiptianët simbol i diellit dhe ata e paraqesin hyjninë diellore (mes simboleve të tjera) si një bubuzhel që shtynte përpara diskun diellor. Dhe përderisa dielli lindte çdo mëngjes në kupën qiellore, bubuzheli bëhej simbol i ringjalljes së të vdekurve.

Mumja, e qarkuar me fasha dhe e pajisur me hajmali, vendosej në një këllëf që kishte formën e trupit njerëzor; mbi krye kishte të vizatuar fytyrën e të vdekurit. Ky këllëf vendosej pastaj në një ose disa arka, të cilat mund të kufizoheshin tek njëra-tjetra; nëse i vdekuri ishte një njeri i rëndësishëm, arkat mbylleshin në sarkofag guri. Zemra dhe rropullitë e tjera të të ndjerit ruheshin në amfora alabastre, të quajtura kanope. Pas këtyre i vdekuri shoqërohej në banesën e fundit; kortezhi gumëzhinte nga rënkimet dhe këngët mortore të pjesëtarëve të familjes dhe vajtojcave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok