09/11/2024

Mos u rreni nga vendimi ndaj Tahirit!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Dy lexime te vijne njeheresh ne mendje kur perballesh me vendimin per denimin e Saimir Tahirit! Te dy te rrejshem, pra qe munden me kane lehtesisht te gabueshem nga kushdo e prej kujtdo!

Se pari denimi i tij mund te shihet si drejtesi funksionale, ose fundi i pandeshkueshmerise siç na e quajti e mira jone e madhe, znj ambasadore e SHBA! Mund te shihet edhe siç na pelqen shpesh ne me i perceptue kto lloj lojnash: se ja edhe ministri qe pati mbeshtetjen ma te madhe, shkoi ne burg, e dorezoi Rama, kush ban keq gjen keq, e ksi lloj shprehjesh qe na mbushin perditshmerine tone te pamundun!

Po ka edhe te tjere qe e lexojne si mundesi e mire me u marr me trafik droge! Masa qesharake e denimit qe u dha dje per Tahirin dhe Jaeld Celen mundet me miklue çdo njanin qe do me ia hedh fukarallekut me pune droge! Se per nje fukara, qe ka 30 vjet qe mundohet me ba dicka e s’ia ka arrit dot, 3.4 vjet burg s’i duken kurrgja kur mendon se mundet me rregullu jeten e shpise se vet, te vllazenve, e ndonje kushini apo miku qe e ka ma keq se veten!

Por kujdes!

Vendimi i djeshem asht i rrezikshem ne frymen observuese te opinionit publik, te shoqerise sone dhe te njeriut te kapun peng nga stomaku!

Drejtesia asht vegel e pushtetit, per pasoje asgja nuk ka ndryshue! Reforma asht farse e aktoret e saj jane gjithnje kunder popullit! Mos u rreni se fakti qe u denua ministri aq pak do denoheni edhe ju kaq pak! Jo! Ju s’do ta nxirrni kryet prej burgu edhe nese qeveria do ta legalizoje kanabisin, ju, pra na, jena te paligjshem me u marr me punet e tyne! Mos u rreni se po denohen peshqit e mdhenj, jo, ata jane pakti me na hedh hi syve, ndaj ky vend sot asht prape ma keq se dje! Asigja s’ka ndryshue pse u denue Tahiri! Jo!

Policia vijon prape me trafik droge! Nuk i ndahet zakonit qe ua instaloi Tahiri me force! Lidhjet mes boseve te droges e pushteteve gjithfaresh tash skane nevoje per ndermjetes! Ata luajne ne te njajten fushe e ne te njajtat kushte! Droga kalon neper toke e lekte vijne e bahen kulla! Shemen shpia njerezish, hartohen plane lagjesh te goditme prej termeti, planifikohen projekte miliona eurosh nderkohe qe njerzit na desin prej te frohtit, prej mungeses se nje ambulance, prej helmimit e vetvrasjeve se s’jane te zotet me pague leket e dritave!

Drejtesia me Tahirin nuk ishte drejtesia e reformes qe propagantojne kta sepse e para; para ktij duhej te ishte ne ate banke Edi Rama dhe e dyta, 3.4 vjet s’jane asigja per ç’ka i ka ndodh vendit ne 4 vjetet e te qenurit te tij minister!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok