20/04/2024

Koficienti i intiligjencës sonë politike vazhdon të pësojë rënie

0

Nga Ndue Ukaj

Koficienti i intiligjencës sonë politike vazhdon të pësojë rënie dhe për pasojë të stërkeqët.

Faji mund të jetë i dreqit e i të birit dhe kjo pak ka rëndësi.

Ajo çfarë është me rëndësi, është fakti se vendi ynë është në një gjendje shumë të rëndë dhe shpresat për rimkbëmbje janë vyshkë. Këtë e tregon fakti se të paktë janë atë shqiptarë që thonë: lum unë për vendim tim. Në të kundërtën, dëgjon ankime, pezm, pakënaqësi dhe dëshpërimi pafund.

Vendi ynë me këtë intiligjencë të mjerë të cilën po e përditëson, me gjuhë të përçartë publike, me sjellje foshnjore e veprime tipike banditeske, është shumë larg normalitetit, kurse për progres cilësor as që mund të bëhet fjalë.

Ata që na shohin nga jashtë, miq e armiq, shohin një shoqëri të dërmuar, pa shpresa dhe pa kurrfarë ideale. Dhe ky është realitet i trishtë.

Në të vërtetë, kjo është fatkeqësia ma e madhe për një vend, kur i thahen idealet dhe litari i injorancës i lidh njerëzit dhe i tërheq kado.

Përsa kohë nuk e kuptojmë se nuk është krijuar njeriu për shtetin, por shteti për njeriun, jemi larg shoqërisë humane dhe të qytetëruar politikisht.

Vendi ynë i dërmuar nuk mund të gjallërohet me arrogacë, autoritarizëm e mllef, por duhet dashuri, kujdes e solidaritet. Para se gjithash – duhet ta rrisim shpirtin e tolerancës – siç porosite i urti dhe i mençuri Ibrahim Rugova.

Tashmë duket qartë se e kemi bjerrë çdo ideal të lartë e human dhe rendim si të çmendur në një martonë pa qëllim e pafund, duke provuar deri ku shkon e keqja e marrëzia.

Koha është të kthehmi prapa dhe të shohim se ku kemi gabuar. E vërteta është se kemi gabuar shumë dhe të gjithë. Kurrë nuk është vonë për pendim dhe katharsis shpirtëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok