24/04/2024

Mos ta harrojme ngjarjen e Klosit!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Pak dite ma pare ne Klos ka ndodh nji ngjarje e randë! Nane e bije kane vra bashkeshortin-baba! Te tre me probleme te theksuara mendore dhe jo vetem! I vrami u varros e dy femrat, prokuroria, kerkon te dergohen per izolim ne psikiatri! Deri ketu duket se gjithçka asht e njohun, ose pervereset e pushteteve dhe te shtetit thone se ndodhin ne tane boten e madje bahen edhe filma! Ok, serish biem dakord! Po sa kush ishte ne dijeni te kesaj familjeje me probleme te theksueme? Pse u dashtë te ndodhte hataja qe te nderhyhej?

Bajme nje llogari te thjeshte; Vajza ishte 21 vjeç! Problemet, qe mund t’i kete genetike ose edhe te fitueme gjate rruges, s’i kane nis ate dite! Kushdo duhet ta kete shque: ne shkolle, rruge, dyqan dhe sigurisht edhe gjate fushatave politike te zgjedhjeve nen moton: dere me dere! Kur burre e grue jane me probleme, sigurisht qe femija, edhe sikur te jete shendosh do te fitoje agrisivitetin e tyne! Minimumi qe kur ka qene 10 vjec iu kane pa tendencat! I bie qe gjendja e tyne alarmante te jete e njohun prej ma shume se 11 vjeteve! Sa fushata elektorale jane ba tash 11 vjet? Jane plot 6 fushata! Si ka mundesi qe asnje kandidat per deputet nuk i ka identifikue kta tre njerez qe jetojne bashke e jane te gjithe me probleme?!

Ok, i shkojme edhe versionit tjetër; votat e tyne nuk i duhen kujt! Fundja ato hidhen per ke duhet, si ne 60% te votave qe gjenden ne kuti dhe per te cilat nderkombetaret e kombtarizuem jane te intuziasmuem per suksesin e realizimit te zgjedhjeve te qeta, ani pse kriminale dhe antishqiptare! Pra kandidati nuk ka pse shkon tek ajo shpi! Po komshija, kushini, ndonje qyqe kryeplaku, s’munden me e thane nji fjale?! Si mund te braktisen tre njerez me probleme brenda nje kasolleje?!!!!

Duke patur parasysh faktin se ne kete vend nuk ekzistojne organizmat qe merren me kete kategori, bashkite jane inekzistente, pasi punesojne militante dhe njerez te papergjegjshem, medioker dhe kapadainjë, shoqatat e bamireseve duan vetem njerez qe qajne para kamerave te tv-ve te kapuna, si ka mundesi qe nje kandidat per deputet nuk e ngre nje shqetesim te tille? Si ka mundesi qe askuah nuk harton nje liste te familjeve me nevoja ekstreme si ajo Lezi? Per cfare ngrihen grupe ne fushata dhe verdallosen lagje me lagje tu lyp vota per partite e nuk identifikojne kete kategori?!!!!

Pseeee? Po, sepse, ne na ka hup njerezorja; sepse na jena siperfaqesorë, meskine e te trembun! Sepse gjithçka e kena ne sherbim te vetes dhe te b… sone! E kjo na ban ma te semure se ata, ma te cmendur se ata e njeheresh ma te damshem se sa ata!

Une s’di kujt t’i drejtohem, ama njerezit qe i njohin keto familje duhet ta çojne zanin, te therrasin Njerezit ne ndihme, ata qe s’kane nevoje per kamera as me dal ne foto, por qe veprojne si njerez! E per fatin tone ende ka te tille!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok