21/12/2024

Mos përfundimi i gjykimit  të Sllobodan Millosheviqit në Hagë pasojë e pa pandëshkuar e Serbisë për gjenocid ndaj Kosovës!

0
Asllan-Dibrani

Shkruan Asllan Dibrani

Dhunimet, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Statutit të Tribunalit të Hagës, janë vepra penale, të cilat radhiten në krime kundër njerëzimit. Në këtë kapitull hyjnë edhe luftërat e padrejta që pasojnë me dhunë, vrasje, masakrime, dëbim dhe përdorim shfarosës ndaj popullit tjetër siç hynë edhe  Kosova në këtë range fatkeqësie qe përjetoj skena gjenocidi  nga regjimi  i Sllobodan Millosheviqit nga ato më të tmerrshmet!

Format sistematike të ndryshme të krimit e të spastrimit etnik u kryen në Kosovë. Serbia kaherë e ka pas në programin e vet qe t’i zhduk shqiptarët  përmes vrasjeve e masakrave, dëbimeve, djegieve, rrënimeve, plaçkitjeve, kidnapimeve, burgosjeve etj. Vrasja dhe varrosja në varrezat masive dhe individuale; vrasja dhe varrosja në vende të panjohura; vrasja dhe djegien e kufomave; vrasja dhe bartja e kufomave dhe hedhja e tyre në lumenj; vrasja e familjeve të tëra dhe zhdukja e gjurmëve të mbetjeve mortore të tyre; ndarja, vrasja dhe zhdukja vetëm e meshkujve të familjeve të caktuara; vrasja dhe zhdukja e gjurmëve te të burgosurve të likuiduar; nxjerrja e individëve nga rreshti i qytetarëve të kapur e të depërtuar dhe vrasja dhe zhdukja e gjurmëve të tyre; hedhja në puse e të gjallëve dhe të vrarëve e zhdukja e gjurmëve të puseve të këtilla; marrja e foshnjave nga nënat dhe zhdukja e gjurmëve të tyre (mundësia e përvetësimit të foshnjave), etj.

Forcat ushtarako-policore e paramilitare serbe, sipas direktivave  të Sllobodan Millosheviqit, kryen gjenocid  kundër  popullit  liridashës  të Kosovës,  kreu krimet më të tmerrshme e më të pandriçuara, për të cilat mund të flitet vetëm përafërsisht.

Arrestimet e më vonë, zhdukja e shqiptarëve para dhe gjatë luftës në Kosovë mbetet dukuri shqetësuese për familjet e të pagjeturve dhe të tërë popullit të Kosovës e më gjerë. Nuk dihet se ku janë të pagjeturit. A janë nëpër burgje, kampe të përqendrimit apo të vrarë në varreza masive. Kjo kategori është ndër kategoritë më të rënda të viktimave në Kosovë qe ka prekur thellë popullin shqiptar përmes familjeve që u  mungojnë të dashurit e tyre.

Siç dihet, shumë persona në Kosovë janë rrëmbyer dhe janë dërguar në drejtime të panjohura, kryesisht në burgjet dhe kampet e përqendrimit në Serbi. Ata persona të rrëmbyer e të pagjetur janë kryesisht meshkuj të moshës së re. Rrëmbimi i tyre u bë në sytë e dëshmitarëve të shumtë, të cilët rrëfejnë se ata u rrëmbyen nga paramilitarët dhe policët serbë, u ndanë nga kolona njerëzish kur po dëboheshin me dhunë në Shqipëri ose Maqedoni të Veriut. Një numër i tyre u morën nëpër shtëpitë e tyre, në prani të familjarëve.

Dhunimet ndaj femrave janë të rënda për çdo popull në botë, e posaçërisht për popullin shqiptar të Kosovës sepse, morali është vlera më e ndjeshme e qenies së këtij populli.

Paramilitarët serbë merrnin me dhunë femrat e reja shqiptare dhe i dërgonin në vende të caktuara, dhe i dhunonin. Në mesin e të përdhunuarave ka pasur të mitura, studente, nuse, gra shtatzëna, gra të moshuara etj. Kishte raste që i dhunonin edhe para anëtarëve të familjes, burrit, fëmijës, babës, nënës etj. Në shumë raste, pas dhunimit, edhe i vritnin me qëllim të humbjes së gjurmëve. Shumë femra rezistonin, por pësonin dhe vriteshin. Femrat i merrnin në familje ose në kolonë gjatë ikjes së popullatës .

Përveç krimeve, dhunimeve, dëbimit masiv nga vendlindja të popullatës shqiptare, u shkatërruan edhe shumë objekte banimi dhe ndihmëse, shkolla dhe shumë objekte të tjera ekonomike dhe infrastrukturore. Nga atdheu i tyre u shpërngulën më se 1 milion shqiptarë të Kosovës, të cilët u vendosën kryesisht në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, e nga aty në vise të ndryshme të botes. Nga kjo luftë  u vranë 15 mijë persona, nga të cilët 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5 mijë njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur ,por ka  akoma shumë të zhdukur!

Njësitë kriminale dhe artileria e rëndë serbe shkatërruan dhe dogjën rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale, biznese, punishte zejtarie, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj. Faktet për ngritjen e  një  aktpadie ndërkombëtare, për  gjenocid në Kosovë, çdo ditë e më shumë po shtohen edhe se kaluan mbi  24 vjet nga ajo  luftë gjenocidiale.

Për të penguar masakrat e mëtejshme, bota progresive, duke i parë krimet që po bënte makineria policore-ushtarake e paramilitare serbe ndaj një populli të pafajshëm, si dhe falë ndërgjegjësimit të qeverive të vendeve demokratike të botës, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të Anglisë, por edhe të vendeve të tjera anëtarë të NATO-s, për të evituar një tragjedi njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, më 24 mars 1999 u bë intervenimi i NATO-së, në krye me SHBA-të. Aeroplanët e NATO-s, pak pas orës 20.00, hodhën bombat e para në caqet ushtarake serbe në territorin e Kosovës dhe pastaj edhe të Serbisë.

Duke përkujtuar se “Gjenocidi  i kryer në Kosovë është plagë e hapur” kërkon që autorët e krimeve serbe të mos amnistohen, pasi që mohimi i gjenocidit minon ndërtimin e paqes dhe se vetëm pranimi dhe dënimi i gjenocidit në Kosovë ndihmon në shërimin e plagëve të hapur.
Populli shqiptar duhet ta hapë një procedurë ndërkombëtare të ndëshkimit dhe të pagimit të dëmshpërblimit të krimeve të luftës ndaj Kosovës që kreu Serbia!
Historikisht dëmet, zullumi dhe gjenocidi kanë qenë treguesi i padrejtë ndaj një populli tjetër kolektiviteti, apo një shoqërie.

Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, më 28 qershor 2001 është ekstraduar për në Hagë, pasi më 27 maj 1999 u bë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviq akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë edhe se filloj  gjykim i tij u ndërpre dhe nuk u shpall aktgjykimi i tij pasi siç thuhet vdiq në burgun e Hagës…

”Pa gjykimin e Sllobodan Millosheviqit nga gjykata  e Hagës  edhe në mungesë e tij s’mund të  dënohet Serbia e Aleksander Vuçiqit për gjenocid ndaj Kosovës, prandaj fillimisht Kosova  dhe   forcat demokratike ndërkombëtare duhet të kërkojnë qe të shpallet dënimin e Sllobodan Milloshevit edhe pas vdekjes se tij”.

Populli shqiptar duhet ta hapë një procedurë ndërkombëtare të ndëshkimit dhe të pagimit të dëmshpërblimit të krimeve të luftës ndaj Kosovës që kreu Serbia. Nga kjo që thamë ma lartë ekzistojnë një qind e një mijë fakte me sa vijon:
Nuk bën dhe nuk është e ndershme, të anashkalohen varrezat masive me qindra qe u zbuluan në Kosovë ,por edhe zbulimi i tyre në Serbi nën  asfalte  nën uzina nën  moçale , nga e cila e shokoj botën!!! Nuk mund dhe nuk është e ndershme as nga kreu politik kosovar dhe ai ndërkombëtar të qitën nën pluhurin e harresës dhunimet e femrave nga barbaria e shfrenuar e pushtuesve serb në Kosovë!
Nga regjimi serb i organizuar nga kryekasapi i Ballkanit Slolobodan Millosheviqi u helmuan me mijëra qytetarë, qe sot e kësaj dite kanë pasoja shëndetësore dhe kanë mbet nën mbikëqyrjen e të afërmve të vet dhe të harrohen dhe mos kërkojnë dënimin nga  Tribunali i Hagës qe  Sllobodan Millosheviqi edhe në mungesë duhet shpallur aktgjykimi ndaj tij , pasi  gjatë procesit të gjykimit u shpall si i vdekur. “Me mos dënimin dhe ndëshkimin e Serbisë është një dështim i politikes kosovare, po edhe i  asaj ndërkombëtare”!!!

Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve në lokale kolektive te përcjellura me flakë e barot janë dëshmi dhe argumente që të përdoren para bote në paraqitjen e Serbisë pranë gjyqit ndërkombëtar , për pagesën e dëmeve qe i krijoj Kosovës. “Është turp dhe papërgjegjësi nga klasa politike ndërkombëtare qe kanë një mori faktesh që ta demaskojnë politiken serbe me tendencat e baraspeshës ,krahasimin, apo ma mire me thënë barazimin e krimeve dhe terrorit serb në Kosovë  ne  krye me  kriminelin Sllobodan Millosheviqin  qe beri gjenocid mbi këtë popull me luftën e drejtë që pati UÇK-ja dhe populli i Kosovës për çlirimin nga regjimi serb”.

-Kosova nuk duhet të neglizhojë, por  të  kërkojë kompensim nga Serbia sa ma parë, për dëmet e luftës, edhe të hedhet në gjyq përmes OKB-së, edhe se janë vështirësitë evidente në këtë proces , pa u bërë anëtare e kombeve të bashkuara. Sipas mekanizmave ndërkombëtare pasojat e luftës nga përjetimet e pësuara duhet të kompensohen nga agresori dhe shteti qe ka bërë dhunë dhe terror ndaj një populli apo një shtrese qytetaresh. Ky fenomen edhe sot e kësaj dite është aktual nga lufta e dytë botërore qe kërkojnë dëmshpërblim nga Gjermania siç është Greqia , Polonia etj, apo siç është rasti i izraeliteve qe kërkojnë dëmshpërblimet edhe  gati pas 100 vjetësh nga disa shtete që  zhvilluan terror dhe gjenocid  ndaj popullit të tyre .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok