19/07/2024

Në sallën e Katedrales “Bogdani Polis” në Prishtinë është promovuar libri “NË PARAJSËN (PO)ETIKE TË ZEJNULLAH HALILIT” i Vilson Culaj

0

Shkruan Lekë Mrijaj

Në sallën e Katedrales “BOGDANI POLIS” në Prishtinë, sot në orët e pasditës është bërë promovimi i librit: “NË PARAJSËN (PO)ETIKE TË ZEJNULLAH HALILIT” (Përkushtime për Zejnullah Halilin i ed. Vilson Culaj.

Te pranishëm në këtë promovim ishin imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i ipeshkvisë së Kosovës, dashamirë të fjalës së shkruar, poet, shkrimtar, publicist dhe qytetar nga mbarë Kosova, Shqipëria e mergata shqiptare.

Libri “NË PARAJSËN (PO)ETIKE TË ZEJNULLAH HALILIT” (Përkushtime për Zejnullah Halilin) është fryt i ed. Vilson Culaj, i cili veq reflektimit të tij dedikues, ia arriti qe të bëjë mbarshtimin e artikujve, opinioneve e poezive nga shkrimtarët të tjerë të cilit i’a kishin dedikuar subjektit të librit të amshuarit Zejnullah Halilit.

Ceremonia e promovimit nisi me interepretm muzikor nga Genc Krasniqi dhe interpretim poetik nga artisti, Xhevat Limani. Moderimin e bëri Alketa Gashi, moderatore e RTK-së.

Me kumtesat e tyre këtë ngjarje në fjalë e begatuan dhe e madheshtuan: mons. dr. Lush Gjergji, Sabit Jaha, Gani Bytyçi, Hajdin Morina dhe Brikena Ceraja – Beka nga SHB ,, Jakup Ceraja “ – Prishtinë. Ndërsa me disa interpretime muzikore është paraqitur, Genc Krasniqi, me deklamime poetike nga libri kanë bërë artisti i mirënjohur Xhevat Limani dhe shkrimtari, prof. Bekim Kelmendi e Xhafer Xhaferi etj. Në emër të familjës së Zejnullah Halilit me një falenderim është paraqitur vajza e tij-Ylbereza Halili…

Ndërkaq, vet autori i këtij libri, ed. Vilson Culaj ka treguar si ka ardhur deri tek ideja për shkrimin e këtij libri ndaj veq tjerash tha: “Zejnullah Halili bën pjesë në ato figura magjike letrare që janë rrënjosur thellë në memorien tonë kulturore e kolektive. Janë shumë motive e fakte jetësore që e bëjnë të madhërishëm personalitetin e tij, ku dua të theksoj mjeshtërinë e tij letrare, urtinë, altruizmin, humanizmin, vizionin e tij, empatinë, horizontin e gjerë dhe atdhetarizmin në vepër.

Ishte idealist në pikëpamje, por pragmatist në veprime, zemërbutë dhe i përvuajtur, por edhe David që diti të përballej me Goliatët e hipokrizisë. Zejna ishte rrugë e ndriçuar e urë lidhëse për ata që kishin filluar ta mësonin udhën e shtegun e jetës. Zejna, në antropologjinë e tij shpirtërore, ishte i bekuar. Në ndërdijen e tij krijuese pushonte një liman i amshuar dhe një dritë metafizike që kurrë askush nuk ia njohu tërësinë e as thellësinë. la njohu aromën çdo beteje personale, shoqërore, letrare, e kombëtare. Zejna ishte krijesë e lindur nga dashuria, andaj na dhuroi dashuri e letërsi magjike e të mirëfilltë të gjithëve. Çdo hap e veprim i tij në jetë kishte maturinë shpresën, përndritjen e dashurinë, andaj qe dashuruar në Zot dhe rrënjët e tij arbërore, për të cilat ishte i gatshëm edhe të vdiste.

Ai thoshte: “Atdheu duhet me zemër.” Jepte të tërën në letërsi dhe prapë mbetej i tëri pa e cenuar asnjë fije të dinjitetit të tij njerëzor, kulturor, poetik e kombëtar. Në karakterin e tij ishin ngjizur stoicizmi, flaka e dashurisë dhe koncepti i shpirtit të pavdekshëm, andaj që në të gjallë të tij ai pati mbjellë tharmin e pavdekësisë në vete e shtegun metafizik të letërsisë. Zejna na vjen i ringjallur si kulja farëmirë në kopsht që u rezistoi acareve e netëve me hënë.

Triumfalisht e krejt natyrshëm, Zejna, si një kolos, po e zë vendin e merituar në letërsi, aty ku e kishte vendin edhe sa qe gjallë. Të jetosh me nder dhe të marrësh atë që të takon është përjetësi, thoshin dikur të diturit e antikitetit. Zejna i zotëronte e meritonte që të dyja këto supremaci shpirtërore”.

SHËNIME PËR AUTORIN:

Vilson Culaj u lind më 6 gusht 1973 në Klinë. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Klinë, Studimet pasuniversitare i ka përfunduar po ashtu në

Prishtinë, në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Me shkrime filloi të merret që nga bankat e shkollës së mesme. Ka bashkëpunuar me revista e shumë gazeta të ndryshme anekënd Kosovës, si “Studenti” Fakulteti Juridik, “Shpresa”, organ i aksionit të rinisë shqiptare “Pjetër Bogdani”, “Oaza”, Biblioteka ndërkomunale “Hivzi Sylejmani” e Prishtinës, “Bota e re”, revistë studentore e Universitetit të Prishtinës, Klubi i Shkrimtareve “Vora Ukjo” Klinë, Epoka e re, Kosova Sot, Zemra shqiptare, Expres, Panorama, “Drita”, reviste kulturore fetare Prizren – Prishtinë, “Zoja e Këshillit të Mirë në Klinë, “Iliria Post”, gazetë e përditshme kosovare ku punoi Vilsoni etj.

Ka botuar shkrime në gazetat e përditshme, si në “Zëri”, “Bota Sot”, “Express”, “Iliria Post”, “Ars”, “Pavarësia News” Kosovarja, “Identiteti “,” Koha Javore” – Mali i Zi, “Gazeta 55”, “Zemra Shqiptare” revista ”Mirdita” Reshen i shqiperisë, etj. Shkruan ese, poezi, prozë, kritikë letrare etj.

Është aktiv në jetën kulturore dhe letrare në mbarë Kosovë dhe me gjërë që nga vitet e ’90 ta. Ka marrë pjesë në takimet endryshme letrare, si “Takimet e Gjeçovit” në Zym, “Flaka Epërme të Vitisë, ku në Orën e Madhe Letrare të Elananit” në Gjilan, “Takimet e don Mikelit” në Stubëll të emërtuar “Agim Ramadani”, në vitin 2010, është shpërblyer me vendin e parë me poezinë Tamarës”. Po ashtu ka marrë pjesë dhe është laureuar në ” Loti i takime dhe manifestime të tjera, si “Mitingu i poezisë” në Gjakovë, “Gjurmët e Gjeqovit” në Janjevë, “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga: në Mitrovicë, Gjilan, Drenas, Ora e Rifat Kukajt,, Në flakën e Janarit – Gjilan, Zym të Hasit, Prishtinë, Rozhajë- Mali i Zi, Tiranë, Bajram Curr, Kukës, Rëshen, e Lezhë e Laç të Shqipërisë ku është shperblyer me çmimin, Anëtar nderi i shoqatës miqësia shqiptaro – Italiane për kontribut letrar, pastaj në Pejë, si Takimet e “Azem Shkrelit”, Zllakuqan dhe Klinë, ku ka marrë disa çmime e shpërblime edhe në nivelin komunal si prozator i dalluar (çmimi i parë 2015). Ka punuar në Gjykatën Komunale të Klinës, vite me radhë edhe si gazetar. Ka punuar poashtu edhe si mësimdhënës ne Shkollën fillore, Atë Gjergj Fishta,, në Jagodë, kurse aktualisht është sekretar në shkollën fillore,, Ismet Rraci,, në Klinë. Vilsoni është pjesmarrës në shumë aktivitite kulturore, ku veçohet me analizat dhe veshtrimet e tij letrare dhe studimore (diku 50 sosh). Është bashkëpunëtor i denjë dhe shumë aktiv në bashkëpunim me shkrimet e tij në revistën kulturore dhe letrare, MIRDITA,, ku ne vitin 2016 është shpërblyer me çmimin, Prozator i vitit. Në vitin 2019 ka marr çmimin e karrieres nga klubi letrar i Kastriotit në takimin mbarëkombëtar të emertuar „Dritat poetike “.Në vitin 2021 ka marr çmimin e parë me poezi organizuar nga,, Albanian Talent Show” në Pejë Në vitin 2021 është shperblyer me çmimin e pare në, Orën e Tahir Deskut ” për romanin me të mire دو Dashuri të Paprekura” kushtuar aktores së madhe të teatrit,, Leze Spaçi – Qena.

Në vitin 2023 me datë 02. 12. 2023 në Tiranë është shperblyer me çmimin e parë, NDRE MJEDA ” për prozën me të mirë nga Akademia,, MIRDITA “.

Me 02.12. 2024 ka fituar çmimin ,, NDRE MJEDA “  për prozën me të mirë nga Akademia Mirdita në Tiranë.

Shkrimtari Vilson Culaj shquhet për shkrimet filozofike dhe psikologjike nga lëmenj të ndryshëm, sidomos në recensione të cilat i ka botuar në periodikët e kohës dhe rregullta ditore dhe elektronike lartpërmendura. Është i përfshirë në disa Antologji dhe gazetat shumë libra autorial me shkrimet dhe studimet e tij. Për librat e tij kanë shkruar e vlerësuar me dhjetëra kritik të njohur letrar.

Deri me tash ka botuar këto libra:

  1. Tinguj të padëgjuar, poezi, Klubi i shkrimtarëve “Vorea Ukjo”, Klinë 1998,
  2. Furra e Nabukodonozorit, roman, Klubi i Shkrimtarëve, Vorea Ujko”, Klinë 2001,
  3. DAHO & VE, poezi, SHB “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2003,
  4. Përgatiti për shtyp librin antologjik,, Zhbërja e Ikjes”, poezi përkushtimore nga poetë të ndryshëm( 101 të tillë) për shkrimtarin Rifat Kukaj, Botoi SHKK,, Anton Pashku, Prishtinë 2006,
  5. Stuhi e fjetur, prozë, SHKK,, Anton Pashku ” – Prishtinë 2009. 6. Libri më poezi,, Dy kohë ” Botoi SHKK.,, Anton

Pashku Prishtinë 2013 Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2002.

  1. Romani i tij,, I DËBUARI – 2015,, është i shtati me radhë i cili libër i ka kaluar kufinjtë nacional sa i perket vlerave të tij ideo – artistike dhe mesazhit që ngerthen në të
  2. Romani, Dashuri të paprekura – Prishtinë, 2021 “Botoi,, Jakup Ceraja”.
  3. Libri poetik,, Muri i Kujtesës, Botoi, Jakup Ceraja,, Prishtinë-2021 është libri i nëntë me radhë. Vilson Culaj jeton dhe vepron në Klinë e Prishtinë.

Libri “NË PARAJSËN (PO)ETIKE TË ZEJNULLAH HALILIT”,  ëdhtë libri i dhjeti me radhë i shkrimtarit, Vilson Culaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok