Çamëria është lindur në histori dhe, do të çlirohet dhe zhvillohet në histori. A.G.

Nga Atdhe Geci

Muza në mua po i pjekë poezitë për Çamërinë, për vendlindjen e tre perëndive shqiptare; të Zeusit, Thotit, Apollonit, si dhe për gjuhën dhe shkrimin pellazg. Shqiptar, lexoni e dëgjoni gurët e Prevezës, gurët që shkruajnë, gurët që këndojnë, gurët që bubullojnë. N´kambë o burra thërret Çamëria! N´kamb o burra ku ka Shqipëri! Bëhuni grusht me njëri tjetrin! Bëhuni grusht për tokat e pushtuara!

Çamëria herët a vonë do ta merrë at´që e meriton, lirinë për veten dhe për tokën denbabaden arbërore. Çamëria s´është vetëm emër, ajo

Është teritor shtetëror, gjuhëhësor, etnikisht pellazgo-arbëror. Skenari ogurzi i kohërave ( nga të mëdhenjtë e shteteve ) i vitit 1824, 1878, 1913, 1915, 1940, ia përmbysën tokën mbi kokë Shqipërisë, dhe Shqipërisë ia grabitën 76 përqind të teritorit etnik shqiptar. Përkundër  vuajtjeve, dhimbjeve dhe gjenocideve të pareshtuara, Çamëria i mbijetoi skenarëve më famëkeq të Evropës.

Fati i gjuhës shqipe është fat i shqiptarëve, fat i stërgjyshërve tanë pellazg, fat  i  gjithë  kombit. Shqip flisnin mes vete  perënditë antike. Në  shqip  fliste e shkruante Zeusi, Thoti, Apolloni, Aleksandri dhe  Pirro i Epirit. Shqip  fliste  e  shkruante  Platoni, Aristoteli, Eskili, Talesi, Pitagora, Herodoti, dhe Homeri. Në shqip shkruanin, por, dhe  komunikoni  të  gjithë  autorët  antikë.

Lindur  jam në  këtë truall kulturor, ku Prometheu ishte mësimi im i parë. Në tërë këtë histori Çamërie, unë jam vetëm një shkrimtar. Shqipe,  jam  me fat që shkruaj në këtë kryegjuhë të bukur, të  shkrueshme dhe të këndueshme. Jam me fat që shkruaj  në gjuhën e shqipe të Homerit, Pirro  Burrit, Gjergj Kastriotit, Naim  Frashërit,  Hasan Prishtinës, Nënë Terezës, Adem Jasharit dhe të Ismail Kadaresë.

I shenjti Zeus nga faltorja e Dodonës i vështron hartat e vjetra dhe  të rejat. Hëm thoshte Zeusi! Sa shumë ndryshime tek i njëjti vend, tek e njëjat gjeografi, tek e njëjta natyrë amëtare. Në Çamëri dhe nëpër Çamëri çdo gjë e ka emrin, Shqipëri dhe do ta ketë. Gazeta, “Zëri i Prevezës” shkruan: Nuk ka forcë e as krim që na thyen për Çamërinë Republikë. Atdheu është një! Shqipëria është një! Ipe të Çamërisë, e kam një urdhër për ju prej Zeusit! Kremtoni Çamërinë Republikë! Se Shqipëri pellazgësh është gjithandej Epiri!…

Çamëria Shqipëri është udhë, është plagë e përhershme në gjithë qenien e trupit shqiptar.  Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor 2016 me sipërfaqe 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë tokë dhe det, është shteti më i ri në Evropë dhe në botë. Shqiptarë, Shqipëria nuk e ka atë luks të falë një teritor sa Çamëria. Një Shqipëri sa Çamëria nuk falet. Adhoan, Republika e Çamërisë sot duket ëndërr, por nesër ajo do jetë Republikë me Shqipërinë, Kosovën dardane, Iliridën.

Çamëri e Pirro Burrit, më bëj një vend në vendin tënd, një vend në muret pellazgjike të Atikës, Dodonës, Moresë dhe Athinës, një vend në atdheun ku jetën e bënin stërgjyshërit e mi. Çamëri, shpëto veten tënde nga Greqia dhe greqishtja, shpëtoj rrënjët e gjuhës shqipe, bimën e gjakut tënd. Mos u jep, ruaj palat e fustanellës pellazge, trungun e arbërit, djepin tënd prej ulliri.

Çamëri, unë jam i padobishëm pa ty! Jam i padobishëm pa bubullimat e fustanellës tënde. Greqi, kot përpiqesh të mohosh diellin, hënën, yjet përreth shqipeve mbi Çamërinë Shqipëri. Kot përpiqesh të mohosh popullin çam, popullin më të lashtë se vetja jote. Vështrimet  e  mia  të  heshtura janë me frymë poetike e politike të kohës. Në  natyrë  të  gjithë jemi të njëjtë. Ipe, natyra është  ajo që  i  jep gji  ajrit, ujit, dritës, detit, qiellit e shirave të gjelbra.

Sot është pesë vjetori i miratimit të Kushtetutës të Republikës së Çamërisë, dhe pesë vjetori i Himnit të Çamërisë. Ipe, kudo që jeni, manifestoni!…Shqipëria është më e madhe se Shqipëria. Greqi, nuk është më dje, Çamëria Republikë është koha dhe momenti. Çamëri, ti je fuqia e së tashmes dhe së ardhmes!… Je lindur në histori dhe do të çlirohesh dhe zhvillohesh në histori. Pro patria! Të gjithë shqiptarët për Pavarësinë e Çamërisë!

Atdhe Geci, Dortmund, 09. 09. 2022

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *