22/12/2024

MITINGU I POEZISË 1964-2025

0
Neki-Lulaj

TAKIM JUBILAR

NGA NEKI LULAJ

Në Jakovë në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” u mbajtë Mitingu i Poezisë”i (60) gjashtëdhjeti me radhë-1964-2024. Ky manifestim madheshtor mirë i organizuar nga  Klubi Letrar Gjon Nikoll Kazazi dhe i pari i Komunës zt. Ardian Gjini i cili përshëndeti të pranishmit duku uruar punë të mbarë edhe në vitet në vijim, pastaj tha se populli jonë ka përjetuar gjatë historisë ndërrimin e 4 katër ose 5 pasaportave dhe prap  i kemi rezistu ekzistencës si shqiptarë dhe kjo nuk është pakë andaj edhe Klubi Letrar “Gjon Nikoll Kazazi”uroj punë të mbarë e jetë të gjatë.

Në orën Qendrore të Mitingut të Poezisë u evokuan 6 decenje jetë nëpër dimërat e mëdhej dhe motet e liga plotë sfida e sakrifica por krenari e mbijetesë.Salla e Pallatit të kulturës “Asim Vokshi”ishte e vogël për ti zenë të gjithë pjesëmarrësit në këtë Mitimg madheshtor,  ku merrnin pjesë artdashësit po thuaj nga të gjitha qytetet e Republëkës të Kosovës,  pastaj edhe nga qytetet e ndryshme të Republikës të Shqipërisë.Kishte dashamirë të artit dhe të poezisë të ardhur nga mërgats, Gjermania Neki Lulaj dhe nga Austrija Anton Marku.

Mitingut qendror të Poezisë ja shtuan vlerës  me prezencën e tyre  disa nga bashkë themeluesit të kësaj Kështjelle poetike si prof.Jusuf Buxhovi,  i cili  tha jam i emocioniar por dhe i gëzuar, i emocionuar qe nuk e kemi prezent ideatorin dhe bashkëthemeluesin e kësaj kështjelle poetike Dinë Mehmetin,  dr. Ibrahim Rugovën, EnverGjerqekun, Teki Dervishin Tribunën Letrare me temën “60 vjet të Mitingut të Poezisë” fillimisht referoi Muharrem Kurti,  kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”,  duke dhënë informacione të rëndësishme për të gjitha fazat e mbajtjes së këtij manifestimi. Kurti tha më tej se kujtojmë këtu,  pjesëmarrjen në Miting të Ismail Kadaresë,  Dritëro Agollit,  Ali Podrimjes,  Fatos Arapit,  Din Mehmetit,  Xhevahir Spahiut,  Visar Zhitit,  Natasha Lakos,  Fatos Kongolit,  Zija Çelës e shumë e shumë penda e krijues  të njohur,  edhe kur ndërmjet nesh kishte kufij hermetikë e ndarës deri në qiell. Pra,  Mitingu i Poezisë e shpërtheu kufirin shqiptaro-shqiptar me festën poetike në Gjakovë dhe qe 60 vite u bë një Shkollë Poetike! e shumë penda të tjera qe i dhanë ide, jetë e gjallëri të çmuara por që ikën nga kjo botë.

Kryetari i Klubit “Gjon Nikoll Kazazi” Muharrem Jahkurti bëri një rezime të thukët mbi punën dhe rezultatet e Mitingut të Poezisë duke theksuar se deshirojmë ky Miting të jetë Ndëkombëtar pasiqe ky Organizim prej kohësh ka thyer kufijt ku këtu kanë marrë pjesë edhe poet të trevave tjera jashtë kufijve shqiptar si nga Amerika Maqedonija e veriit etj.

Kurse zt.Agim Byci,  mes tjersh tha për 60 vite pune mund e sakrifice kemi pritë e përcjellë mbi dymijë poet,  për punën tonë mund ti shkruajm mbi dy mijë faqe.

Në vazhdim u ndan disa Çmime Jubilare, si dr. Ibrahim Rugovës, Teki Fervishi, Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti, Besnik Mustafai, Milazim Krasniqi.etj.

Kështu në këtë atmosferë të bukur poetike vazhdoj ora  e Madhe Qendrore e Mitingut ku  para pjesëmarrësve entuziast poezit i e tyte i lexuan poetet :

Sabri Hamiti, Milazim Krasniqi, Naime Beqiraj,  Sali Bashota, Prend Buzhala, Lulzim Logu, Lulzim Tafa, Blerim Valla Neki Lulaj Arif Bozaxhiu,  Agim Desku Migena Orllati, Albert Shala etj.

Jakova e vjetër heroike  mbijetoj nëpër dallgët ugurëzeza të kohërave  duke i përkundur në djepin e saj poetet e mëdhej qe u benë rezistencë kohërave duke  zenë vend meritor në analet lavdishe te historisë.

Edhe disa nga pjesëmarrësit në këtë Miting jubilar ju ndanë mirënjohje dhe dekorata.

Tradita vazhdon me kryetarin dhe udhëheqesit e vyer zt. Muharrem Kurti dhe kryesin e  shkëqyer dhe mirë të organizuar të Klubit “Gjon Nikoll Kazazi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok