09/12/2024

Metropili shqiptar në kremten e librit

0
Albert-Vataj-Panairi

Nga Albert Vataj

Panairi i 27-të i librit hapi dyert për lexuesit shqiptarë paraditen e të mërkurës në Pallatin e Kongreseve, duke sjellë botime dhe botues nga gjithë shqiptaria.

Libri ka shndërruan metropolin shqiptar në qendër të botës së magjishme të leximit, në shpirtin e madh të universit krijues të atyre që i kanë kushtuar kohën më të çmuar në këmbim të vlerave që synon krijimi dhe finalizon ky event.

Kremtja e shenjtë e librit është një festë dijes dhe krijimit, është vetë madhështia që kjo magji vjen, jo vetëm që të na dhurojë shpirtin e begatë të botës së imagjinatës dhe përfytyrimit, por edhe të na mëkojë më të hyjshmen e krijimit, vezullimin më të magjishëm të asaj bote që vjen të na rrëmbejë për të na hedhur në përjetime të fuqishme dhe ndijime të rrëmbimshme.

Përgjatë gjithë orëve të kësaj feste të librit, lexues të pasionuar do të takohen me autorë dhe të marrin prej tyre autografë, e pse jo të bëjnë edhe ndonjë foto, që do të mbetet një moment i paharruar në jetën e tyre.

Një veçori e rëndësishme e këtij panairi është gara për çmimet vjetore të librit, për të cilën janë përzgjedhur një juria e përbërë nga personalitete të njohura të letrave shqipe. Mes tyre janë Anisa Ymeri, Ben Andoni, Ilir Baçi, Ledia Dushi dhe Lili Sula. Këto çmime do të shpërblejnë veprat më të dalluara të vitit, të cilat janë paraqitur nga botuesit në panair. Urojmë të vlerësohen më të mirë që të fitojë libri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok