17/11/2024

Mendësi joperëndimore

0

Nga Ndue Ukaj

Nacionalizmi s’duhet të ngatërrohet me patriotizmin. Kjo këshillë e mençur e dominon mendimin dhe veprimin politik të perëndimit.

Patriotizmi, sipas George Orwellit është një devocion ndaj vendit…Ndryshe, shpjegon ky autor, nacionalisti është i pandarë nga dëshira për pushtet, me një qëllim, që të sigurojë më shumë pushtet dhe më shumë prestigj. Për më tepër, shpjegon ky autor, “nacionalisti jo vetëm që nuk neveritet nga krimet e kryera nga pala e tij, por ka një aftësi mbresëlënëse për të mbyllur veshët dhe për të mos dëgjuar fate për to.”

Kurti mund të jetë nacionalist, por jo patriot.

Dhe krejt kjo që po ndodh tani në Kosovë s’ka të bëjë asgjë me patriotizëm dhe kjo r vërtetë s’mund të mbulohet sikur që s’mund të mbulohet dielli me shoshë.

Sepse, këtë e provojnë punët e përditshme aq mjerane dhe e thonë krejt miqtë e Kosovës.

Prandaj, kot përrallisin tutkunët e sejmenët e kësaj qeverie pa asnjë vepër me vlerë tash tre vjet, pos me tonelata mëni e budallallëk.

Kurti ka tipare të një nacionalisti komunist, alla hoxhian, tipare këto që s’kanë të bëjnë bash asgjë me vlerat patriotike të devocionet ndaj vendit dhe vlerave të tij.

Kurti mohon çdo vlerë, është kryemohusi i Kosovës.

E që Kurti s’është patriot por një proletar, tregon rrugëtimi i tij politik dhe sa herë ai shikohet në atë pasqyre, me siguri tmerrohet, ndaj egërsohet.

Sepse, në të gjitha ngjarjet madhore të Kosovës, ai ishte mohues, në disa brutal.

Patrioti, për dallim prej nacionalistit komunist, e do vendin e vet dhe këtë dashni e provon me devocion përditë, duke bërë punë të mira e duke kultivuar shpirtin e tolerancës, afrimi e solidaritetit.

Kurti e ka bërë të përdalë idenë më me vlerë të shqiptarëve: bashkimin kombëtar dhe Shqipërinë e ka kthyer në armikun e madh të institucioneve të Kosovës.

Kurtit i gjen fraza të gjithfarshme, deduksione komuniste për botën, Amerikën e Rusinë, Europën dreqin e të birin, por zor t’ i gjesh një fjali ku ai tregon sa e si e do Kosovën – në të kundërtën ka të pafundme fraza urrejtje, – sa shumë e urren tjetrin, Rugovën, Thaçin, Mustafën, Hotin, dreqin e të birin, pra krejt të tjerët që s’ janë me të.

Dhe krejt kjo që po ngjet tashmë me Kosovën është rrjedhojë e dy llavave antiperëndimore të mishëruara në punën e dogmatike të VV: asaj osmane komuniste, që kur fermentohen prodhojnë një përçudni çfarë sot është kjo qeveri.

Profili politik i Kurtit dhe sjemenëve të tij mediokër synim parësor ka indiferencën ndaj të vërtetës.

Dhe shihni me çfarë indiference epshore i debatojnë sanksionet kundër vendit tonë, të cilat edhe një vend të konsoluduar, ta zëmë si Sllovenia a Austrnë – do ta shkundnin e do ta tmerronin.

Krejt udhëheqësit e sojit të tij e duan dhe e kërkojnë izolimin, në fakt e kanë pasion.

Dhe në gjithë këtë rrëmujë, s’më brengos aspak profili kaq i ulët i kësaj qeveri, sepse kapacitet e saj janë foshnjore, por më brengos indiferenca ndaj të vërtetës dhe një epsh antiperëndimor që po gufon gëzueshëm tek përkrahësit e tij që krahas votës i kanë dhënë me gjasë edhe të drejtën e të menduarit me kryet e vet.

Dhe antieuropianizmi, siç ka dhënë me të drejtë Ismail Kadare, është antishqiptarizëm.

Kosova sot ka një qeveri që e ka thellë në zemër mendësinë joperëndimore – dhe kjo i shpjegon të gjitha rrjedhat tjera, dhe kjo është goditja më brutale që i bëhet këtij vendi.

Dhe kjo e vërtetë s’mund të fshehët siç s’ mund të fshihet diell i bukur i këtij korriku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok