22/12/2024

Mehdi Farshёri – Kujtime 1913-1933

0
Mehdi-Frasheri-Kujtime

Nga Bardhyl Selimi

Kanё kaluar gati 20 vjet qё ky libёr ёshtё botuar por unё vetёm nё dhjetor pata rastin ta lexoj. Mjerisht janё vetёm kujtimet deri nё vitin 1933 dhe jo deri nё 1944.

Pasi e lexova krejt librin, tё them sinqerisht, pёrfitova shumё. Sepse flet njё protagonist i atyre ngjarjeve kombёtare 1913-1933 qё pa ndёrprerje ka qenё nё lidhje dhe ka ndikuar nё ato ngjarje.

Kam shkёputur disa fragmente.

f.12

Turhan Pasha dhe Cari i Rusisё

Cari kish kёnduar nё gazetё kur u formua  qeveria e Vlorёs nёn kryesinё e Ismail Qemalit, se ministrave u ishin caktuar 7 napolona nё muaj dhe, duke qeshur, i kishte thёnё Turhan Pashёs (ambassador i Turqisё nё Petersburg) se kjo rrogё ёshtё njё rrogё kavazi (roje) tё cilёn e kanё pasur zanat shqiptarёt. Pashai ishte pёrgjigjur duke thёnё se ishte shqiptar. Carit i kish ardhё keq dhe filloi ta ndreqte. Kёshtu ai e mori vesh se Turhan Pashai ishte shqiptar.

Marrёveshja me Zografin (maj 1914)

Shqipёria kishte 400 priftёrinj ortodoksё tё cilёt vullnetarisht ishin agjentё lajmёrues tё mitropolitit , Jakovitm dhe nёpёrmjet tij ministrit tё Greqis, Baratasit.

Shqipёria, po tё mos ishin kёto propaganda, lehtas u bёnte ballё komitёve tё Greqisё nё Korҫё e Gjirokastёr. Grekёt kёtё gjё e dinin mirё, prandaj me anёn e Jakovit, Voillёs (njё kucovllahu) dhe Baratasit zgjonin fanatizmin e myslimanёve tё Shqipёrisё sё Mesme me qёllim qё t’i ftohnin nga qeveria e princ Vidit.

Nё fillim tё majit shkuam nё Sarandё ku na priste Zografosi me Karapanon (ministёr i jashtёm i qeverisё autonome) dhe Dhulis (nga katundet shqiptare shqiptare tё Delvinёs, ishte ministёr i luftёs ..)

Nё Sarandё pamё njё flamur si ai i Shqipёrisё por me njё kryq midis shqiponjёs, si flamur i posaҫёm i Epirit. Pamё edhe disa ushtarё grekё tё cilёt, pёr t’u treguar si ushtarё epirotё kishin vёnё nga njё qeleshe mbi krye duke pasur edhe njё kryq.

Bisedimet u zhvilluan nё Korfuz.

Pikat e marrёveshjes:

Korҫa dhe Gjirokastra do kishin nga njё prefekt tё krishterё

Nёpunёsit e administratёs e gjyqёsorit do ishin tё pёrzier

Gjuhё zyrtare do ishte shqipja por do pёrdorej edhe gjuha greke, sipas vullnett tё ndёrgjyqёsve.

Privilegejt e patriarkanёs sё Stambllit do respektoheshin edhe nё kёto dy prefektura.

Tё krishterёt do kishin tё drejtё tё ҫelnin shkolla greke. Nё shkollat fillore do tё mёsoheshin tё dyja gjuhёt bashkё.

Gjindarmёria me gjithё trupin oficer do ishin tё pёrziera.

f.26

Grekёt u vunё zjarrin tё gjitha katundeve myslimane tё prefektures sё Korҫёs e Gjirokastrёs (verё 1914)

Popullsia e katundeve tё djegura, e tmerruar nga armiku e nga zjarri, bёri njё eksod targjik nё drejtim tё Vlorёs. Nё ҫdo katund tё djegur, tё gjithё ata qё nuk mund tё iknin, u dogjёn ose u masakruan prej grekёve.

Fati i Shqipёrisё qё ishte ndarё qё pesё shekuj nga Europa, e solli qё kur u kujtua se mbёrriti nё bregun e shpёtimit, nga injoranca dhe fanatizmi, nga propagandat e huaja, ra nё rrebeshin e luftёrave vёllazёrore pёr prishjen e pavarёssiё sё vet,

f. 49

Qysh nё muajin shtator 1918, pothuaj nё gjithё Italinё kishte filluar tё pёrhapej gripi spanjoll, i cili jepte mjaft vdekje ҫdo ditё.

Unё, Mustafa Kruja dhe Lef Nosi rrinim bashkё. Kjo periudhё ishte plot shpresё dhe plot dёshpёrim, nuk dihej si do zgjidhej ҫёshtja shqiptare, sepse duke u tёrhequr austriakёt dhe bullgarёt nga Shqipёria, vendin e tyre e zinin italianёt dhe serbёt, Nga dy tё kёqijat ata pranonim mё tё lehtёn, okupacionin Italian prandaj i nxitnim ata qё tё shpejtonin tё zinin vendet  para serbёve.

Por serbёt arrinin mё parё nё Elbasan, Tiranё e Shkodёr me fuqi krejt tё pakta.

f.53

Nacionalistёt shprehnin shumё besim tё 14 pikat e Uodrof Wilsonit ku ai pёrfshinte edhe “vetёvendosjen, vetёqeverimin e popujve”. Po tё zbatohej ky parim kishte shpresё jo vetёm pёr Shqipёrinё por edhe pёr Kosovёn e Ҫamёrinё. Unё pёr vete nuk kisha asnjё besim sepse ato parime ishin shpallur vetёm si formulё pёr njё paqe botёrore, por nuk ishin hartuar nё formё traktati dhe prandaj nuk ishin nёnshkruar prej shteteve qё kishin fituar luftёn.

f.63

Nё shkurt 1919 Turhan Pasha shkoi nё Konferencёn e Paqes sё bashku me  Bumҫin dhe Mehmet Bej Konicёn. Mё pas erdhi edhe Mihal Turtulli.

Nё Kёshillin e tё Dhjetёve ai deklaroi: Unё jam i lindur dhe i rritur nё Korҫё. Nё kёtё qytet nuk ndodhet asnjё grek, me ҫ’tё drejtё do t’ia jepni Greqisё?

Nё Konferencё kishte katёr dёrgata tё shqiptarёve:

Dёrgata e Durrёsit

Dёrgata e Esad pashёs

Dёrgata e Stambollit

Dёrgata e Rumanisё.

Esad Pasha pretendonte se nё kryesinё e qeversisё shqiptare mbas ikjes sё princ Vidit, kishte ardhur me vullnetin e popullit shqiptar, se i kishte shpallur luftё Austrisё, se kishte ndihmuar tёrheqjen e ushtrisё serbe, se kishte shkuar me njё ushtri tё vogёl nё Selanik, dhe kishte luftuar pёrbri aleatёve tё marrёveshjes kundёr Pushteteve Qendrore.

Sipas tij, kur hyri ushtria austro-hungare nё Shqipёri ai u pёrzie me ushtrinё italiane dhe serbe, u tёrhoq bashkё me ata, shkoi dhe vajti nё Francё, mbasandej, kur ushtria e Orientit shkarkoi nё Selanik, shkoi edhe ai me fuqinё e tij.

Konferenca e Paqes donte tё njihte vetёm dёrgatёn e Esad Pashёs, por Italia kёmbёnguli edhe nё qeverinё e Durrёsit qё ishte zgjedhur nga njё asamble legjitime. Madje ajo kёrcёnoi se do ta linte Konferencёn po mos tё pranohej qeveria e Durrёsit.

Grekёt pretendonin Korҫёn dhe Gjirokastrёn qё Konferenca e Ambasadorёve 1913 ia kish lёnё Shqipёrisё.

Italia kishte kёrkuar kufijtё e 1913 pa e zёnё me gojё Vlorёn.. kurse Franca dhe Ingliterra mbronin Greqinё..

Faqe 69

E vetmja shpresё pёr shqiptarёt ishte Wilsoni pasi ai nuk kish marrё pjesё nё Traktatin e 1915, 26 prill. Por kur pamё se edhe ai ia njihte Vlorёn italianёve na kapi njё dёshpёrim i madh.

Ҫёshtja mbetej qё tё zgjidhej me forcё dmth qё ne shqiptarёt ta pёrzinim Italinё nga Vlora, sepse me nota tё rrepta ose tё buta kurrgjё nuk do dilte (Italia ndёrkohё rrezikohej nga bolshevizma, vobegsia, urrejtja pёr luftёn).

Me 29 korrik Titoni dhe Venizellosi ranё nё ujdi qё Italia ta mbajё Vlorёn ndёrsa Greqia Korҫёn dhe Gjirokastrёn.

Prandaj u vendos qё Bumҫi, Turtulli dhe Fishta tё shkonin nё Londёr te Llojd Xhorxh pёr ndihmё. Kjo masё qe shpёtimtare pёr Korҫёn dhe Gjirokastrёn pasi u preu vrullin grekёve pёr t’i zaptuar ato vende.

Unё me Turtullin takuam ambasadorin jugosllav Trumbiҫin dhe  e pyetёm : a do tё pranonin qё Fiume t’i jepej Italisё, po ashtu Vlora? Ai tha jo, as njёrёn, as tjetrёn. Nga ana tjetёr nё Konferencё Trumbiҫi linte shtegun e hapur, nё se Italia mbante Vlorёn atёhere Jugosllavia pretendonte Shkodrёn..

Konferenca kёrkoi qё Shqipёria tё ndahet nё tre mandate: Shqipёria e Mesme nёn Italinё, Shkodra dhe lugina e Drinit Jugosllavisё, Shqipёria e Jugut Greqisё..

Unё kundёrshtova duke thёnё se mandati ёshtё  ёshtё krijuar pёr tё mashtruar vulgun, por ёshtё aneksim i tёrthortё. Shqipёria e pavaruar ёshtё sanksionuar nё 1913 dhe nё luftё ka qenё aleate. Populli shqiptar do parapёlqejё tё zhduket krejt por turpin nё tre shtete kurrё nuk do ta pranojё.

f.77

Me 21 janr 1920 u mbajt Kongresi i Lushnjёs. Ne nё Paris vendosёm atёhere qё ta njohim qeverinё e Sulejman Delvinёs nё Tiranё dhe i bёmё telegram qeverisё sё Durrёsit qё tё mos e pengonte qeverinё e Tiranёs.

Italianёt nё fillim ishin kundёr Esadit por kur e kuptuan se ai kishte fuqi nё Gegёri nisёn t’i bёnin nderime e tё merreshin vesh. Esadi ishte nё mёdyshje: t’ia mbante nga Serbia apo Italia?

f.82

I thashё Osman Haxhiut, dёrguar nga qeveria e Tiranёs qё mё tha: Vlora me qarkun e vet ka vendour qё t’u bjerё italianёve dhe kanё marrё parasysh ҫdo sakrificё, kurse unё i thashё Po tё mundeni me njё sulmim befas t’i hidhni italianёt nё det, shpёtimin e Vlorёs e tё gjithё Shqipёrisё jau marr unё pёrsipёr.

f.86

Me 2 gusht 1920 u firmos marrёveshja italo- shqiptare e Tiranёs nё mes Conte Manzonit dhe Sulejman bej Delvinёs. Kjo marrёveshje ndёrroi krejt situatёn shqiptare nga pikёpamja e politikёs ndёrkombёtare. Simbas kёsaj marrёveshje italianёt do tёrhiqeshin nё rrethujzёn e Sazanit. Shtypi i Europёs unanimisht kёtё e konsideroi si njё sukses i madh i shqiptarёve, qё u treguan tё denjё pёr njё pavarёsi tё plotё.

Gjenerali francez Sarall u tregua shqiptarofil. Ai e kёshilloi dёrgatёn shqiptare qё t’i drejtohej Lidhjes sё Kombeve pёr njohjen e indipendencёs shqiptare.

Nё Francё ishte krijuar njё shoqёri nё mbrojtje tё shqiptarёve. Nё tё bёnin pjesё dijetarё tё mёdhenj, profesorё universiteti etj.

Nё shtator u paraqit kёrkesa dhe nё dhjetor Shqipёria u pranua si anёtare e Lidhjes sё Kombeve.

Me 21 prill 1921 u mblodh parlamenti i parё i shtetit shqiptar me njё gёzim tё madh tё popullit.

f.93

Kur isha ministёr i brendёshёm erdhi mё takoi Marka Gjoni bashkё me prfitin Dom Nikaj. Ai kёrkonte qё qarkut tё Mirditёs t’i njiheshin privilegjet qё gёzonin nё kohёn e Turqisё: pёrjashtimi nga taksat e nga shёrbimi ushtarak, pagesa pёr 400-500 xhandarё tё vendit, tё njihej kryetar Marka Gjoni dhe gjyqet tё bёheshin sipas kanunit.

Unё i thashё se kёto privilegje vlenin kur vendi ishte i pushtuar ndёrsa tani ato shprehnin tradhti, prandaj nuk mund tё pranohen. Atёhere Marku nisi tё lidhej me serbёt..e tё organizojё kryengritje. Ne vendosёm ta shuanim atё me forcё.

Nё shtator ushtria jonё e shtroi kryengritjen, Marku me tё tjerё u arratis nё Jugosllavi, nё breg tё Drinit ndeshёm ushtrinё serbe.

f.111

Bёra njё paralelizёm midis Toskёrisё dhe Gegёrisё:

Shqipёria e Jugut nga rendi aristokratik kishte nxjerrё njё Abdyl Frashёri, kurse rrafshi intelektual i Shqipёrisё sё Mesme nga rendi aristokratik kishte nxjerrё Esad Pashёn. Shqipёria e Jugut nga rendi popullor kishte nxjerrё Avni Rustemin, Shqipёria e Mesme Xhiun e Fajёs.

Ky paralelizёm Avni Rustemin e lavdёronte sepse si njё nacionalist me shpirt therorie nё mes tё Parisit kish vrarё Esadin, kurse mendёsia e Xhiut tё Fajёs nuk mund tё kuptonte gjё tjetёr veҫse tё merrte gjakun e zotёrisё sё tij.

f.120

Aqif Pashё Elbasani dhe Hamid bej Toptani ishin marrё vesh me Dan Canin nga Gollobёrda, me Elez Isufin nga Reҫi i Dibrёs, me Hasan Prishtinёn, me Mustafa Krujёn e Bajram bej Currin pёr tё bёrё njё lёvizje tё pёrbashkёt, pёr tё ardhur nё Tiranё, e pёr tё rrёzuar qeverinё, (e Xhaferr Ypit), pёr tё vendikuar rrёzimin e Kёhillit tё Naltё e tё qeverisё sё Hasan Prishtinёs.

f.147

Pas Konstitucionit tё Turqisё mё 1908, njё shkrimtar francez i quajtur Louis Jareix bёri njё udhёtim nё Shqipёri dhe botoi njё libёr nё gjuhёn frёnge, ku zoti Hanotaux (shpesh herё ministёr i jashtёm i Francёs) ka shkruar njё parathёnie dhe thotё pёr shqiptarёt se “nuk ёshtё njё popull i vdekur, nё veri si dhe nё lindje lufton me sukses kundёr sllavёve, nё jug i bёn ballё elementit grek dhe nuk i shtrohet Turqisё, njё popull me tri fe, me tri kultura dhe me tre kufij.”

Kur i fola pёr mosdёrgimin e komisarit grek, nё njё kohё kur Franca ishte prishur me Greqinё, mё tha, se “tё ishte e mundur kufirin tuaj  ta shpinim nё Prevezё, pёr kёtё ҫёshtje bёj njё notё private dhe ma jep mbasdreke qё tё shkruaj nё Paris, sepse jam plak dhe harroj.”

f.157

Zoti Garoni (Italian) kryesonte komisionin pёr shkёmbimin e detyruar tё popullsive midis Turqisё dhe Greqisё. Unё ngula kёmbё qё shqiptarёt muhamedanё dhe kristianё duhet tё pёrjashtoheshin nga njё shkёmbim i tillё.. Zoti Venizelos qё pёrfaqёsonte Greqinё tha se qeveria greke nuk dёshiron qё t’i kёmbejё shqiptarёt qё ndodhen nё tokёn e saj.. Nota i shpёtoi ҫamёt nga shkёmbimi i detyruar.

f.160

Nё gusht 1923 u vra gjeneral Tellini, kryetar i komisionit pёr caktimin e vijёs kufitare me Greqinё. Mussolini nuk e bёri tё gjatё, ҫoi njё flotё luftarake me njё divizion ushtarёsh tё tokёs nё rrethujzёn Korfuz, admiraliItalian i dha ultimatum qeveritarit tё Korfuzit tё dorёzohej, kur ky nuk pranoi flota nisi bombardimin, divizioni i ushtarёve okupoi ishullin pёr ta marrё si peng dhe kёrkoi shpёrblim 50 milionё lireta pёr tё vrarёt.

Banda greke prej 5-6 vetёsh kryesohej nga njё kriminel i krishterё prej Nivicёs sё Sarandёs, qё ndiqej pёr vrasje nё Shqipёri dhe shetiste i armatosur nё katundet kristinane. Njё roje muhamdeane e njohu dhe e kapi dhe ia dorёzoi qeverisё sё Gjirokastrёs. Kolё Tromara tha se kjo banda e kёtij krimineli kishte vrarё Tellinin.

f.180

Kur nisi kryengritja e Fan Nolit shkova nё Frashёr. Shefqet Korҫa (fanolist) urdhёroi qё tё mё vrisnin, sepse do u bёja thirrje pёrmetarёve tё mos merrnin pjesё nё kryengritje, ndёrsa Ali Kёlcyra ndёrhyri dhe mё shpёtoi. Me njerёzit injorantё dhe ambiciozё kurdoherё del njё bela e keqe,

f.198

Ҫёshtja e Shёn Naumit

Konferenca e Londrёs mё 1915 kishte thёnё: qё nga katundi Lin, vija shtrihet deri nё Shёn Naum.

Fjalёt e fundit mund tё interpretoehshin sikur Shёn Naumi ishte brenda Shqipёrisё por edhe jashtё Shqipёrisё. Komisioni e interpretoi brenda Shqipёrisё.

Nё dhjetor 2024 shkova nё Romё pёr tё mbrojtur ҫamёt qё po pёrndiqeshin nga grekёt. Paraqita njё notё nё Kёshillin e Lidhjes sё Kombeve ku thoja:

Nё qoftё se Greqia vazhdon me kёto pёrsekutime dhe i ҫon ҫamёt nё Turqi me forcё, qeveria shqiptare do tё shtrёngohet t’i sjellё ata nё Shqipёri e t’i vendosё nё katundet grekofone dhe popullsinё e kёtyre si raprezalie ta ҫojё nё Greqi me forcё.

f.203

Komisioni i kufijve kёshillonte qё tё bёhej njё marrёveshje me Jugosllavinё pёr tё shkёmbyer manastirin e Shёn Naumit me njё vend tjetёr, sepse Shёn Naumi ёshtё njё shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte njё rёndёsi morale kёtij manastiri. Qeveria e Tiranёs si kompensim kishte kёrkuar disa katunde qё ndodhen nё fushёn e Dibrёs afёr qytetit qё mban kёtё emёr. Jugosllavia nuk pranoi, sepse atёhere qyteti i Dibrёs qё i kish mbetur Jugosllavsiё do mbetej i vetmuar prej katundeve afёr tij, Ajo pranoi tё jepte katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit nё rrёzёn e Malit tё Thatё dhe tokat e tre katundeve qё si tё tilla i mbeteshin Shqipёrsiё, por tokat e tyre mbeteshin nё Jugosllavi. Kёshtu kufiri jugosllav largohej nga rruga  Korҫё- Pogradec 13 km!

Pra Shqipёria jepte njё kishё dhe merrte njё katund dhe tokat e katundeve. Tushemisht, Podgoriҫan dhe Halamja!

Mё parё rruga ndodhej nё nishanin e pushkёve jugosllave.

Po kёshtu edhe ҫёshtja e Vermoshit.

Konspektoi Bardhyl Selimi

2 janar 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok