21/12/2024

Mediat si instrument nënshtrimi

0
u6_George-Orwell

Nga Aleks Kapllaj

“Jepni bukë dhe argëtim e shumë informacione nga të gjitha burimet, të verifikueshme e të paverifikueshme dhe njeriu do të kontrollohet. Do të jetë më i nënshtrueshëm dhe më i manipolueshëm dhe nuk do të kërkojë më lirinë, por do t’i përkulet vullnetit të padronit të radhës”, shkruante Aldoux Huxley, profesori i George Orwell, autorit të 1984 dhe “Ferma e Kafshëve”, në veprën e tij “Bota e Re”.

Kur George Orwell i dërgoi një kopje të librit të tij “1984” ish profesorit dhe autorit të librit “Bota e Re”, Aldoux Huxley, ai iu përgjigj duke e përgëzuar për veprën, por gjithashtu, ai shtoi se metodat despotike diktatoriale dhe të kontrollit të masave të shtypura nëpërmjet censurës dhe djegies së librave, janë të përkohshme e nuk mund të rezistojnë për një kohë të gjatë dhe do të tejkalohen.

Të gjithë autorët dhe studjuesit e diktaturave dhe regjimeve, që kanë evidentuar si strumente dhunën dhe censurën për të ruajtur pushtetet e tyre, nuk e kanë llogaritur edhe kontrollin e informacionit, nëpërmjet tejmbushjes me informacione nga të gjitha burimet, siç e parashikonte Huxley.

Sot në Shqipëri, jemi në regjimin e manipolimit të qytetarëve me format moderne të dizinformacionit në kontrollin e informacionit, nëpërmjet bombardimit me lajme nga të gjitha burimet, vërtetësia e tyre bëhet edhe më e dyshimtë nga interpretimi politik, klientelist i mediave, që janë në shërbim të regjimit. Lajmet, programet me komentues dhe opinionistë, dhe me formate humbje kohë dhe depresive gjoja argëtuese, si “Big Brother”, “Përputhen”, “Dua me të kënaq”, i shërbejnë vetëm interesave të tyre ekonomike, në dëm të së vërtetës, në kundërshtim me deontologjine profesionale, kundërshtojnë njëra tjetrën dhe qytetarët janë më të disorjentuar se më parë. Ishte Markezi Françoi De Sad, babai i filozofisë së kërkimit të kënaqësisë fizike ekstreme, me të gjitha format, pa asnjë rregull moral, frymëzuesi i ideologjisë komuniste marksiste e leniniste që ka në bazë perversitetin, që kulmoi me revolucionin social të 1968-s, që vendosi themelet e shoqërisë pa asnjë rregull moral e tradicional.

Asnjë skandal anti-qytetar, nuk bën më lajm në Shqipëri, me mbivendosjen e tyre brenda ditës.

Dhënia me koncesion e Shqipërisë pa asnjë transparencë të verifikueshme në faqet e institucioneve shtetërore, klasifikimi në vendet e para për korrupsion në Europë dhe botë, papunësia dhe braktisja e vendit nga shqiptarët, rritja e çmimeve të energjisë dhe të artikujve të konsumit të përditshëm, dhunimi i votës së lirë dhe të privatësisë së shqiptarëve, rritja e varfërisë dhe pasigurisë shoqërore, mungesa e drejtësisë përpara institucioneve të saj të korruptuara dhe të politizuara si pasojë e dështimit të reformës së drejtësisë, duke favorizuar kanabisimin e vëndit, janë bilancet e dështimit të qeverisë Rama, që e ka orjentuar Shqipërinë drejt një regjimi duke mohuar liritë e qytetarëve.

Nëpërmjet mediave që ndjekin vetëm interesat e tyre ekonomike, që janë shumë larg misionit në shërbim dhe në promovim të së vërtetës, shoqëria shqiptare është shtypur në apatinë e saj, që nuk e kërkon dhe nuk lufton më për liritë dhe të drejtat e saj.

Ky është nënshtrimi i qytetarëve, me një strategji të sofistikuar në emër të lirisë së mediave, të cilat janë larg shërbimit të qytetarëve dhe të vërtetën e mjegullojnë me bombat tymuese të lajmeve pa interes, larg rregullave morale deontologjike profesionale të gazetarisë, që paguhen jo për profesionin e tyre, por nga dhe për mbrojtjen e interesave të kompanive shtetërore dhe private, shpesh në mënyrë jotrasparente dhe të paligjshme, me qëllimin final shërbimit të pushtetit shtypës të regjimit të bosit të Shoqërisë Piramidale të Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok