02/12/2024

Komunistët, falsifikatorë të paskrupullt të historisë

0
u6_Komunistet-falsifikatore

Nga Blerim Latifi
Se brenda regjimit komunist në Shqipni ka ekzistuar një qëndrim negativ, paragjykues e nënçmues ndaj shqiptarëve të veriut e të Kosovës, gegëve, siç quhen shpesh, dëshmohet edhe nga kjo ballinë libri.
Libri i kushtohet Lidhjes së Prizrenit, ndërsa në ballinë të tij janë paraqitur figura luftëtarësh nga jugu i Shqipnisë. Dihet fare mirë se në jug Lidhja e Prizrenit nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet luftarak. Po ashtu nuk ta nevojë të përmendet fakti se Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, Sefë Kosharja dhe luftëtarët e tyre nuk vishnin fustanella, por tirq dhe në kokë mbanin plisa. Të tillë ishin komunistët: falsifikatorë të paskrupullt të historisë.
_________

Në Serbi qenka përkujtu 60 vjetori i marrjes së çimimit Nobel për letërsi nga Ivo Andriq. Portali i një televizioni me shumë ndikim në Shqipëri e paska pasqyru gjerësisht këtë përkujtim.
A e njohin fytyrën e vërtetë të Andriqit debillat e atij portali?
A e dinë ata debilla se Andriqi, bashkë me Çubrilloviqin, kanë punuar gjatë në projektet për coptimin e Shqipnisë dhe shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve të Kosovës në Turqi?
A e dinë ata debilla se po të mos shpërthente Lufta e Dytë Botërore kjo shpërngulje do të bëhej realitet?
A e dinë ata debilla se vepra artistike e një shkrimtari, që ka punuar në projekte genocidale, është thjesht një bërllog moral?
A e dinë ata debilla se, në fund të fundit, Nobeli për Andriqin ishte thjesht një vendim politik në mbështetje të Titos, i cili pas prishjes me Stalinin ishte kthyer në një superstar politik në Perëndim?
_________
Bujku dhe tregtarët e grurit. Dhe Obiliqi
Tregojnë për një bujk që jetonte prej kohësh në një tokë pjellore. Por edhe pse toka ishte pjellore, prodhimet që nxirrte prej saj, ishin të pakta dhe të pamjaftueshme për të mbajtur familjen e tij. Njëherë i kishte thënë dikush se toka nuk ishte fajtore pse ai nxirrte aq pak prej saj, por vetë ai që nuk dinte ta punonte atë. Por bujku nuk donte assesi ta pranonte se ai ishte fajtori. Fajtori ishte vetë toka dhe kështu kudo që shkonte dhe me këtë fliste ai e përsëriste se varfëria e tij ishte pasojë e tokës së keqe në të cilën i kishte rënë fati të jetonte. Pjesën kryesore të grurit, e cila i duhej për ta mbajtur familjen e blinte në qytet nga tregtarët. Ata e kishin dëgjuar tregimin e tij për tokën dhe kjo u lëverdiste. I rrihnin krahët dhe i thoshin se me të vërtetë ajo tokë është e keqe dhe varfëria e tij buronte prej saj. Madje, i sugjeronin që ta braktiste krejtësisht punimin e saj, të mos harxhonte më kot mund e djersë dhe se ata do të kujdeseshin që ai të mos mbetej për asnjë moment pa bukë. Krejt çfarë i duhej ishte të vinte në qytet, të blinte grurin e gatshëm të tyre dhe hambari i tij do të ishte plot. Por sa më shumë që bujku i shkretë bëhej i varur nga gruri i tregtarëve, aq më shumë ata e ngrisnin çmimin e grurit dhe kështu bujku vetëm sa zhytej përditë e më shumë në varfëri. Dhe sa më shumë që zhytej në varfëri, aq më shumë e mallkonte tokën dhe veten. Një ditë, i mbetur pa para dhe pa grurë, shkoi tek tregtarët dhe ju lut atyre që ta ndihmonin, sepse fëmijët po i vdisnin urie. Tregtarët i thanë se do ta ndihmonin, por me një kusht: duhej që ai t’u shiste një pjesë të tokës! Meqë mbi tokën qëndronte legjenda e tokës së keqe, çmimi i saj duhej të ishte i ulët. Dhe bujku i mbështetur për muri, pranoi kushtet e tyre. Tregtarët e blenë pjesën më të madhe tokës së bujkut dhe kur erdhi koha e të mbjellave e lëruan dhe i hodhën farën e grurit. Në pranverë gruri i ri zbukuronte fushën. Një grur i paparë ndonjëherë. Bujku i shkretë rrinte në prag të shtëpisë dhe nuk u besonte syve. Toka e keqe paparitur kishte dhënë asaj vere një sasi të mahnitshme të grurit, e cila nuk i takonte atij, por tregtarëve që mbushnin thasët për t’i dërguar në qytet.
Kështu, si këtij bujkut të shkretë, na e kanë bërë neve me Obiliqin tregtarët e energjisë elektrike, mafia kombëtare e ndërkombëtare e importimit të saj.
_________
Sa herë afrohet viti i ri, bashkë me përrallat e bukura të fëmijëve për babadimrin dhe dhuratat e tij, rishfaqen edhe përrallat apokaliptike për të rriturit, me tituj të tillë si : “Cilat janë profecitë e Nostradamusit për vitin 2022?”, “ Cilat janë katastrofat që do të ndodhin gjatë vitit 2022 sipas Baba Vangas?”, “Në vitin 2022 pritet fundi i botës, sipas kalendarit Maja”, pastaj budallallëqet e ngjashme të fanatikëve fetarë që e kalojnë gjithë vitin duke pritur të ndodhë kiameti në vitin e ri. Krejt këtyre së fundi u është shtuar edhe Bill Gates, i cili nuk kalon java pa na e dhënë ndonjë parashikim ogurzi për të ardhmen e njerëzimit.
Duket se epoka e përrallave të bukura për të rriturit ka marrë fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok