22/12/2024

Me shkrimet e tija ka dhënë një kontribut të madh për kulturën shqiptare …

0
Hasan-Hasanramaj

Shaip Grabovci si shkrimtar, si dramaturg dhe humorist dhe aktivist i aktivitetetve të tjera

Nga Hasan Hasanramaj

Nga biseda të cilën e zhvilluam këto ditë me Shkrimtarin, publicistin, humoristin dhe aktivistin e shumë aktivitete tjera kulturore në  Kosovë dhe më larg, Shaip Grabovci  mësuam së ai është një prej figurave të mirënjohura i cili me krijimtarinë e tij  ka bërë shume për vete, lexuesit dhe dashamiret e veprimtarive të tjera letrare. Shaipi krahas punës në mjetet e informimit është marre edhe me letërsi, e në radhë të pare me shkrimin e dramave i cili deri me tani  ka shkruar afro dyzet drama – për të rritur dhe fëmijë të cilat janë realizuar në skenat e ndryshme në vend dhe jashtë.  Grabovci gjithashtu ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe në lemën radiofonisë. Shumë vite ka punuar në emisionin humorit Ora Gazmore të Radio Prishtinës, mandej në “Anzën” e Rilindjes, në revistën humorit, Thumbi, mandej në Zërin e Rinisë e tjera. Ka shkruar afro njëzet radio-drama ku janë prezantua me sukses në Festivalin e Ohrit – ku radio-drama e tij është shpallur më e mire në  Jugosllavinë e atëhershme. Shaipi ka shkruar edhe shumë tregime për fëmijë dhe romane për të rinj, nder te cilët edhe romanin  me titullin “ Aventura e Dejzi” u nderuar me çmimin “Ymer Elshani” ndërsa për librin-dramë për fëmijë dhe të rinj “Zërat nga vitrina” fituan çmimin “Vehbi Kikaj”- shpërblimi më prestigjiozë që e ndan Ministrie e Kulturës e Republikës së Kosovës. Punimet e Sh. Grabovcit, deri më tani janë të përmbledhura ne njëzet e pese libra të botuara nga NGB “Rilindja” dhe  Shtëpia Botuese “FAD”.

Komedia që na kujton ë kaluarën e afërt  tragjike, por edhe komike…

Në vazhdim të bisedës tonë me Shaipin  biseduam për lexuesi rreth komedisë  e cila na kujton të kaluarën e afërt dhe tragjike, por edhe komike me titullin  një dasme e kaluar- komedi qe të dashamiret e teatrit u kujton të kaluarën e afërte e cila kohë më parë ishte realitet. Ngjarja kryesisht zhvillohet në një dasme e cila është mbajtur në të kaluarën kaluar  e cila lexuesve dhe dashamireve të teatrit u ofron një tablo të një kohe në prag të ndryshimeve të mëdha, ku njerëzit e përbetuar në regjimin e mëparshëm, posa hetojnë frymën e re, me tërë forcë përpiqen të drejtohen kah e reja por e kanë për njëmend? Në ketë kthesë, ata ani pse e hetojnë se në horizont po paraqitet koha e re, për të cilën me dekada e dekada kemi ëndërruar, ata ende kanë rezervë. Lirin, aq e dëshiruara, tani ata i gjënë në një gjendje sa komike aq edhe tragjike! Si të gjenden në rrethanat e reja, a ka mundësi të ruajnë statusi e dikurshëm, si duhet te sillen në kushte të reja dhe si do t’i pranojë rrethi dhe shumë e shumë dilema tjera. Tërë ky shtërzim, e tërë kjo situatë, me mjeshtëri prej dramaturgu, Sh. Grabovci e zhvillohet në prag të një dasme, respektivisht momentet kur në shtëpinë e Hysen Huskos, pritet ardhja e krushqve. Nxitimi, dilema se çfarë orientimi politik ka dhëndri, si do jetë dhoma, ku do të priten mysafirët: çfarë fotografish do të varen në muret e dhomës, a do të jenë në plan të parë veprat  tjera dhe  detaje, janë elemente nëpër te cilat kalojnë dhe kuptohet portretizohen personazhet e komedisë. Lidhjet, të themi, shpirtërore me të kaluarën pasqyrohen edhe në shprehitë në të folur, kur ish-kryetarit të Komitetit të Partisë i drejtohen me: zotëri- shoku Jashar! E shprehi të ngjashme ka me bollëk të cilat portretizojnë njerëzit që iu kanë nënshtruar të kaluarës nga e cila as tani nuk mund të lirohen. Se e kaluara ishte tmerrshme e vështirë duke lënë pasoja edhe në rrethin e ngushtë familjar, pasqyrohet edhe gjatë përpilimit të listës për mysafirë të cilët duhet ftuar. Në mesin e dasmoreve të ftuar gjendet edhe një ish i burgosur politik, kushëri shumë i afërte, rreth emrit të cilit diskutohet se a duhet ftuar a jo.  Se mos kemi ndonjë te ftuar të “diferencuar” e tjerë e tjerë. Një mëdyshje, një hezitim se cilës anë duhet dhënë përparësi? A duhet ruajtur rrënjët prej nga vijmë apo atë që e ofron dhe imponon i huaji?! Në fund shihet se i njëjti problem e ka munduar edhe palën tjetër, pra me këtë shihet dimensioni i vërtetë i depërtimit i të së keqes. Deri ku ka arritur ajo. Depërtimi i së keqes vihet re edhe në emrat e anëtarëve të familjes. Kulmi i dramës mbërrin, atëherë kur krushqit tashmë kanë arritur dhe në momentin kur nusja duhet të merr rrugën për në shtëpi të re, ajo nuk gjendet aty!

Kjo komedi është një hedhje dritë në të kaluarën e afërt – kurse tragjikja e saj është shtruar në mënyrë  komike!

Një tollovi dhe gjendet letra e saj në të cilën shkruan se ajo po largohet me te fejuarin e saj e ju merruni me “Diferencime” dhe gjërat që sjellin ato. Të gjitha këto janë të gërshetuara në këtë komedi që në veti mbanë një tragjedi e cila shumë kohë ka vepruar mbi supet e njerëzve tanë. Për ta dokumentuar tërë këtë, ndoshta më së miri mund të ilustrohet me monologun e personazhit: “Doli: Nuk po tallem fare. Për ideal nuk po tallem. Ja shikojeni sallonin edhe keni libra komuniste, por edhe nuk keni. Të themi se nuk keni nuk mundëm, ngase librat janë këtu, të themi se i keni, prapë ato janë të maskuara dhe vështirë mund të shihen. Flamurin e keni të mbërthyer me kaps, kështu që askush nuk e di se flamur është. Fotografia e atij të madhit tuaj është atje larg, edhe shihet edhe nuk shihet. Muzika është as kështu e as ashtu.” Pra, kjo komedi është një hedhje dritë në të kaluarën e afërt me tragjiken e saj e cila këtu është shtruar në mënyrë ca komike! * afro njëzet  vjet bashkëpunoi në sajimin e emision humoristi të Radio Prishtinës: Ora Gazmore. Ka bashkëpunuar ngushtë në faqen humorit Anza të gazetës Rilindja dhe në revistën  e humorit. Që nga viti 1964 ushtroi detyrën e gazetari  në Radio Prishtinë, mandej vazhdoi punën në gazetën Rilindja – deri në pushtimin e Radio  Prishtinës nga policia serbe, ishte kryeredaktor i këtij institucioni. Gjatë punës së tij si gazetar ai ka shkruar  shumë reportazhe e udhë shkrime nga  Rusia, Uzbekistani, Taxhikistani, Kina, Zimbambvea, Kenia, Shqipëria, e e vende të tjera. Reportazhet janë transmetuar në Radio Prishtinë, por një numër sish janë botuar edhe në gazetën: Rilindja dhe revistën javore: Pas nxjerrjes me dhunë nga puna, nga regjimi serb Shaipi punoi si profesor i gjuhës angleze në gjimnazin Eqrem  Çabej në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok