18/01/2025

Me rastin e 557 vjetorit të vdekjes së kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit

0
Gjergj-Kastrioti

Nga Gjon Keka

Cila zemër dardano-arbërore nuk rreh shpejtë, nuk ndihet e ngritur në të gjithë qenjen e tij kur dëgjon këtë emër të madh të kombit tonë, emrin e kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).

Gjergji i Madh është kryehero kombëtar i të gjitha kohërave, në të dardano-arbërorët e vërtetë e besnik shpërfytyrojnë veten e tyre, sepse dardano-arbërori i tij e do fuqinë e të mendurarit të tij, trimërinë e tij, unitetin, pastërtinë e tij patriotike, madhështinë europiane të shpirtit të tij si mborjtës i vleave të saj, energjinë e madhe të tij, urtësin, lidershipin, karakterin etik, vizionin etj.

Me të drejtë shkruante një kronist europian mbi njerëzit e mëdhënjë kështu :”një Njeri i madh është një fenomen misterioz”, dhe në fakt shumica e njerëzve të historisë europiane dhe botërore kanë ardhur nga shtresat kryesore të fisnikërisë me rrënjës së lashtë, por ka patur edhe nga shtresa e mesme, në rastin e kryeheroit tonë ai ka ardhë nga shtresa e fisnikërisë me rrënjë të thella iliro-dardano-arbërore të kombit tonë.

Tani ai gëzon avantazhin në kujtesën e pasardhësve të tij të vërtetë dardano-arbëror europian duke u shfaqur si një themel i pashkatërrueshme dhe i fortë përjetësisht i kombit tonë. Sepse në formën në të cilën njeriu largohet nga toka, ai ecën midis hijeve dhe ashtu si Akili, Aleksandri i Madh, Pirro, Princ Eugeni etj, mbeten të pranishëm si të i rinj që përpiqen përjetësisht.Pokështu Gjergj Kastrioti në varrin e tij, fryma e fuqisë së tij nga qielli na forcon edhe ne sot dhe na ngjall dëshirën më të gjallë për të vazhduar me dashuri atë që filloi ai dhe për të vazhduar përgjithmonë në rrugën e tij të bërjes së vendit tonë Dardanisë sonë ashtu sikur ai e deshti pjesë e të familjes së kombeve europiane.Në fakt ai do të jetojë gjithmonë për dardano-arbërorët e tij të vërtetë dhe për Europën dhe Njerëzimin në atë që ka bërë, në vlerat, civilizimin që ka mbrojtur dhe ka dashur.

Gjergj Kastriotit iu desh të kalonte rrugën e tij përmes vështirësive, mundimeve, shqetësimeve dhe betejave, shpesh duke i shpëtuar rrethanave shtypëse në sipërmarrje të guximshme, duke u endur pa pushim nga vendi në vend, duke u munduar me djersën e tij si një udhëheqës i shtetit të Arbërit dhe arbërorët e tij besnik në mbrojtje të lirisë, pavarësisë, identitetit e besimit të tij dhe popullit të tij dardano-arbëror.

Prandaj ne e nderojmë atë si themelin e identitetit tonë kombëtare dardano-arbëror europian, si çliruesin e popullit të tij, si lavdëruesin e madh të lirisë europiane, të cilën ai vetë e kishte fituar me veprim të guximshëm dhe reflektim të thellë.

Gjergj Kastrioti ynë ishte i mbushur me idenë se të gjithë arbërorët e tij pa dallim kanë të drejta të barabarta dhe se shteti i tij ishte ai që ia njihte këtë të drejtë, pra barazin brenda shtetit të tij Arbëror si model i shtetit mbretëore sikur i shteteve tjera të asaj kohe europane.

Ai arriti gjëra të pavdekshme si komandant, si strateg, diplomat, politikan, si udhëheqës. Ndërsa ai edhe sot me fuqi të mrekullueshme na ngre mbi të përditshmen dhe të zakonshmen dhe di të na mbushë me entuziazmin e tij për trimërin, vizionin, urtësinë, udhëeqjen, lirinë, fisnikërinë, drejtësinë etj.

Në kohët e trishtuara të popullit dardano-arbëror ai u shfaq si një shpëtimtar. sepse ai freskoi, pastroi, rafinoi dhe zgjoi shpirtin e popullit të tij, i cili ishte zhytur në një skllavëri vdekjeprurës, i ngriti ata nga skllavëria në liri dhe ia vendosi themelet shtetit të Arbërit si gjithë shtetet tjera europiane të asaj kohe.

Gjergj Kastrioti luajti rolin e madh dhe të pazëvendësueshëm në skenën e madhe europiane dhe rrëmbeu vështrimet e të gjitha kombeve të Europës së asaj kohe duke u bërë një nga figurat më të admiruar dhe shpëtimtare e kontinentit dhe civilizimit të saj.

Ai ishte një Diamant i Dardano-Arbërisë dhe Kontinentit Europian dhe Diamanti mbetet një Diamant edhe sot dhe përjetë. Gjergj Kastrioti edhe pse duke qenë në karrike të pushtetit ai e bëri veten të barabartë me qytetarët e tij të thjeshtë, i sinqertë dhe i hapur ndaj miqve dhe bashkëpunëtorëve e bashkëushtarëve dhe ndaj kujtdo që ra në kontakt të ngushtë me të. Ashtu siç i rrëfeu botës me çiltërsinë më fisnike në historinë e fushatave të tij fitimtare, të shembullit të madh dhe në strategjinë dhe udhëzimet e artit të luftës, Gjergj Kastrioti ishte njeri i shpatës së artit të politikës, diplomacisë e të luftës dhe fjalës.

Ishte si një tronditje e madhe në zemrat e të gjithë dardano-arbërorëve, por edhe në zemrat e popujve europian kur kumboi lajmi i sigurtë për vdekjen e tij më 17 Janar 1468.Nga më i vogli e deri më i vjetri apo i madhi i dardano-arbërorëve dhe të popujve europian e ndjeu humbjen e paçmueshme, madje edhe armiqtë duhej ta pranonin: Me vdekjen e Gjergj Kastriotit njeriu i shekullit u largua nga kjo tokë e bekuar Dardanor-Arbërore europiane, dhe iu hap rruga pushtuesit otoman për ta gllabëruar vendin e tij, madje edhe rreziku u shtua deri në gjithë Europën dhe civilizimin e saj.

Jo rastësisht sulltani nxorri fjalët si këto:”Një luan i tillë nuk do të dal më mbi dhe kurrë.Tani Europa dhe Azia janë të miat. Mjerë Krishterimi që e humbi shpatën dhe mburonjën e tij.”

Tronditja për vdekjen e tij ishte me të drejtë e madhe dhe e përhapur kudo. Ai kishte qenë bartës i madhështisë, ndikimit dhe famës së Arbërisë dhe Europës. Kohët që e pasuan e kanë bërë edhe më të dukshme humbjen që i kishte sjellë Arbërisë dhe Europës vdekja e atij njeriu të madh, udhëheqësi të papërsëritshëm.Ai ishte gjenerali më i madh që Dardano-Arbëria dhe Europa ka nxjerrë ndonjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok