22/12/2024

Me 5 janar eshte 469 vjetori i botimit të MESHARIT te GJON BUZUKUT

0
Brahaj-Buzuku

Libri: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, i autorit Jaho Brahaj

Nga Prof. Dr. Shefqet Hoxha

 Libri: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, i autorit Jaho Brahaj sjell risi në ndriçimin e një prej figurave më të spikatura të kulturës kombëtare shqiptare, të qëndresës kulturore, krahas luftës së armatosur të shqiptarëve në shekujt e parë të robërisë turke.

– Autori i monografisë në fjalë i njohur edhe me botimet e mëparshme si; “Emblema Shqiptare”, “Flamuri i Kombit Shqiptar” e monografi të tjera, ka krijuar personalitetin e tij në studimet historike e etnokulturore të mesjetës.

– Monografia: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut” është një punë shumvjeçare gjurmuese në dokumente të botuara nga arkivi i Venedikut, Napolit e Romës, por të gjitha këto të ndërthurura në varësi të objektit studimor me botimet e autorëve më në zë të letrave shqipe.

– Në këtë monografi zgjidhet përfundimisht enigma nga ishte autori i monumentit të kulturës shqiptare, Gjon Buzuku dhe shpalosen fakte të panjohura mbi mjedisin ku kaloi fëmijërinë.

– Në këtë libër të mbështetur në studimet dhe referencat e shumë autorëve e materialeve dokumentare, sillet atmosfera dhe kushtet që mundësuan botimin e librit të parë në gjuhën shqipe, në vitet më të vështira që kalonte populli ynë pas pushtimit të shekullit XV.

– Në monografinë në fjalë sillen edhe fakte dhe argumente për lëvizjen e kordinuar të shqiptarëve në gjysmën e parë të shek. XVI për t’i bërë ballë agresionit kulturor të pushtuesit, dhe analizohen rrethanat e botimit të “Mesharit” të nderthurura me veprimtaritë e tjera kulturore e të armatosura. Të gjitha përpjekjet e shqiptarvet analizohen e shihen në dritën e vazhdës kulturore përendimore të trashëguar të shoqërisë shqiptare të para pushtimit dhe të përpjekjeve për të mos u nderprerë këto lidhje në atmosferën e ngjarjeve politike të popujve të Ballkanit. Botimi i kësaj monografije, është me vlera dhe në nderim, që i bëjmë traditave tona kulturore.

– Për autorin, studiuesin Jaho Brahaj ky botim është frut i një pune disavjeçare në hullinë e studimeve të autorit historisë tonë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok