23/12/2024

Më 21 Maj të vitit 337 vdiq Perandori dardan Konstantini i Madh

0
konstantini i madh

Nga Gjon Keka

Konstandini i Madh,  Perandori i famshëm i lindur në Dardani, bir i Konstanc Klorit dhe Helenës.

Në fillim ai mbante gradën e tribunit, ndërsa pas vdekjes së babait të tij më 25 Korrik të vitit 306,  ai u shpall August dhe Perandor.

Ndërsa në vitin 314 shpërtheu lufta midis dy Augustëve,  Konstantinit dhe Liciniusit, pas fitores së tij më 324 Konstantini u bë sundimtar i vetëm.Nuk kaloj shumë kohë dhe ai vendosi që ta ndërtonte rezidencën e re e cila mori emrin Konstantinopojë, pastaj krijoi shërbimin civil,  ndau perandorinë në 4 prefektura,  13 dioqeza dhe 116 provinca,  poashtu ndau administratën ushtarake dhe civile, nxorri ediktin e vitit 313 sipas të cilës religjionet do të gëzonin lirinë dhe të drejtat e tyre, ndërsa në vitin 324 institucionalizoj fenë e Krishtere e cila u bë në fakt fe shtetërore.Kështu më pas në vitin 325 thirri këshillin e parë ekumenik në Nice për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet Ariane.Poashtu ai është i vetmi Perandor që e dekretoj ditën e Diel si ditë pushimi e ditë kremte duke u bërë kështu deri më sot ditë pushimi për të gjithë vendet e civilizuar.

Pasi mori pagëzimin në shtratin e vdekjes nga ipeshkvi Eusebi i Nikomedisë, vdiq më 21 Maj të vitit 337 (disa kronist e autor e vendosin datën 22 Maj) në Nikomedia.

Ai ishte një nga Perandorët dardan më të famshëm i cili ngriti lartë Perandorinë e tij dhe shkallët e kulturës së asaj kohe në të gjitha fushat. Në fakt ai u bë Perandori i parë që bashkoi fenë me Shtetin, por që ky bashkim përgjatë historisë u tregua i pashëndetshëm dhe i dëmshëm, ndërsa pas shembjes së Perandorisë romake, dhe pas daljes së mendjeve të ndritura filozofike e intelektuale(si p.sh.Ferdinand Buisson dhe pionerët tjerë të sekularizmit),  Shtetet më vonë e kuptuan se ndarja në mes të Fesë dhe Shtetit është në të mirë të shoqërive të lirisë dhe të drejtave të secilit pa dallim. Kështu u vendos dhe mbeti kjo ndarje e u mishëru sipas proverbit :“Jepni,  pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë”

Feja është çështje private -personale dhe si e tillë duhet të jetë kudo dhe në çdo shoqëri të lirë e të civilizuar, feja nuk duhet lejuar ta rrezikoj rendin, shoqërinë, kombin e Shtetin e as ta dëmtojë identitetin kombëtar.Prandja kjo e mirë e ndarjes u pa si dje ashtu edhe sot si një ndarje e mençur që i shërben të mirës së përgjithshme,  dhe se Shteti laik mund të jetë i tillë vetëm duke mishëruar në veten e tij lirinë, barazinë, demokracinë dhe kushtetushmërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok