22/12/2024

Mbi “Gjyqin e kafes” së Nexhmije Hoxhës

0
Agron-Tufa

Nga Agron Tufa

Është quajtur “Gjyqi i kafes”, sipas titullit të librit që botoi avokati mbrojtës i Nexhmijes, enveristi Dhimitër Beshiri.

Në fakt, Nexhmije Hoxha e arrestuar me 4.12. 1991 bashkë me Ramiz Alinë pak më vonë, në shtator 1992, u dënua me 14 vjet burg në fillim,  mandej, përfundimisht me 9 vjet burg për tejkalim shpenzimesh.

Pse dënim për tejkalim shpenzimesh?

Për të formular juridikisht një akuzë duheshin fakte të dokumentuara vendim-marrëse prej saj, të vërtetuara me shkresa e vulë. T’a akuzoje si Drejtore e Institutit të Studimeve të m-l? Apo si gruaja e diktatorit?  Epo si ashtu, si kështu, nën akuzën e hajdutes ajo u dënua, përkatësisht në dy shkallë – me 14 e mandej me 9 vjet burg.

Ndërsa Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia ishin në burg, midis viteve 1992-1995 u arrestuan dhe 35 ish ministra, anëtarë të KQ të PPSH e hijerarkë, deri tek ish prokurori gjakatar Aranit Çela, i cili u dënua fillimisht me vdekje, e më pas me 25 vjet.

Kësaj herë qe miratuar ligji mbi gjenocidin në parlament (krime kundër njerëzimit), kishin ardhur gjyqtarë e prokurorë të brezit të ri (që shtypi socialist i quajti “akademia e plepave”), andaj dhe Ramiz Alia, dhe pjesa dërrmuese e ish KQ të PPSH u dënuan me nga 15 vjet burg e poshtë.

Pas përmbysjes me revolucionin halabako-terroristo–kriminal të vitit 1997, qeveria Nano i liroi të gjithë këta vampirë. Po nuk e di pse në perceptimin e gjerë popullor procesi ndaj tyre mbeti i rrënjosur si “gjyqi i kafeve”, duke u shtrirë e përgjithësuar si i tillë edhe për 35 hierarkët e tjerë komunistë, të dënuar për gjenocid. Deri në lirimin përfundimtar nga qeveria socialiste e Fatos Nanos, Nexhmie Hoxha i kishte bërë rreth 6 vjet burg.

Ajo që nuk falet është, se  pse me riardhjen në pushtet të PD, verë 2005, nuk i rikthyen në burg, këta 35 vampirë të amnistuar e të dëmshpërblyer nga qeveria socialiste e F. Nanos.

Mosmiratimi i Ligjit të Lustracionit nga Gjykata Kushtetuese me 2008, shënon dhe humbjen finale të betejës me trashëgiminë e diktaturës komuniste dhe recedivizmin e saj riciklues. Drejtësia pësoi dështim të pandreqshëm e definitiv, dështim ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok