21/12/2024

May-Linda Kosumovic: Pasioni dhe Dashuria për Aktrimin

0
May-Linda-Kosumovic

Nga E.B., Nju Jork

May-Linda Kosumovic është një aktore e talentuar, e lidur në Kanada. Kur ajo ishte në moshë të vogël, bashkë me familjen kanë lëvizur në Kosovë, ku kreu studimet në Akademinë e Arteve në vitin 2014. Ka marrë pjesë në shumë shfaqe të teatrale të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ka fituar disa çmime dhe njihet për rolin në serialin të mirënjohur në HBO “Welcome to Utmark”, me regji nga filmbërësi islandez Dagur Kári.

Mund të na tregoni për veten tuaj?

Kam lindur dhe jam rritur në Ontario, Kanada. Kisha një edukim që ndryshonte në mënyrë drastike nga jeta që fillova pasi shkova në Kosovë. Nuk ishte një tranzicion i lehtë, por unë kam mësuar dhe përfituar jashtëzakonisht nga ky tranzicion dhe pas një periudhe shumë të shkurtër kohore u dashurova me Prishtinën dhe me të vërtetë nuk mendoj se mund ta shoh veten duke jetuar diku tjetër.

Cilat janë disa nga filmat ku keni marrë pjesë?

Disa filma ku kam luajtur janë: Lost exile, A performance, A month, Only human, Cirku Fluturues, A dream, Salloni, Sisterhood, Utmark – HBO Europe.

Projektet e mija te fundit janë: “Toka brenda meje” me regji të Fisnik Maxville; “Era” me regji të Parta Kelmendit; “Sirin” me regji të Senad Sahmanovic; “Hotline” me regji të Dren Zherkës.

Cilat projekte artistike do veçonit?

Ka shumë projekte që janë shumë të dashura për mua, si nga teatri ashtu edhe nga filmi. Një shfaqje teatrore që e vlerësoj shumë dhe me të cilën jam lidhur edhe emocionalisht është “Nëna dhe fëmija” me regji të Bekim Lumit. Procesi ishte me i gjati ndonjëherë, na u deshën gjashtë muaj prova të pandërprera për të arritur më në fund në natën e hapjes. Pavarësisht nga gjithë puna e vështirë, fizike dhe emocionale, fitova dhe mësova shumë rreth aktrimit dhe mënyrave për te eksploruar gjatë procesit.

Mund të na tregoni më shumë për personazhin e “Elenës” në serialin “Mirësevini në Utmark”?

Elena është roli që kam luajtur në “Welcome to Utmark”. Ajo dhe Drita janë dy Kosovare të trafikuara që fillojnë të jetojnë në këtë qytet shumë rural dhe të çuditshëm në Norvegji. Që në fillim të serialit historia e tyre dhe lufta për mbijetesë në këtë qytet nis të shpaloset.

Skenari ishte i shkruar mirë dhe rolet në veçanti. Kishte kaq shumë hapesire per të luajtur, dhe kjo më pëlqeu më se shumti.

Çfarë të pëlqen më shumë për karrierën tuaj si aktore?

Të bësh diçka që të pëlqen për të jetuar – me të vërtetë më duket sikur po paguhem, por nuk po punoj.

Çfarë hobi të tjera keni?

Unë në fakt kam shumë hobi. Jam shumë e përkushtuar për të mësuar gjëra të reja dhe më pëlqen ta mbaj veten të zënë veçanërisht kur kam boshllëqe të mëdha ndërmjet projekteve. Unë bëj joga pothuajse çdo ditë, notoj sa herë që kam mundësi. Mundohem të mësoj gjuhë të reja dhe jam fillestare në piano.

Cili është projekti juaj i rradhës

Aktualisht jam në Mal të Zi duke punuar në filmin “Sirin” me regji të: Senad Sahmanovic.

A përkrahni ndonjë shoqatë bamirëse apo kauzë sociale?

Unë kam qenë gjithmonë mbështetëse, veçanërisht kur bëhet fjalë për kauza që lidhen me stigmatizimin social dhe diskriminimin ndaj grupeve te margjjnalizume. Këto nuk janë gjëra për të cilat flas vetëm me miqtë, por përdor edhe platformat e mia të mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok