20/04/2024

Masakrat serbe në Vrellë të Istogut më rrethinë, posaçërisht në familjen Dreshaj në Prigodë

0

Azem Galica dhe çeta e tij. Nga e majta në këmbë: Rrukë Qubreli, Emin Lati, Mursel Ahmeti, Azem Galica, Sadik Myftari, Shaban Perkiqi dhe Beqir Azemi. Ulur: Sadik Perkiqi, Ajet Kushtova, Adem Miftari dhe Sinan Citaku

Këto rrëfime të vërteta janë shkruar nga Shaban Rrustem Dreshaj dëshmitar i gjallë i ngjarjeve, tashmë i ndjerë. Një njeri shumë i dashur dhe patriot vrellas. Shënimet i ka nxjerrë nga fletorja e Shabanit djali i tij Smajli dhe më pastaj i dërgohen Bacës Halit Elshani që më luti të i redaktoj dhe botoj meqë ai ishte i sëmurë dhe nuk kishte mundësi për shkaqe shëndetësore ti botonte. Shkrimin po e botoj për respektin e familjes se masakruar Dreshaj dhe përkujtimin për Bacën Halit Elshani si shenjë mirënjohje dhe respekti për te pa asnjë ndryshim të vetëm,  krejt ashtu si më është dërguar posta elektronike. Pjesa tjetër për mbiemrin  Nreshaj për kaçaket dhe qetat janë të plotësuara si shtojcë plotësuese nga unë.

Nga Hasan dhe Lajde Blakaj

Po filloj pak më biografinë e dajës Shaban ngase unë jam stërnip i Nreshajve. Nreshajt janë të fisit Kastrat që mbiemrin e kanë marrë nga Nreu diku shkruhet Ndreu pra i pari i tyre. Nga Nreu u formua mbiemri Nreshaj dhe më kohë më ovulimin e gjuhës sonë kalon në mbiemrin Dreshaj gjerë në ditët e sotme. Edhe sot mund të hasësh të të vjetrit duke e shqiptuar mbiemrin si Nreshaj, mbiemrin e vjetër. Pra nga ky fis i madh dhe i nderuar Kastrati është edhe Shaban Dreshaj.hb

Shaban Rrustem Dreshaj, lindi me 1914, ne fshatin Vrellë, të Istogut në një familje të varfër. Babai i tij quhej Rrustem Ukë Dreshaj, kurse nëna quhej Dykë (Kajtazaj) Dreshaj. Edhe pse i vogël që ishte xha Shabani mbante në mend familjen si bashkësi e madhe familjare. Familja ishte e ndarë në dy familje, njëra që banonte në Vrellë dhe tjetra në një fshat tjetër në Prigodë edhe pse nuk ishin ende të ndara me Mahmut Demë Dreshaj. Mahmut Dema kishte dy djem Ramën e Shabanin gjithashtu ai kishte edhe dy vajza Zojën dhe Zizën. Në vitin 1918-1919 vazhdon xha Shabani(unë) bashkë më nënën time Dykën gjendeshim ne Prigodë. Po në atë vit, sa ishim duke fjetur natën na rrethuan serbët e Llukavcit të Begut ne krye me Gal Terziqin dhe Bllagoj Popin me shumë shokë te tyre. Ata na rrethuan shtëpinë ne Prigodë, te dera e thirrën axhën Mahmut Demën qe të dilte jashtë. Nëna ime i tha: mixha Mahmut dil se çka po duan se ata mund të na hynë brenda ne shtëpi. Mahmuti nuk doli jashtë e ata u futën më force në shtëpi. Së pari nënës time Dykës ja kapën kapuçin prej kreje e ja morën, mbasi atëherë gratë katundare mbanin kapuça me pare të hekurta. Mandej, ja hapën arkën ku e kishte çejzin (rrobat) e ja plaçkiten krejt çka pati pëlhurë, këmisha e tjera. Unë isha i shtrirë ne shtrat mbasi e kisha këmbën e djathtë te thyemë në kukëz. Serbët ka hallakateshin na i shtinin grykat e pushkëve mbi krye duke hallakatur e bërë rrëmujë krejt shtëpinë. Po sa dolën jashtë ata mbasi na plaçkiten çka patëm prej rrobave, e ushqimit i ngarkuan në qerre të gjitha plaçkat dhe i morën me veti.

Familja si e varfër që ishte merrej më bujqësi dhe blegtori. Atëherë na i kishim 18 krerë lopë. I lëshuam me kullotë herët në mëngjes ne livadh të Lornicës. Menjëherë kanë shkuar serbet (shkijet) e i plaçkiten të gjitha. Kështu neve na mbeti vetëm një viç i gjashtë muajve në shtëpi. Më pastaj ne u detyruam qe ta lëshojmë Prigodën e te vëmë ne Vrellë pak ma te sigurt. Në Vrellë, bashkë me Mahmutin erdhën edhe dy djemtë dhe dy vajzat e tij. Kur në vitin 1920 Mahmuti kishte vendosur qe te ndahet nga baba i im, e te shkoj ne Prigodë vet së bashku me djemtë për të jetuar. E mbaj mend kur baba im Rrustemi i bëri rixha mos te shkoj ne Prigodë sepse ende janë serbet (raja) në këmbë. Ai me këmbëngulje i ngarkoi rrobat në kerr e u nis, të shkoj ne Prigodë. Nuk ka kaluar as një muaj po ne vitin 1920 ne dimër, na ishim ne Vrelle, natën i kemi dëgjuar te shtënat e pushkëve ne Prigodë që andej dëgjohej batarja vazhdon të tregoi më lot në sy xha Shabani. Të njëjtit serb ne krye me Gale Terziqin e Bllagoj Popin e kishin sulmua mixhën Mahmut me qellim për të ja  grabitur vajzën Zojën e cila ka pasur të martohej po në pranverë. Ajo ka qenë e fejuar për Hajdar Avdyl Gashin ne Prigodë. Zoja po sa i ka diktuar serbët qe po duan me hy brenda ja ka dhanë (mbështet) shpinën derës ku serbet s’kanë mundur me e thyer derën për te hy brenda, e kanë gjuajtur (kane shti) pushkë ne te e aty midis shpije e kanë lanë te vdekur Zojën, e cila u vra heroikisht vetëm mos me u ra serbeve ne dorë e mos me u bë robëreshë e tyre. Mandej kanë hy brenda e kanë vra Mahmutin plak me mjekër dhe Shabanin djalin e tij 22 vjeçar. Atë natë ne shtëpi s`ka qellu djali i Mahmutit, Rama as vajza tjetër Ziza te cilët kane qenë në Vrellë, sa për fatin e tyre. Te nesërmen na ka mbërri lajmi ne Vrellë për masakrën e tyre. Shokët prej Vrelle kanë shkuar në Prigodë e i kanë pru në Vrellë te tri xhenazet që i kanë varrosur ne varrezat e Vrellës të xhamia. Këto vrasje i kanë krye mbasi nuk munden me ja mbërri qëllimin për të grabitur Zojën e me marrë për grua të serbëve.  Para se ta kryenin masakrën në këtë familje  pak ditë ma parë Bllagoj Popi e kishte plaçkitur po ne Llukavc te Begut vajzën e Haxhi Gërgurit te cilën e kishte marrë për grua vëllai i Bllagoje Popit i Llukavcit të Begut. Ajo jo se ka qenë aq e bukur por vetëm se ka qenë shqiptare, e cila ka jetua deri vonë, e kanë pas pagëzuar me emrin Rada. Mbas një muaj qe i patën gri(pushkatua) Mahmut Demen me te birin Shabanin dhe bijën Zojen, e vrasin edhe të birin e dytë të tij Ramën i cili ishte kah shkon prej Vrelle ne Prigodë, me pa shtëpinë e vet. Ramës i del para me pushkë ne dorë i biri i Bllagoj Popit e vret midis rruge ne mes te Vrellës dhe Prigodës. Kështu prej kësaj shtëpie brenda një muaj ditësh u masakruan (4) katër anëtarët e Mahmut Demës. Prej frike qe pat marrë nëna e ime e ndjerë Dyka u sëmur rendë e cila nuk u shërua kurrë  por vdiq brenda gjashtë muajve. Unë (Shaban Rrustemi )mbeta jetim ku me rriti gjyshja e ime e ndjerë Sofia, me gjithë se nuk kishim lopë ne shtëpinë tonë se si thash edhe me para na kishin plaçkitur te gjitha lopët 18 copa. Mbaj mend se deri sa ka pjellë ajo mështjerrë qe pat mbet ne shtëpinë tonë, na kanë mbajtur me kos e tambël familja e shokëve Smajl Ibrajt shtëpia e Cen Alisë. Serbët nuk u ngopen vetëm më këtë masakër familjare por vazhduan më vrasje të tjera makabre. Ata vranë familjen e Mahmut Demë Dreshaj, Zoja Mahmut Dreshaj, Shaban Mahmut Dreshaj, Ramë Mahmut Dreshaj, Kjo familje u shua e tera duke mos lënë asnjë pasardhës pasi edhe  vajza Ziza vdiq më vonë.

Ukë Dema ka pasur edhe tre vëllazen, 2.Mahmut Dema,3.Maksut Dema, 4.Daut Dema. Uka i ka lanë 2 djem:Rrustemin dhe Brahimin, dhe 4 Vajza, Ukë Dema, ka qenë ne kohën e Austrisë ne burgun e Prizrenit, duke e transportuar për ne burgun e Shkupit. Papritmas ka vdekur ne fshat te Suharekës, ku na as varrin nuk ja dimë. As  nga vëllai Maksuti nuk kanë ngelur pasardhës sepse dy djem që i kishte  Ademin e Ahmetin i patën vdekur. Daut Dema e ka pas lënë një djalë Zeqirin, i cili i ka pasur tre djem:Sejdiun, Miftarin e Malen te cilët prej zullumit te serbeve e kanë shit tokën ne Prigodë e patën shkuar në Turqi. Mandej Mala është nda prej vëllezërve Sejdiut dhe Miftarit, e ka dalë prej Turqie ne Shqipëri, mandej është kthye prapa ne Kosovë, Prigodë., ne shtëpi te vet ku edhe aty ka vdekur. Mala i ka lanë dy djem Muharremin e Zeqirin, te cilët tash jetojnë në Pejë dhe kanë familje, kurse Sejdija e Miftari te dy kanë vdekur ne Turqi e nuk kanë lan askënd mbas vetit prej familjes. Sa i përket hises se Ukë Demës ai ka lanë dy djem: Rrustemin e Brahimin te dy këta vëllezër e kanë pasur nga një djalë Ramen dhe Shabanin i kanë martua dhe janë shtuar shumë. Kështu vazhdon xha Shabani më tregimin e tij mbi tragjedinë e familjes se tij të masakruar nga serbët që vuajtjet e shqiptarëve nuk patën të ndalur.

Serbët vrasjet nuk i ndalen asnjëherë kur patën mundësi të vrasin të pa ndëshkuar. Ata vazhduan më vrasje të tjera si më Niman Sadikun Kajtazaj me gjithë djalin e tij Shabanin. Ata ishin duke kositur ne livadh te vetin ne Lubovë. Këta te dy i kanë  vra ne vitin 1919 ne Lubovë, vrasjen e kanë bërë Gal Terziqi nga Llukavci dhe Millovan Malisha nga Carralluka, kjo familje Kajtazaj të vrarët i kanë varros ne fshatin e Vrellës mbasi s`kanë guxuar me i varros ne Lubovë. Më pastaj familjaret e tyre Sali Haxhijaj si kryefamiljar u detyrua prej drojës (frikës)nga serbët e vendit të shpërngulet për 4-5 vjet ne Pejë e dikur mbasi pak u qetësua situata u kthyen prapë në Lubovë ku jeton edhe sot.

Vrasjet fshatarëve te Vrellës i mbaj ndërmend këta: Mete Rrustem Vuthaj të cilin e kanë vra ne malin e Bollopojës tu ardhur prej Uçe e për ne Vrellë, të shtëpia e vet.

2.Vrasja e Hasan Uka Blakaj, këtë e kanë mbyt kah vinte prej Istogu ne kali për Vrellë, te cilin e kanë vra po sa ka dalë prej Istogu mjedis rrugës nën shtëpitë e Llullakve pak sa është larguar prej shtëpisë se Miliq Kerstes më kurdisjen e tij për vrasje. Kali i Hasanit i ka ardhur ne Vrellë pa njeri ne te, me dizgjin nëpër këmbë mandej kanë shkuar nga Vrella me kerr te qeve dhe  kanë gjetur te vdekur ne rrugë ku e ceka vendin ma para.

Vojvoda Miliq Kerstiq bëri masakra të mëdha në komune e Istogut më rrethinë nga ai vet dhe të është e quajturës ”petica” shkieve luajal të tij. Duke ardhur nga bjeshka Miliq Kerrsta e gjuan për vdekje Selman Tahirin (Keqi) Blakaj axhën e babait tim gjeja se është duke gjatuar dhe ka gjuajtur më (pahir) në lepur për fat shpëton më atë plagë duke e mbajtur plumbin në trup gjatë gjithë jetës se tij gjersa vdes. (Shënim i autorit të shkrimit)

Serbet e Lubozhdës  e mbysin Xhemajl Selimin Dreshaj i cili kishte shkuar me pre dru ne pyllin e vet qe quhej Bregu, ne afërsi te fshatit Lubozhdë edhe këtij i kanë ardhur qetë të shtëpia me vllakë thatë (zbrazet) kanë dal mëhalla e kanë lyp dy dite mezi e kanë gjet ne pyll te vrarë tregon xha Shabani

Mandej ne vitin 1924 kanë ardhur serbët prej Istogu në Vrellë e i kanë marrë më forcë  këta persona: Rrustem Tahirin Blakaj, Ahmet Delin Blakaj, Shaban Rrustemin Vuthaj e Isuf Bajrin Rugovaj te gjithë nga Vrella e i kanë t`filluar për Istog, kur kanë shkuar afër fshatit Lubozhdë ne vendin e quajtur lëndinat e Lubozhdës duke udhëtuar në këmbë, ata qe i morën këta te katër nga Vrella i kishin lanë disa serb të tjerë ne maje te një shkëmbi qe është shumë afër lëndinave të Pollaqerit me parullë qe ata te shtinë me armë gjoja kundër tyre! U kanë thanë këtyre te lidhur shikoni ku janë kaçaket shqiptar e po na gjuajnë me armë neve. Menjëherë këta i kane gri (pushkatuar) ne vend, vetëm Rrustem Tahirin të vëllain e Musë Tahirit kaçak e kanë lan te plagosur ne vend si për te vdekur duke mos ditur se s`është i vdekur e kanë shkuar për Istog. Rrustemi ashtu i plagosur mbas një kohe ka shkuar zhagas deri sa ka kapërcye rrugën e është hy ne ara nder rrugë e kështu mezi ka shpëtua. Më vonë ka ardhur në shtëpi është mjekuar dhe ka jetua goxha shumë vite.

Serbët më pastaj po te njëjtën verë kanë shkua ne bjeshkë e i ka mbyt këta njerëz: Istref Selimin me djalin Sylën Maraj nga Vrella mbas tyre po të njëjtën ditë e kanë pushkatuar edhe Halil Osman Bicaj ne fund te Lugut të butë dhe sot ai vend quhet ku është vra Hali Osmani.

Po në këtë vit e vrasin në bjeshkë edhe katragjyshin tim Beqir Musë Januzaj në bjeshkën e Januzajve në Qarrishta ku edhe sot e ka varrin. Më vonë vrasin Latif Zeqir Demaj afër stanit të ti ku dhe sot është varri i ti pas vathëve në kodër të Dynës. (Shënim i autorit)

Po ne te njëjtën verë kur i kanë mbyt (pushkatua)këta ne bjeshkë i kanë detyrua te gjithë çka janë kanë ne bjeshkë me bagëti me u zhdjergur prej bjeshke ne verë. Mbaj ndërmend kur një vit kanë ardhur xhandarmeria e ish Jugosllavisë se parë e i kanë hallakat njerëzit e Vrellës, gjëja për armë e kanë pasur raste kur vet ata ja qitshin në arkë shulin e pushkës si pretekst për ta arrestuar. Idriz Selmanin Maraj, e kanë lidh për një bli me konop e kanë rreh deri ne alivanosje për të treguar se ku e kishte fshehur armen, mandej e kane leshu atë me shumë shokë te katundit Vrellë. Gjithashtu, mbaj ndërmend kur i kanë marrë ushtarët e parë prej Vrelle, te cilët ishin ikë prej shtëpive te veta e dal ne mal, por mbasi u rrethuan, Vrella i detyruan qe te bien ne dorë për mos me u djegë fshati, e kështu i morën ushtarët e parë me rrethimin e xhandarmerisë se atëhershme pa u përshëndet me familjet e veta. Si ushtar te parë kanë shkue:1.Shaqir Feka Bicaj, 2.Hasan Sefa Blakaj, 3.Halil Imeri Blakaj, 4.Brahim Uka Dreshaj, 5.Halit Rrustemi Vuthaj, 6.Ramë Sejdija Blakaj. Këta te gjithë i kanë qua për shërbim ne Veliki Beqkarek, ku tani  quhet Zrenjanin.(ne Vojvodinë).

Vrasja e shqiptarëve nga OZNA famëkeqe

Në kohë të OZNAS famëkeqe merreshin njerëzit natën  të gjithë civil të pa mbrojtur dërgoheshin në OZNA ku ajo më pastaj i pushkatonte pa ndonjë shkak por vetëm që ishin shqiptarë. Zgjedhshin  shqiptarët më të mirë për ti pushkatuar në llugë-verrishtë te Istogut e cila ishte atëherë buzë lumit Istog që aty karshi hotelit tash te ndërtuar e qe quhet “Trofta, atëherë quhej Ribnjak”. Të gjithë të lidhur më tela më gjemba i hidhnin në kënetë moçalike njërin mbi tjetrin si kungujt.

Komandant i Oznes ka qenë Dushan Popoviqi, qe ka ardhur në Istog prej Malit te Zi – Ivan Gradit, si i pa shpirt. Te gjitha vrasjet i ka krye si mbas urdhrit të Radoje Millosheviqit dhe Ruzhes Raiqeviqit, te cilët atëherë e kishin ne dorë rrethin e Istogut. Menjëherë ne fillim te majit dhjetor 1944 kane fillua operacionin masakrën ne njerëz shqiptar të cilët ishin ne zë si burra te njohur ma përpara. Unë disa emra po i ceku sa kam mundur me i mbajt mend :Rrustem e Uke Rugova  babanë e vëllain e Ibrahim Rugovës nga Cerca, Col Bajraktarin nga Uça, Bajram Rama, Suhogerllë, Rexhep Halitin me familje nga Muzhevina, Idriz Selmanin Lipaj nga Studenica, Halil Mehmetin Maraj nga Vrella, Adem Uka Hajdaj me vëlla Shabanin nga Lubova. Shabani atë natë qe i kanë qit mej gri prej kullës Popit e ka sulmua rojën ja ka thye llambën qe e shndriste ndërtesën e ka kërcyer prej katit dytë e ka ikë për Shqipëri. Pastaj i kanë gri Bek Halilin Bicaj nga Vrella, Llesh Xhonin nga Zllakuqani. Te gjithë këta njerëz që i pushkatonin në llugë qe quhej lluga e xhamisë i mbysnin ne gjysmë te natës që popullata të mos dëgjoj as hapat as zërin e fërkemeve. Ata luanin në fizarmonikë mbrapa tyre ku e kanë pas harmonikash Kadri gabelin nga Istogu. Në fillim te vitit 1945 ishte një gju bore kur ka akshami kanë ardhur prej Kollashinit te gjithë Çetniket e Istogut ne krye me Ral Vuliqin po nga Istogu. Këta i kam pa me sytë e mi te gjithë që ishin te armatosur me nga tre rrathë fishek e nga një ne përmjet dhe ka dy rrathë krahaqafë, revole e bomba që u rinin të varura katarosh. Te gjithë këta çetnik i ndan nëpër vende ku ishin edhe partizanet si ne Istog ashtu edhe nëpër teren. Kurse Ral Vuliqin e dërguan për Pejë ne Ozne te Pejës, te cilin atë natë shefi i Oznes se Pejës e ka likuidua. Kurse ne mëngjes udhëheqësit te Istogut e kanë kërkua me ua kthye Raden ne Istog gjeja për te qitur para gjyqit, por shefi i Oznes ne Peje kishte qenë aktivist e ka likuidua te njëjtën natë. Kështu udhëheqjes se Istogut u shkojë huq kërkesa e tyre. Masakra ndaj shqiptareve ka fillua me një intensitet të madh bash kur çetniket ju kanë bashkua partizaneve. Mbasi e kanë gri Regjep Halitin nga Muzhevina me familje dhe ja kanë djeg shtëpinë, e shumica kanë ikë prej Muzhevine e kanë shkua në Vrellë për tu strehua, mbasi aty ka pasur njerëz ne zë si psh. Smajl Bajrami Kastrati i cili menjëherë i pat tubua popullin e rrethit te Vrellës e ka mësyje Istogun për te ndal terrorizmin qe e kryenin atëherë punëtoret e Oznes se Istogut.

Vërejtja ime

Siç shihet nga rrëfimi i xha Shabanit të gjitha vrasjet ishin mbi civilët e pa mbrojtur dhe të gjithë shqiptar, andaj populli nuk kishte rrugë tjetër përpos të vetorganizohet ilegalisht në mënyrë që sado pak të mbrohet nga hordhitë gjenocide serbe. Se pari u organizuan në qeta kaçakësh e më vonë edhe në lëvizje të armatosura siç ishte lufta në Drenicë në krye më Shaban Polluzhen. Edhe Vrella më rrethinë nuk ngeli prapa vetorganizimit në lëvizje Kaçake, si qeta e Musë Tahir Blakaj, qeta e Binak Perkiqit, qeta e Bardh Isufit, qeta e Hajdin Zekë Gashit(Muzlijaj) qeta e Tal Kurteshit e shumë të tjera.

Qetës se Azem Bejtës për çlirim nga Serbia ju bashkuan edhe djem të ri nga Vrella e Istogut luftëtar të denjë e trima gjer në frymën e fundit të heroit tonë Azem Bejta siç janë Sadik Perkiqi dhe Shaban Perkiqi tani më mbiemër Dreshaj (nga pasardhësit e tyre) ku dokumentohen edhe më këtë fotografi.

Shpresoj që dikush nga kjo anë e Podgurit do të merret më shumë më këto ngjarje sa të dhimbshme  po aq krenare. Unë vetëm desha ti sensibilizoj historianet, studentet, studiuesit e mirëfilltë mos ti harrojnë këto tema dhe të merren me to në mënyrën më profesionale të mundshme, sepse duke përkujtuar historinë tonë të lavdishme, shtrojmë rrugën e sigurt për të ardhmen.

Stockholm 27 tetor 2022

Hasan dhe Lajde Blakaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok