18/04/2024

Masakra e ushtrisë serbe e vitit 1913 në familjet Kalaj dhe Manreca në Nashec të Prizrenit

0

Nga  Nue Oroshi

Marsi i vitit 1913 për fshatrat e Komunës së Prizrenit ishte një muaj vdekjeprurës ku forcat kriminale serbe kryen dy masakra të tmerrëshme në komunën e Prizrenit.Masakra e parë u krye në Kabash ku u vranë dhe u masakruan 112 shqiptar të Kabashit.Për këtë masakër se bashku me publicistin Enver Sulaj, në fillimin e viteve të nëntëdhjeta, kemi botuar shkrimin e parë në revistën Qellimi” me titull Boria ra të pritet Kabashi më  pas, pas vitit 1999 kanë shkruar edhe disa studiues të tjerë.Por për masakrën e Nashecit të vitit 1913 ende nuk është botuar asnjë shkrim.Kjo masakër ishte kryer nga ushtria serbe ku ishin masakruar 19 burra të dy familjeve shqiptare.Për familjen Kalaj nga Nasheci e cila humbi 15 djem për një ditë dhe për familjen Manreca po ashtu nga ky fshat, humbi katër djem në po këtë masakër, marsi i vitit 1913 ishte një muaj i tmerrëshem.Kjo Masakër është kryer në Kodër të Nashecit e cila ishte e njohur më herët si Kodra e familjes Kalaj.Kjo ishte një Masakër e cila i mbështjelli në  zi dy familje por nuk mundi që ti shfaros.Të dy këto familje pas kësaj masakre mbijetuan me sakrifica të mëdha ku edhe sot e asaj dite pasardhësit e tyre jetojnë në fshatrat Nashec,Grazhdanik dhe Atmaxhë por të shpërndarë në Evropë dhe Amerikë.

Sa herë që shkruaj për masakrat serbe mbi popullin shqiptar dhe para se ti shënoj emrat e të vrarëve e të masakruarve në mendje me rri gjithmonë vaji i nënave shqiptare kur e kanë marrë lajmin për vrasjen e burrave dhe djemve të tyre.Më rri në mendje vaji i motrave për vëllezërit e tyre që i menduan t´ia qojnë përpara dhe t´ia rrisin votrën por ja që kriminelët serb nuk njohin ligje të luftës kur janë në pyetje shqiptarët por gjatë tërë historisë kanë masakruar popullin shqiptar në të gjitha mënyrat e mundëshme.Në marsin e vitit 1913 nga familja Kalaj u maskaruan 15 meshkuj kurse nga familjes Manreca 4 po i japim emrat e tyre:

Familja Kalaj:

GJOKË Dodë Kalaj

LAZËR Dodë Kalaj

MARK Gjokë Kalaj

GJOKË Mark Kalaj

DEDË Gjokë Kalaj

BIBË Gjokë Kalaj

LLESH Prekë Kalaj

SIMON Llesh Kalaj

NIKË Llesh Kalaj

PJETËR Prek Kalaj

FRROK Pjetër Kalaj

NUE Prekë Kalaj

GJON Nue Kalaj

MARK Nikollë Kalaj

ZEF Tunë Kalaj

Familja Manrecaj:

PREN Manrecaj Spaqi

PJETËR Manrecaj Spaqi

GJON Manrecaj Spaqi

MARK Manrecaj Spaqi

Këto familje edhe më vonë kontribuan kombëtarisht ku vlenë të veçohet kontributi kombëtar i Luigj Nikolla Kalaj i cili ishte udhëheqës i Grupit të Lëvizjes Nacional Demokratike      Shqiptare në rrethin e Prizrenit.Ky grup pas veprimtarisë atdhetare në mes të 20 majit  e deri në 26  maj 1959 u arrestuan. Grupi i Luigj Nikolla Kalaj qe i takonte LNDSH(Levizjës Nacional Demokratike Shqiptare) pas nëntë muajsh hetime  u denuan siç vijon:Luigj Nikolla-Kalaj 9 vjet burgë te rëndë,Destan Bajraktari 4.5 vjet,Vehbi Ukimeri 5 vjet,Vahid Kabashi 4 vjet  dhe Jashar Bajraktari 3.5 vjet.

Luigj Nikolla Kalaj pas përfundimit të burgut për t´iu larguar represioneve komuniste vazhdon jetën në Shkup ku pas vdekjës e lenë amanet që të varroset në varrezat e familjes Kalaj në Nashec ku edhe i pushojnë eshtrat këtij atdhetari të Shqiperisë Etnike.

Një qëndresë heroike në këtë familje e tregon edhe Frrok Kalaj.Frroku gjatë sherbimit në armatë mundohet dhe maltretohet psiçikisht nga një oficer serb, i cili e kishte në plan që ta vriste Frrokun.Me siguri do të ketë pasur njohuri ai oficer për atdhetarizmin e familjes Kalaj.Në një mbremje gjatë rojës Frrokut i vjen në kontroll ai oficer dhe pas tri ndalesave që i thotë ti bëj ai nuk ndalet dhe Frroku e vret oficerin serb dhe denohët me disa vite burgim.Pas kryerjes se burgimit shkon në Francë për të punuar, ku pas pensionimit kthehët për të jetuar serish në Kosovë deri në vdekje.Nuk duhet harruar edhe faktin se në familjen Kalaj për një kohë të shkurtër ka gjetur strehim edhe nacionalisti atdhetar dhe luftëtari i Shqiperisë Etnike Ndue Përlleshi.

Një veprimtar i shquar në këtë familje ishte edhe i ndjeri  Nikë (Boqaj) Kalaj veprimtar i viteve të nëntëdhjeta ku e dha edhe një kontribut humanitar,politik e kombëtar edhe pas përfundimit të Luftës së Kosovës 1999. Vdiq në moshë relativisht të re.Duke mos perjashtuar edhe shumë të tjerë nga kjo familje që dhanë kontribute të ndryshme kombëtare nëpër periudha historike siç është rasti i të riut Gjon Zef (Boqaj) Kalaj i cili plagoset rend pas një bastisje që e bën policia serbe në familjen Kalaj në Grazhdanik.

Pasi  që gjaku dhe kujtesa e të rënëve për mbrojtjen e trojeve shqiptare nuk harrohen do të ishte e udhes që këtyre 19 atdhetarëve shqiptarë t´iu ngritët një memorial përkujtimor si shenjë respekti dhe kujtimi për këta burra atdhetar.Një borxh të tillë në dokumentimin e fakteve e kanë edhe institucionet shkencore e politike në Kosovë, për t´iu treguar pushtuesve serb se asnjëherë nuk do ta harrojmë gjenocidin e kryer mbi familjet shqiptare siç  ishte rasti me familjen Kalaj dhe Manreca nga Nasheci,ku Pjetër Manrecaj-Spaqit një  muaj pasi që masakrohet i lind djali Augustini i cili do rritet pa e parë babain e ti kurrë por që do ta ngritë nga hiri i djegur dhe do ta rrisë e zgjeroj trungun familjar .

Të dyja këto familje Kalaj dhe Manrecaj pas disa kohësh u përtrinë me djem të rinj dhe si shenjë kujtimi të posalindurit i pagëzonin me emrat e familjarve të tyre të vrarë në masakrën e vitit 1913 nga ushtria pushtuse serbe.Mirpo kujtimi nuk duhet t´iu lihet vetëm familjarve duhet të kemi kujtesë institucionale dhe shteterore për të gjitha vrasjet dhe masakrat që i ka kryer Serbia në trojet shqiptare prej vitit 1912 e deri në vitin 1999.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok