13/10/2024

Kushtuar dëshmorit të armës së policisë, nipit të Doçit të trimërisë, Marka Ndrec Vladit, Nderi i Lurës, ish-punonjës i policisë në organet e Sigurisë në Dibër dhe krahinën e Selishtës, burrë i urtësisë dhe vëllazërimit midis feve.

Poemë  rapsodike nga MEVLUD BUCI

O moj Lura

E vëllazërisë,

Me karare

Je lavdi,

Nëpër luftëra

Të trimërisë

Bash si male

Marka Vladi.

2.

Nëpër shtigje

Të trimërisë

Si  rrallëshoq

Nëpër shkrepa

Kullë me ligje

E burrërisë

Kryenip Doçi

Marka Ndreca.

3.

Kullë me ligje

E burrërisë

Ballëshqotë

Nëpër prita

Sy shqiponjë

Nëpër shtigje

Zemërbarot

Plot merita.

4.

Në Lurë të Vjetër

Le e rrit

Azgan burri

Me plot karare

Si rrallë tjetër

Shkëmb granit

Shqipja e flamuri

Në kullë krenare.

5.

Lurë trimërie

Lurë e besës

Lurë e sofrës,

Lurë e vjetër

Burrë lirie

Burrë i shpresës

Ndrec Vladi

Si askush tjetër.

6.

Burrë i rrallë

Bir luriani

Për konak

E për burrni

Gur stërrall

Za tabani

Prush e flakë

Për shqiptari.

7.

Gur bedenash

Gur mermeri

Gur tabani

Gur fortese

Bashkim zemrash

Hov skifteri

Trim luriani

Kala bese.

8.

Bashkim drite

Hov skifteri

Bir kunore

Bash si Runja

Burrë merite

Për liri

Dritë arbnore

Ball-furtuna.

9.

ONdrec Vladi

Gen shqiponje

Për konak

E shqiptari

Je zamadhi

Burrë për troje

Me austriak

Me shtatë trimni.

10.

E za bese

Za stuhia

Për trojet,tokën,

Ballë fortesa

Gen Arbnia

Ndrit epokën

Je qëndresa.

11.

Gen Arbëria

Gen i fisit

Gen luriani

I shqiptarisë

Bash trimëria

Vlla i fisit

Dritë vatani

Dritë e lirisë.

12.

E thotë koha

E thotë jeta

Sofra në konak

Dritë bujaria

S`të tuti lloha

Flet e vërteta

Me austriakë,

Flet trimnia.

13.

Flet e vërteta

Hov shtrëngatë

Qëndrestar

Kreshnik luriani

Burrë të njeh jeta

Trim i pamatë

Ballëkrenar,

Me austriakë

Ndrec Dibrani.

14.

Ndrec i malit

Ndrec luriani

Hov shtrëngatë

Dritë-liri

Burrë i tabanit

Zemër-luani

Me austriakë

Shtatë trimni.

15.

Me austriakë

Shtatëtrimni

Si bir  luriani

Me duf-rrufe

Për këtë prag

Për nanë Arbëri

Kreshnik shqiptari

Besë qëndrese.

16.

Për këtë prag

Për Nanë Arbni

Besë e qëndresë,

Si shtrëngatë,

Me austriakë

Duf-stuhi

Dy të pabesë

Vrau me sëpatë.

17.

Si shtrëngatë

Dy të pabesë

Vrau me sëpatë

Ky shtat-bajrak

Burrë për konak

Me pushkë e besë

Për tokë e prag.

18.

O Ndrec kulla

Vlad i burrnisë

Nëpër epoka

Gjoks -stuhi

Trimat burra

Za i lirisë

I njohu toka

Dritë Arbni.

19.

Lurëe mallit

Lurë e pushkës

Lurë e blertë

Lurë e flladit

Vend i stërrallit

Përballë tutës

Shkëmb i sertë

Truall i Vladit.

20.

Vend beteje

Vend me dritë

I bleruar

Vend me kepa

Këngë hareje

Plot meritë

Vend i bekuar

Rron Marka Ndreca.

21.

Këngë hareje

Plot meritë

Me za bilbila

Si rrallë tjetër

Trim beteje

Zemërdritë

Lumç`ke le

Moj Lurë e vjetër!

22.

Trim beteje

Zemër-vullkan,

O moj Lurë

Je e Vladit

Duf-rrufe

Rron ndër ne

Marka Vladi.

23.

Duf rrufe

Shpirt-liri

Vlla me bilbila,

Nëpër prita,

Zë stuhi

Kjo nënë Dila

DritëArbëri

E leu Mirdita.

24.

Zë lirie

Ballshqiponjë

Si uragan,

Nëpër shkrepa,

Dritë-histori

Jep jehonë

Zë tabani

Sa të jetë jeta.

25.

Dila Vladi

Moj burrneshë

Zjarr i dufit

Bijë e Lleshit,

Je e Vladit

Sokoleshë

Mbesa e Lufit

Trimja e sheshit.

26.

Je e Vladit

I krenarisë,

Me betim

Si Nanë Tereza,

Nuse e Vladit

Nuse e Arbnisë

Me tre jetimë

Dritë ndër breza.

27.

Moj nënë Dila

Luftëtare,

Me plot besë,

E bujari

Me bilbila

Ballkrenare

Si fortesë

Për dritë-liri.

28.

LumMërkurthi

Lum moj Lurë,

Lum mirësia

Në mbrojtje të jetës,

Si askushi,

Për besë flamuri

Flet burrëria

Dritë e së vërtetës.

29.

Marka Ndreca

Shqiptaria,

Për kushtrimin

Për liri,

Bilbil në shkrepa

Për pajtimin

Për vëllazëri

Për nënë Arbëri.

30.

O moj Lurë

O vend bekimi

Me lisa e kepa,

Vatër shenjtërie,

Lindi e s`vdes kurrë

Trim bir trimi

Marka Ndreca

Martir lirie.

31.

Në Kunorë

Me pisha e kepa,

Dritë-konak

Me lisa e gurë

Mbet theror

Marka Ndreca

Shtatbajrak

Shqipe në flamur.

32.

Vlla me trima

Flet qëndrimi,

E vërteta,

Në ballë të pritës,

Dritë-vetëtima

Sua trimi

E njeh jeta

Në Zabel të Nikës.

33.

Si Jutbina

Sua trimi

Si rrallëshoqi

N`Zabel të Nikës,

Hov vetëtima

Valë Drini

Nip ke Doçi

Burrë i meritës.

34.

Hov vetëtima

Valë e Mall

Nip ke Doçi

Fis trimërie

Gjak Jutbine

Shqipe në mal

Lufta e poqi

Zgalem lirie.

35.

Nënë luriane

Gen shqiponja

Zë kushtrimi

Për tokë e fe

Gjoks tufane

Si lule zonje

Dritë vëllazërimi

Për këtë dhe.

36.

Gjoks-tufane

Ballkrenare

Sofër vëllazërimi

Për shqiptari

Tokë luriane

Me plot karare

Shpirt bekimi

Dritë Arbëri.

37.

Tokë luriane

Me plot karare

Shpirt bekimi

Dritë Arbëri

Zë tramundane

Diell mbi male

Sofër shenjtërimi

Për shqiptari.

38.

Ndreca,

Lenini

Edhe Deda,

Pëllumba në shkrepa,

Djem-petrita

Sokola Drini

Marku e Dila

Dritë-jeta!

39.

Djem petrita

Sokola Drini

Marku e Dila

Lum ç`kanë le

Nipa Mirdite

Zë kushtrimi

Vlla me bilbila

Për Atdhe.

40.

Nipa Mirdite

Ballëdjersitur

Për mirësi

E për llogore,

Ylber drite

Mendjendritur

Për ushtri

Shqipe Arbërore.

41.

O moj Lurë

O vend bekimi

Me lisa e shkrepa,

Vatër shenjtërie

Dritë në flamur

Trim bir trimi

Marka Ndreca

Martir lirie!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok