20/06/2025

MARRJET DHE DHËNIET SHEKULLORE MES SHQIPËRISË DHE GREQISË

0
Fahri-Dahri1

Nga Fahri Dahri

[Alfa për krijimin e shtetit, së pari është domosdoshmëri të ndërtohet strategjia afatgjatë e tij. Këtë strategji shteti grek e realizoi në vitin 1844 me “MegaloIdenë].

“Megali idea” (Ideja e madhe) është platformë politike e qarqeve shoviniste greke që synonte, duke filluar prej fundit të shek. XVIII, krijimin e një shteti të madh grek në kufijtë e Perandorisë Bizantine ku do të përfshiheshin edhe troje të banuara nga popullsi të tjera ballkanike (shqiptarë, maqedonas, bullgarë etj). Në fillim të shek. XX u orvat të realizohej Megali Idea në Shqipëri nëpërmjet të ashtuquajturit Vorio-Epir, përkatësisht aneksimit të krahinave të Korçës dhe të Gjirokastrës.

Deri në vitin 1922,  shteti grek ishte zgjeruar katër herë, qoftë nëpërmjet pushtimit ushtarak apo diplomacisë (shpesh me mbështetjen britanike). Postulati: “Çdo ortodoks është kombas grek”!Kaq duhej dhe ka 200 vjet që ky term “grek”, të ketë ndikim të madh në politikë, diplomaci, në shtrirje të helenizmit dhe mbi të gjitha termi “grek” ka zënë vend në qoshen e vendimmarrjeve të Fuqive të mëdha kryesisht në dëm të kombit shqiptar. Është ndikimi i fuqishëm që shtetit Grek i ka dhënë mundësi spekullative, për të mashtruar shtetet europiane që vazhdojnë të favorizojnë shtrirjen e shtetin Grek, duke përdorur besimin e ortodoksisë edhe të një pjese të shqiptarëve, të cilët i cilëson si komb grek. Po kështu është vepruar edhe nga shtetet e tjera fqinje me “thithjen” e shqiptarëve të besimit ortodoks,  nëpërmjet asimilimit. Ashtu si banorët ortodoksë të Stambollit janë quajtur “Rum”, nga emri “Romios”, është vepruar dhe tentuar në vazhdimësi që edhe ortodoksit shqiptar, të quhen kombas grekë. Me prapaveprim shtrirje teritoriale të helenizmit. Me këto terma dhe me forcën e pushkës, Republika e Greqisë, si rezultat i kombit mbi baza fetare,  mbështetur në strategjinë e “MegalloIdesë”, arriti të mbi dyfishojë sipërfaqen dhe mbi katërfishojë popullsinë, pavarësisht se përbërja e saj është etnikisht e përzier. Me strategjinë spekullative shteti Grek ka arritur të tjetërsoi historinë edhe nëpërmjet përdorimit të gjërë të vendosjes së prapashtesës “greece”  të vendbanimeve të pushtuara, të ngjarjeve historike, të heronjëve, personaliteteve , krijuesave, historianëve, figurave të shquara, si të lashtësisë dhe vazhdimisht më pas.

Diktohen ndërrimet e emrave të personave me besim tjetër duke i kushtëzuar me dhënie favoresh dhe masa të tjera shtrënguese. Qendrime që dihen prej të gjithëve, pavarësisht se bien ndesh me konventat dhe Ligjet Ndërkombëtare.

Kjo temë është reagim nga leximi i librave të disa autorëve anglesë, të cilët në trajtinin mbi “Epirin”, shtjellimin e mbështesin pikërisht tek termat spekullative të përdorur nga pala greke, ku banorët etnikë shqiptarë të besimit ortodoks, banorë të Shqipërisë së jugut, i njohin si kombas grek.  Me një përdorim të tillë tjetërsues etnikisht të shqiptarëve, kanë rënë në kurth jo vetëm historianët, studjuesit, por edhe politikanët, personalitate të larta shtetërore, të cilët  nuk i vlerësojnë aspak popujt e tjerë që janë ndryshe, ithtarë të së vërtetave dhe ndjenjave njerëzore.

Për të kuptuar sa u trajtua këtu, po jap thelbin e çështjesve që ndan dy kategori njerëzish në botkuptime. Analizojmë dy botkuptimet, sipas përvojave, mes kombit shqiptar e përfaqësuesave të kombit grek:

  1. a) Përvoja e veprimeve dhe qendrimet e palës shqiptare, në gjithë historinë është në linjë të palëkundur në ruajtjen e ekuilibrit njerëzor në marëdhëniet me fqinjët. Nuk ka asnjë rast ku të jenë prekur interesat të çdo lloi dhe në ç’farëdo mase ndaj palës greke, apo fqinjëve shtetërorë. Përkundrazi.

Dikush e ka trajtuar apo e trajton qendrimin e popullit tonë si dobësi,  inferioriteti, apo mungesë trimërie. Por historia, të paktën dymijë vitet e pas Krishtit, (pa anashkaluar  periudhën Iliro-epirote me strategë botërorë) historikisht janë të shumtë personalitet e etnisë shqiptare që kanë drejtuar perandori, institucione të besimeve fetare, dijetarë me veçori të dallueshme, po ashtu edhe gjatë Mesjetës kanë qenë të shumta rastet kur shqiptari thirrej për të luftuar, pasi dallohej për trimëri, guxim etj. Historikisht frika dhe inferioriteti nuk kanë qenë karakteristikë e shqiptarit, kjo është një e vërtetë e konsoliduar ose siç thuhet më bindshëm eshtë “aksiomë- llogjike”.

  1. b) Pala greke duke filluar nga krijimi i shtetit grek, i cili në vitin 1844 vuri në zbatim strategjinë e “MegalloIdhesë”, ka kryer veprime tejet të pa pranuara, tejet agresive kundër palës shqiptare. Idea e Madhe greke përmban program të qartë agresiv ndaj fqinjëve.

Të përmbledhur sjellim ngjarje  në zbatim të strategjisë : “Idea e Madhe”.             Spekullime të palës greke me përdorimin e termit “ortodoks” (kush është ortodoks është grek), duke e njësuar me identitetin kombëtar. Po mbushen 200 vjet që shteti grek ka përdorur dhe vazhdon të përdorë me sukses spekullimin me përcaktimin e kombit. Të sqarohem që në fillim se  qëllimi  këtu nuk është për të ndikuar në korigjimin e asnjë shteti në përcaktimin e kombit. Të quhen si të duan. Le ta përcaktojnë kombin sipas formimit të tyre në gjykimet e qendrimeve ndaj objektives dhe subjektives. Problemi për mua qendron që përcaktimet e kombit siç e mendojnë të tjerët të mos e shtrijnë në popullin dhqiptar, duke ushtruar dhunat, vrasjet, shpronësime, dëbime e genocide, siç ka ndodhur e ndodh. Organizimet shoqërore të popujve në fazën e fundit të Mesjetës, ku mbizotëronte organizimi fisnor, të paktën në gadishullin Ballkanit, krijuan formimin e shteteve, u formua ndërgjegjja kombëtare edhe tek fiset shqiptare, me Lidhjen e Prizrenit (1878)..                                                   Ishte fund  shekulli i XIX që populli shqiptar, lidhur me përcaktimin e  kombit të tij u drejtua nga elementë objektivë, siç janë gjaku, gjuha, gjeografia (territori shumëshekullorë), traditat, zakonet, veshjet, ushqimi. Popuj të tjerë, në kushtet e tyre, ku u mungonin elementët e mësipërmë,  u drejtuan kah besimeve fetare për të përcaktuar kombin. Dikush kërkon dallimin mes objektives e subjektives. Shkurt, sipas formimit tim, objektivja është natyrore, jashtë vullnetit tonë; ndërsa subjektivja varet plotësisht nga vullneti njerëzor. Besoj del qartë se përcaktimi kombit që lidhet me gjakun, gjuhën, gjeografinë, etj. janë objektive; ndërsa përcaktimi me bazë besimin fetar del qartë se varen nga vullneti njerëzor. Për një sqarim më të plotë, në respekt të lexuesave do të sjell në vëmëndjen faktin historik: ”Dorëshkrimet në manastire janë quajtur shpesh “Sioni i ri”. (Lexoni “Free Hetim”):  Emri i Romakëve ka mbetur atje për njëmbëdhjetë shekuj, që nga krijimi deri në shpërbërjen e shtetit nga Osmanët në 1453. Banorët e sotëm ortodoksë të Stambollit janë quajtur “Rum”, nga emri “Romios”, pavarësisht nga racat dhe etnitë ndryshe. Është pranuar se Futja në histori e termave “Perandori Bizantine” dhe “Bizanti” në fillim të shekullit “r” është një nga shtrembërimet më të mëdha të historisë. Termi “bizantinë” kurrë nuk është përdorur nga këto karakteristika (dmth të njëjtët banorët bizantinë të Perandorisë multietnike Romake).  Këtë lloj shtrembërimi (le ta, quajmë kështu) e ka përdorur me sukses edhe shteti grek.  E ka të sanksionuar në strategjinë e krijimit të shtetit grek me “MegalloIdhenë”, ku thuhet: ”çdo ortodoks është grek”. Po kështu është vepruar edhe nga shtetet e tjera fqinje me “thithjen” e shqiptarëve të besimit ortodoks, nëpërmjet asimilimit. Ashtu si banorët ortodoksë të Stambollit janë quajtur “Rum”, nga emri “Romios”, është vepruar dhe tentohet në vazhdimësi që edhe ortodoksët shqiptarë të quhen kombas grekë. Me prapaveprim shtrirje teritoriale të helenizmit. Me këto terma dhe me forcën e pushkës, Republika e Greqisë, si rezultat i kombit mbi baza fetare, mbështetur në strategjinë e “MegalloIdesë”, arriti të mbi dyfishojë sipërfaqen dhe mbi katërfishojë popullsinë, pavarësisht se përbërja e asaj popullsie është etnikisht e përzier. Me strategjinë spekullative, shteti Grek ka arritur të tjetërsojë historinë edhe nëpërmjet përdorimit të gjërë të vendosjes së prapashtesës “greece” vendbanimeve të pushtuara, ngjarjeve historike, heronjëve, personaliteteve , krijuesave, historianëve dhe figurave të shquara, si të lashtësisë dhe më pas. Diktohen ndërrimet e emrave të personave me besim tjetër duke i kushtëzuar me dhënie favoresh dhe masa të ndryshme ndëdhkuese. Qendrime që dihen nga të gjithë, megjithse bien ndesh me Konventat dhe Ligjet Ndërkombëtare.

1)    Krimet e andartëve grekë në jug të Shqipërisë.

2)   Gjatë vitit 1913, grekët e mbajtën të pushtuar jugun e Shqipërisë. Popullatën ortodokse të kësaj zone e quanin popullatë greke. Ndërkohë, dolën me projektin: “Autonomi e Vorio Epirit”.

Më 2/03/1914 shpallën të ashtuquajturin shtet të pavarur të Vorio Epirit me kryeqytet Gjirokastrën. Shteti fantazmë krijoi edhe ushtrinë. Vranë, dogjën dhe shkatërruan gjithçka. Banorët shqiptarë të besimit ortodoksë të këtyre anëve e kundërshtuan krijimin e këtij shteti. Përpara asaj situate lindi domosdosmëria e krijimit të çetave shqiptare si në Kolonjë, Tepelenë, Kurvelesh, Delvinë dhe gjetkë të udhëhequra nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare: Çerçiz Topulli (1880-1915); nga luftëtari dhe komandanti i forcave vullnetare Selam Musai (1860-1920); nga veprimtari i lëvizjes për çlirim kombëtar Sali Butka (1857-1938); nga luftëtari për mbrojtjen e trojeve të Shqipërisë Sulo Beqiri (fund i shek. XIX-1970); atdhetari tjetër kundër pushtuesve komandanti  Sali Murati/Vranishti (1880-1926), që për dy muaj pandërprerë u bëri ballë hordhive të andartëve grekë. Në kuadër të trupave vullnetare të vitit 1914 që luftuan kundër bandave të andartëve grekë, ishte edhe Avni Rustemi (1895-1924).

2) Grekët dhe masakrat e fshatrave të Shqipërisë së jugut.

Fakte të mizorive të kryera nga ushtria greke në vitin 1914, pala shqiptare i ka trajtuar në komisionet ndërkombëtare, sa herë i është dhënë mundësia. “Masakrat e kryera gjatë vitit 1914, deklaronte Faik Konica në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, nuk u kryen nga banorët  ortodoksë të Shqipërisë së Jugut, shqiptarë apo grekë, por nga ushtarakë të ushtrisë së rregullt, që hoqën uniformat greke për t’u paraqitur si shprehje e vullnetit të popullsisë vendase. “Vendi u dogj krejt dhe u bënë masakra të padëgjuara”. Gjithashtu Konica kujtoi se për këto ngjarje ekzistonte një raport i pavarur i gjenerali hollandez De Veer i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, pasi ky konstatoi në vend (in loco) shfarosjen totale të banorëve myslimanë të fshatit Hormovë. Është fakt historik i konstatuar nga gazetarë të kohës që shoqëronin delegacionet ndërkombëtare, të cilit merrnin takime me banorët shqiptarë në qytetet e fshstrat e Gjirokastrës, Përmetit, etj.  për të krijuar bindjen nëse ishin fshatra dhe qytete shqiptare apo greke.    Në këto takime u vrejt, e u vërtetua se ishin po ata njerës që vinin në çdo takim, me flamurin grek dhe brohorisnin:“Rroftë Greqia” (Ζήτω η Ελλάδα).     Raporti i Gjeneralit Dever dhe i ekipit mjekësor, që e shoqëronte atë, i tronditi rëndë kancelaritë e fuqive të mëdha. Në përfundim të L 1 B, në Versajë u mblodh Konferenca e Paqes (1919). Pikërisht në atë konferencë, Venizellos që në 1914 kishte orkestruar marshin funebër të Shqipërisë së Jugut, u përpoq t’u mbushte mendjen përfaqësuesve të fuqive fituese që t’ia aneksonin  jugun shqiptar Greqisë. Por, përfaqësuesit e Fuqive i kujtuan Venizelos pikërisht masakrën e dëshmuar të fshatit Hormovë dhe tragjedinë e 300 fshatrave të tjera të Shqipërisë së Jugut, të shkretuara e të shpopulluara nga bandat greke. Në fund i thanë Venizellos se Greqia nuk mund të pretendonte si të vetin një territor, ku në vitin 1914 ushtria greke kishte spastruar me dhunë 80% të popullsisë. Veprimet agresive të grekëve kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk kanë rreshtu gjatë gjithë shek XX dhe sot.                           3) Disa ndodhi të padëshiruara dhe me pasoja në marëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës nga vitit 1912.    Vite më parë në Gazetën “Tirana Observer” janë trajtuar të gjitha ngjarjet e padëshiruara mes dy fqinjëve, që nga Konferenca e Londrës më 1912 e deri tek rastet më të fundit për kufirin detar. Incidente këto që për hir të së vërtetës kanë ardhur gjithnjë vetëm nga pala greke, duke e parë Shqipërinë gjithnjë në pozita inferiore. Le ti rikujtojmë disa nga këto ngjarje:

a)Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912. Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio- Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”.                              Ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër, ndaj shqiptarëve. Kujtoj se në këtë takim nuk kishte shtet shqiptar për tu mbrojtur. Veç disa patriotë që ropateshin me vullnetin e tyre për të mbrojtur etninë shqiptare. Besoj kuptohet “ndeshja e pa barabartë” greko-shqiptare, ose shteti grek me disa intelektualë shqiptarë vullnetarë!?

  1. b) Masakrat ndaj krerëve tëÇamërisë, më 7 mars 1913. Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të rajonit të Çamërisë për një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dinon, me urdhër të gjeneralit i rropën të gjallë.
  2. c) “Batalioni i Shenjtë”, Andartët, e vitit 1913.

Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut.  Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e Epitit. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

ç) “Protokolli i Firences”, 17/12/ 1913.

Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramëthisë, Margëllëçit, Pargës, Gumenicës, Artës e Prevezës.

  1. d) “Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913. Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen shqiptaro- greke; në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë rrethet e Korçës dhe Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës dhe Përmetit.
  2. e) Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914.

Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio-Epirit, por edhe jashë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët; ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan: “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.

ë) Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923.                                    Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore, rinisur më 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 30,000 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferuan Shqipërinë.  Vendosmëria e palëkundur e shtetit grek për të përfshirë myslimanët e Çamërisë në shkëmbim, krahas politikave që u zbatuan në terren dhe detyrimeve të popullsisë vendase, të cilat nga ana e tyre u shtuan nga vendosmëria e oficerëve vendas dhe e popullsisë së krishterë vendase, çoi në efekte negative ekstreme në terren.

  1. f) Internimi i burrave çamë, 4 gusht 1940.

Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame në turin e parë, grekët për të evituar protestat ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kishte mbetur askush. Gratë dhe fëmijët ishin  shpërngulur në fshatra të tjera gjoja më të sigurta nga mësymjet e egra të egërsirave greke; ndërsa shtëpitë mbetën shkretë, pasuria e tundshme dhe e patundshme ra në duart e hajdutëve dhe grabitqarëve. Kthimi i të internuarve në vendbanimet e tyre mbas më shumë se 6 muaj, kur panë shtëpitë e tyre shkretë  “U shokuan të gjithë. Vunë duart në kokë. Dëgjoheshin vetëm thirrje dëshpëruese me: “ku jeni o familjet tona”. Batërdi me shembull pa të dytë.

  1. h) Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940.

Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen e sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan fisa amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve, megjithëse çamët në 1940, ishin nënshtetas grekë.

  1. g) Shifrat e terrorit çam, 1940. Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau, theri dhe dëboi tërësisht banorët autoktonë të Çamërisë. Të përmbledhur afro 30 % e popullsisë së rajonit u vranë, u zhdukën dhe vdiqën nga gjenocidi grek, me drejtues të masakrave gjeneralin e ushtrisë greke Napoleon Zervasin. Rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Ndaj këtyre veprime ç’njerëzore askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, qenkan ekzekutuar bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.Akuzë e sajuar. Shteti grek e kishte nisur këtë spastrim etno-fetar që para 1913; ndërsa për spastrimin tërësor të atij rajoni, shfrytëzuan me dredhi shanset e L2B. Sigurisht duke mashtruar “Aleatët” dhe “Boshtin”.
  2. j) Masakra e Napolon Zervës më 25 qershor 1944.

Napoleon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e Napoleon Zervës ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin e Paramëthis. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve. Më pas masakrat vijuan në Pargë, Margëlliç, Gumenicë,  Filat dhe rrethinat e tyre. Në të gjithë rajonin e Çamërisë.!                                                           ●●●

Pavarësisht se debatet në Komisionin e çështjeve greke nuk po shkonin në mënyrë triumfale, siç kishte menduar, Venizellos ishte i sigurt në përfundimin e favorshëm të tyre. Ndërsa Konferenca e Paqes vijonte punimet e saj, i mbështetur fort nga përfaqësuesit e Francës e të Britanisë së Madhe dhe i sigurt për gjetjen e një gjuhe të përbashkët edhe me Italinë, Venizellos drejtonte në mënyrë të ethshme nga Parisi përgatitjet për marrjen në dorzim të “Vorio-Epirit”. Kështu, qysh në 3 shkurt, ai porosiste Ministrin e Luftës në Athinë të nxitonte rekrutimin e klasit 1919 “për të garantuar zënien e vendeve që eventualisht do të na jepen neve”. Me urdhër të Venizellos, në zonat kufitare me Shqipërinë filluan peticioney, organizoheshin manifestime të zhurmshme të organizuara nga “sillogjet vorio- epirote”, ku u bë kujdes të futeshin edhe shtetas shqiptarë të besimit mysliman. Prania e tyre, sipas grekëve, do të akreditonte tezën e mbrojtur nga Venizellos në Konferencën e Parisit, sipas së cilës jo vetëm të krishterët e Shqipërisë së Jugut, por dhe myslimanët e dëshironin një bashkim me Greqinë. Në fakt, Mimistri italian në Athinë Avezzana, më 5 mars njoftonte Romën se në qendrat kufitare të Janinës, Camandas e Konicës po grumbulloheshin njësi të ushtrisë greke dhe banda paraushtarake, që do të depërtonin në territorin shqiptar për të organizuar kryengritje e për të shpallur “autonominë e Vorio-Epirit”, sipas skenarit të provuar në vitin 1914. Mendoj se ky përshkrim historik edhe në këtë masë, e jep idenë mbi marëdhëniet mes dy shteteve shqiptaro-greke, ku dallojnë fare qartë dy botkuptimet, njëri i popullit shqiptar, i cili  ka mbajtur në kurriz të gjitha ngjarjet ç’njerëzore të kryera nga shteti grek dhe botkuptimin e shteti grek, si një shtet agresiv që kërkon të nënështrojë një popull që përmban në genet, në tërësinë e tij karakteret, vetitë dhe parimet e bërtetademokratike.

Deri këtu trajtuam me paanësi të vërtetat e historisë së palës shqiptare të cilat, siç thotë Edith Durhan: kanë rënë në kurrizin e popullit shqiptar. Në vijim do të paraqes disa qendrime të autorëve anglezë. Në librat e tyre shpaloset një histori e tjetërsuar, mbasi ata janë bazuar në historinë e tjetërsuar nga grekët. Ata nuk u njohën me popullin shqiptar, por u besuan thënieve. Më duket me vend që këtu të shkruaj pak dhe qendrimin e Zonjës së Madhe, artistes angleze Edith Durhan, e cila u njoh fizikisht me shqiptarët. Nga shënimet shumta dhe vlerësimet e Edith Durham për Shqipërinë dhe shqiptarët nga libri i saj “Shqipëria, brenga e Ballkanit”, lexojmë: “Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot. Ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk më zhgënjyet. Zotat e kishin bekuar atë truall ku konservimi i ca vlerave humane është sekreti. Ai vend dhe ata njerëz të befasojnë. Ekzotizmi i tyre gati, gati natyror, tejkalon herë herë modernitetin sipërfaqësor. Atje ajri maleve e deteve është tjetër ajër. Gjuha shqipe ka një muzikë ndryshe. Fjala “mirë se erdhe” del drejt e nga shpirti i atyre njerëzve”.  Ndërsa qendrimet e autorëve anglezë që nuk e njohin shqiptarin, por që kishin rënë në kurthin e djallëzuar grek janë bërë “avokatët” e grekëve.  Vijon nesër pjesa e dytë

Studjues Fahri Dahri, qershor 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok