05/12/2025

Marrëveshje politike për të mirën e vendit!

0
Florim-Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

Menjëherë pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare nga KQZ, fillon beteja politike për formimin e qeverisë se re, e cila rrallë herë ka qënë më e komplikuar, jo për shkakun e rezultatit zgjedhor, por si pasojë e përqarjes së skenës politike dhe ambicieve për pushtet të liderëve partiak.

Për aq sa është e vështirë lidhja e ‘kurorës’ qeverisëse mes pushtetit dhe opozitës, duket i pamundur unifikimi i opozitës shkaku i postit të Kryeministrit!

Po e zëmë që arrihet një marrëveshje kompromisi për formimin e institucioneve të reja shtetërore, gjashtë muaj pas zgjedhjeve lokale do të përballemi me ngërçin tjetër politik në Kuvend për zgjedhjen e presidentit!

Shkuarja në çdo gjashtë muaj në zgjedhje për Kosovën e varfër është e papërballueshme dhe e mundimshme për qytetarët.

Urojmë që sa më parë të arrihet një marrëveshje fillestare mes subjekteve politike për konstituimin e Kuvendit dhe më pas edhe për formimin e qeverisë, në mënyrë që legjislatura e re, e 9-ta më radhë e Kuvendit të bëjë menjëherë amandamentimin e ndryshimeve kushtetuese për nxjerrjen e ligjit për zgjedhjen e presidentit drejteperdrejt nga vota e popullit.

Me ketë akt kushtetues do të evitoheshin ngërçet dhe pazaret politike për kontrabandimin e postit të presidentit nga partitë politike në Kuvend.

Mbajtja e zgjedhjeve të përbashkëta lokale dhe presidenciale në vjeshtën e këtij viti do të ishte zgjidhja më fatlume për vendin, e cila do të ndikonte drejtëpërdrejt në satbilitetin afategjatë politik dhe të qeverisjes më efektive në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

 

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok