09/11/2024

Mark Gjonaj midis Shkollës Shqipe “Alba Life” në prag të vitit të ri shkollor 2021-2022

0

Nga Keze Kozeta Zylo

Nga përvoja e mësimdhënies midis dy kontinenteve kuptoj që ajo që bashkon më së shumti shkollat në botë në prag të hapjes së tyre është parapërgatitja e mësuesëve, stafit për t’i mirëpritur me plot profesionalizëm nxënësit që do të ulen në bangat e klasava për vitin e ri akademik 2021-2021.  Telefonatat e shumta, bisedat me prindërit, nxënësit, takimet pas daljes nga izolimi total botëror, doemos që i gëzon pamasë të gjithë të interesuarit për t’i sjellë fëmijët e tyre pranë Shkollës Shqipe “Alba Life”, një shkollë tashmë e njohur për seriozitetin, profesionalizmin dhe aktivitetet e shumta që organizon gjatë vitit.

Është fakt që edhe pse bota u izolua Shkolla Shqipe “Alba Life”, që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut, mësimet nuk i ndërpreu kurrë pasi ishte e para shkollë në gjithë diasporën që filloi programin mësimor në platformën Google Meet në Online dhe kjo në saje të punës së përkushtuar të të gjithë mësuesëve tejet profesionistë, stafit, prindërve dhe nxënësve.

Si misionarë të mesimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë kemi arritur rezultate të dukshme mbi të gjitha shumica e fëmijëve mund të mësojnë më shumë se një gjuhë. Drejtuesja e programit mësimor Dr.Valbona Zylo Watkins e cila është dhe profesore për spanjishten dhe letërsinë në universitet pohon se fëmijët duke mësuar dy gjuhë kanë avantazhe, si  aftësia për të përdorur informacionin në mënyra të reja, rritja e koeficentit të intelektit, vendosja e fjalëve në kategori, si “ushqim” ose “lodra”, pasuron fjalorin me fjalë të reja, merr aftësitë e leximit, mendon më shpejt në zgjidhjen e problemeve, behet një dëgjues i mirë dhe lidhet më shumë me Atdheun e të parëve…

Z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” u mirëprit me plot dashamirësi në seminarin e drejtuar nga z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollave Shqipe si dhe nga të gjithë mësuesit dhe stafi i shkollës si Adelina Lacaj, Arta Xhaferri dhe Blerim Gjocaj, (koordinatore në Bronx), Elton Xhaferri, Majlinda Tafaj, Davida Hasanaj dhe Eriola Shahaj. Zonjat Hasanaj dhe Shahaj iu bashkuan si asistente Shkollës Shqipe të cilat u mirëpritën me shumë dashamirësi nga bordi i shkollës.

Më duhet të shtoj se Z.Mark Gjonaj është i pari politikan Shqiptaro-Amerikan që është ulur në karrigen e Ansamblesë së shtetit të Nju Jorkut dhe në Bashkinë e Nju Jorkut.  Z.Gjonaj pohoi me krenari se Shkolla Shqipe “Alba Life” është e para që ka vizituar këtë qendër pranë spitalit “Jacobi” e cila do të inagurohet së shpejti dhe ne ndihemi krenar për ju si misionarë për mesimin e Gjuhës Shqipe.  Pasi prezantoi para mësuesëve të gjitha mjedieset me klasa tejet komode, palestrën ku do të bëjnë gjimnastikën si dhe kopshtin e gjelbërt ai tha se po bëjmë të gjitha përpjekjet që dita e parë e Shkollës Shqipe “Alba Life” të jetë e suksesshme dhe këtu këto mjedise të gumëzhijne vetëm shqip.  Ju lumtë për punën që po bëni vazhdoi Zoti Gjonaj.  Zoti Gjonaj po vazhdon në rrugën e ndritur të Rilindasve, Fan Nolit dhe Faik Konicës duke bashkëpunuar me thjeshtësi dhe kulturë me gjithë komunitetin. Z.Zylo falënderoi për pjesëmarrjen megjithëse është periudhë pushimesh, si dhe të gjitha mësueset që ndonese në Atdhe ishte mesnatë ato u paraqitën në Online si Gela Bulku, Mirevete Krasniqi.  Ditën tjetër seminarin e vazhdoi në Online me mësueset që nuk kishin mundësi të vinin fizikisht pasi janë me pushime në Atdheun tonë të dashur. E vecanta në seminarin në Online ditën tjeter ishte dhe pjesëmarrja e znj.Mira Shehu nga Halifax Canada, e cila ka shkollën e vet atje, por për shkak të pandemisë e bashkoi me Alba Life në Online.  Pasi falënderoi për bashkëpunimin ajo pohoi se do të vazhdojë dhe këtë semestër në Online me Alba Life, bashkëpunim që z.Zylo e mirëpriti me shume kënaqësi.

Në seminar z.Zylo prezantoi stafin pjesëmarrës dhe falënderoi të gjtiha mësueset që po punojnë pa u lodhur, pandalur, me plot kulturë për mësimin e Gjuhës Shqipe në Diasporë.  Ai tha për përpjekjet e bëra për të marrë siguracionin e Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Gjithashtu udhëzoi edhe pse jemi një staf vullnetarësh ne duhet duhet të ndjekim me përpikmëri rregulloren e Shkollës publike amerikane në shtetin e Nju Jorkut. Të gjitha mësueset dhe asistentet duhet të pajisen me certificatën e “Child Abuse”, si dhe u tha për udhëzimet e ministrisë së arsimit në Shqipëri për kriteret përkatëse në lidhje me pranimin e mësuesëve në shkollë. Foli për tekstet mësimore që do të përdoren për vitin e ri akademik 2021-2022.  Z.Zylo tha se nuk do ta ndërpresim mësimin në Online pasi kemi prindër që nuk kanë mundësi në oraret tona, si dhe prindër nga vende të ndryshme të botës që duan t’i sjellin fëmijët pranë shkollës Alba Life e cila dha një kontribut të dukshëm në kohën e pandemisë.  Duhet të punojmë fort për t’i sjellë fëmijët në muajin shtator si dhe të kontaktojmë me prindërit që kemi patur si dhe të rinj për të marrë informacionet përkatëse dhe si e duan mësimin, dmth cilin program për fëmijët e tyre.

Ndërkohë foli dhe për programin artistik që po përgatitet për ceremoninë e hapjes si dhe të inagurimit të qendrës kulturore Jacobi ku udhëheqës artistike është Adelina Lacaj e cila do të bashkëpunojë me mësueset Entela Muda dhe Majlinda Tafaj. Inagurimi do të jetë madhështor ku do të ketë personalitete të larta si nga shteti amerikan, shqiptar po ashtu dhe nga Diaspora pasi për herë të parë realizohet ëndrra e komunitetit shqiptaro amerikan për të pasur mjediest e tyre komode në New York dhe kjo në saje të z.Mark Gjonaj.

Mirë se te vini në shtator nxënës të dashur për të mësuar Gjuhën tonë të bukur Shqipe!

Gjuha Shqipe na bashkon sepse është asht i Kombit!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok