22/12/2024

Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut dhe Nder i Kombit midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx

0
u6_Kozeta-Mark-Gjonaj1

Në se hapni një klasë me grupmoshën time unë do të jem i pari për t’u regjistruar në këtë shkollë – Mark Gjonaj

Nga Keze Kozeta Zylo

Z.Mark Gjonaj, Këshilltar ne Bashkinë e Nju Jorkut dhe ish ansambleist i shtetit të Nju Jorkut erdhi ditën e shtunë në shkollën publike amerikane “Christopher Columbus” ku Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx, shkollë që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut zhvillon mësimin e gjuhës shqipe.  Edhe pse një ditë e ftohtë bore dhe me temperatura të ulta, nxënësit të shoqëruar nga prindërit vinin grupe-grupe për në shkollën shqipe.

Z.Gjonaj u mirëprit në hyrje të shkollës nga z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori i shkollës si dhe nga dy koordinatorët znj.Arta Xhaferri dhe z.Blerim Gjocaj.

Ardhja e zotit Gjonaj është frymëzim, sepse ai është nje shembull i shkëlqyer i suksesit dhe i punës patriotike në shërbim të çështjes kombëtare.  Gjithmonë e them dhe e shkruaj, sepse pjesëmarrja e tij në shumë aktivitete të rëndësishme të komunitetit në Diasporë si dhe lidhjet me Kombin janë shumë impresionuese dhe ogur i mire për Atdheun tonë.

Z.Mark Gjonaj vizitoi mjediset në klasat e mësueseve Majlindës, Fatbardhës dhe Mirvetes si dhe bisedoi me nxënësit kokë më kokë në një komunikim të lirshëm dhe shumë të ngrohtë.  Nxënësit i bënë shumë pyetje si psh: Ku keni lindur, ku keni mbaruar shkollën, a shkoni shpesh ne Shqipëri, si e keni mësuar gjuhën shqipe etj.

Pas vizitave nëpër klasa nxënësit, mësuesit dhe prindërit u mblodhën së bashku për t’u takuar direkt me z.Gjonaj.  Z.Gjonaj u falënderua nga z.Zylo në emër të Bordit të shkolles i cili tha se ardhja e z.Gjonaj pranë shkollës Shqipe është krenari për të gjithë ne.  Z.Gjonaj ka 13 vjet që e viziton Shkollën Shqipe dhe bëhet frymëzim për Diasporën, pasi veprat e tij për Kombin me punë janë shumë mbresëlënëse.  Fjala elekuente e z.Mark Gjonaj dhe e mbështetur në realitetin e jetës së tij u ndërpre disa herë nga duartrokitjet.  Z.Gjonaj tha midis të tjerash se: “Mësojeni Gjuhën Shqipe që të dini nga keni ardhur dhe ku do të shkoni.  Nuk ka më bukur kur ju mblidheni të gjithë së bashku në Shkollën Shqipe dhe mëoni gjuhën e nënës.  Ju bëni shumë miq shqiptarë në shkollë, që më perpara nuk i keni njohur, por tani ju do të jeni miq përgjithmonë, se shokët dhe shoqet e shkollës nuk harrohen kurrë.  Unë kam shumë emocione kur vijë në shkollën Christofer Columbus, sepse kam mbaruar në këtë shkolle, ndërsa tani vi dhe takoj miq shqiptar.  Kur unë kam qenë në moshën tuaj ne nuk kemi pasur shkollë shqipe përreth, por nëse do të kishte prindërit e mi do të më çonin të parin në shkollë.  Unë falënderoj prindërit e mi që më dhanë këtë dhuratë të paçmuar, mësimin e Gjuhës Shqipe.  Sidoqoftë më lajmëroni të parin në se hapni ndonjë klasë me grupmoshën time, unë do të regjistrohem me shumë kënaqesi në këtë klasë.  Traditat, kultura dhe historia jonë e lavdishme duhet të njihen nga të gjithë shiqptarët veçanërisht në Diasporë.  Ruajini traditat dhe kulturën kombëtare dhe për këtë ne ndihemi të privilegjuar që shteti i Amerikës na krijon mundësinë për të pasur lirshëm shkolla shqipe”.

Dy nxënës të talentuar si Arelt Xhaferi dhe Fatjona Gjocaj interpretuan poezi nga repertori i tyre.  Në klasë u krijua një atmosferë shumë miqësore, sepse z.Gjonaj foli shumë natyrshëm dhe lirshëm si dhe komunikimi midis tyre ishte si një leksion i vyer pedagogjik, një nga ato mësimet e hapura.  Në fund z.Gjonaj i shoqëruar nga znj.Liljana Pekic anëtare e stafit pranë zyrës së tij në Bashki iu dhuroi nga një pako të gjithë nxënësve të cilët i morën me kënaqësinë më të madhe dhe me falënderimin më të përzemërt.

Nxënësit, mësuesit dhe prindërit bënë një fotografi të përbashkët për ta pasur kujtim të pashlyeshëm në memorjen e tyre.

Pas takimit me nxënësit, Z.Gjonaj dha një intervistë për TV “Alba Life”, intervistë që do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

Ndihmuan në regjistrimin e kronikës kameramanët z.Elton Xhaferi dhe z.Bujar Sadikaj.

Autorja është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.

18 janar, 2020

Bronx, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok