24/12/2024

MANIFEST PËR SHQIPTARËT

0
samiu_epiri

Të paktë janë ata njerëz në Greqi  që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin çam apo arvanit. A. Kola

Çamëria shtatëzaninë e mori në Kosovë, shtatëzaninë e ndjeu të gjallë tek nëna në Shqipëri, udhës për në Çamëri! Shkruante mësuesi dhe patrioti çam Musa Demi, në ditarin e tij, i rënë me tërë familjen e tij kundër forcave shtetërore greke. Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjet më radhë. Aktualisht, Shqipëria në Greqi ka nën pushtim  një teritor sa një Shqipëri, 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë tokë dhe det, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri është udha në gjuhën e nënës dhe mision i shenjtë për çdo shqiptar. Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor 2016 në Egzil, është e angazhuar për zgjidhjen e Çështjes së Çamërisë në rrugë diplomatike dhe juridike si rrugë që e lejon demokracia euro–atlantike. Në këtë etapë të zhvillimeve politike në Ballkan e më gjerë rreth Çamërisë e për Çamërinë, ky do të ishte dokumenti strategjik dhe pragmatik për Çlirimin e Republikës së Çamërisë nga prangat e Shtetit të Greqisë; Lëvizja për Republikën e Çamërisë, kërkon nga Greqia:

1 . Heqja e „Ligjit të luftës“ me Shqipërinë, që mban në burg Çamërinë,

2 . Legalizimin e gjuhës shqipe në tërë Greqinë si gjuhë zyrtare.

3 . Hapja e shkollave shqipe dhe kthimi i çamëve në pronat e tyre,

4 . Lejimi i flamurit kombëtar të Çamërisë në tërë teritorin e saj e në More.

5 . Lejimi i festave kombëtare.

6 . Marrëdhëniet kulturore të Çamërisë me pjesët e tjera të atdheut.

7 . Njohja e Gjenocidit të bërë të shtetit të Greqisë ndaj popullsisë çame prej vitit 1912 – 1945 e këtej.

8 . Dëmshpërblimi për viktimat e gjenocidit ndaj popullsisë çame si dhe dëmshpërblimin për pushtimin e Çamërisë prej disa qindëra miliardash eurosh.

9 . Njohja e teritorit të Çamërisë nga Greqia prej 23 mijë e 5 qind kolometrave katrorë sipërfaqe tokë det dhe ujëra.

10 . Njohja Republikës së Çamërisë nga shteti i Greqisë.

11 . Rikthimi i 3 milion çamëve të mërguar në tokat e tyre stërgjyshore.

  1. Dëmshpërblimin prej 450 miliard euro për viktimat e gjenocidit ndaj çamëve dhe arvanitëve. Njëherit, dhe dëmshpërblimin shtesë prej 500 miliard euro për shfrytëzimin e pasurive dhe të mirave material dhe minerare që nga viti 1912 -1945 e deri më sot. Gjithsejt, 950 miliardë Euro.

Pra, vetëm në këtë mynyrë mund të ndërtohet paqja midis Republikës së Çamërisë, dhe Republikës së Greqisë. Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e saj sa Shqipëria. Epiri pellazgjik – Çamëria, është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin Ballkanik, më parë ( Ilirik ), pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më se 15 mijë vjet jetë njerëzore. Shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të gjuhës dhe të gjakut pellazgo-ilir. Prandaj, Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjetë më radhë.

Ne nuk kemi nevojë ta qepim hartën e atdheut tonë me Çamërinë, kur atë e ka qepur vet përëndia, – Shqipëria deri në Prevezë. ( A. Geci )

Aktualisht, Shqipëria në Greqi ka të pushtuar një teritor  prej 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri është mision i shenjtë për gjithsecilin shqiptar. Shkëputjen e Çamërisë nga Greqia, pa pranimin nga Greqia nuk është e lehtë. Bashkimi i Shqipërisë me pjesët e pushtuara të atdheut në një bashkështet shqiptar, është i domosdoshëm. Pas rënies së Festim Latos, Udhëtarët e Pavarësisë së Çamërisë nuk do të ndalen për asnjë çmim. Kombi ynë përherë ka ditë të nxjerrë atdhetarë dhe prijësa për mbrojtjen dhe lirinë e atdheut.

Udha nëpër të cilën do të vemi në Çamëri është përplotë eshtra çamësh të rënë, përplotë eshtra fëmijësh të prerë, përplotë eshtra nënash të dhunuara, përplotë varre monumentesh të përvetësuara e të ndryshuara. Festim Lato, Heroi i Çamërisë, është i pari çam i rënë pas një shekulli burg dhe gjenocid të Greqisë ndaj Epirit të Çamërisë. Vrasja e Festimi Latos në Holandë me 17. 07. 2019, është humbje e rëndë për Republikën e Çamërisë të shpallur në egzil me 30 tetor 2016, nga Kuvendi gjithëshqiptarë çamë dhe arvanitë.

Festimi u vra si të gjithë heronjtë e Rilindjes sonë Kombëtare. Unë e ndjej dhimbjen për vrasjen e Festimit, por, dhimbja dhe detyrat për Pavarësinë e Çamërisë i tejkalon dhimbjet e një të rëni. Pas vrasjes së Festim Latos, Heroit të Çamërisë, heshtja e Shqipërisë dhe e Kosovës për Shqipërinë deri në Prevezë është e pakuptimtë. Shteti shqiptar e ka në Kushtetutë mbrojtjen e tërë teritorit të saj. Kërkesa e shqiptarëve për Shqipërinë deri në Prevezë duhet të hapet. Teritori i Shqipërisë i quajtur Çamëri i është dhënë në shërbim të paqes Greqisë me protokollin e ashtuquajtur, „Protokoll i Firencës“ i mbajtur në Firencë të Italisë me 16 dhjetor 1913 nga 6 fuqitë e kohës. Asnjë çast, asnjë përpjekje në histori nuk guxon të jetë harruese.

Shtetet, perandoritë, ngrihen dhe bien, por popujt mbetën. Shtetet janë organizma gjeo-politikë, të përkohshëm, ndërsa popujt janë të përjetshëm. Republika e tretë shqiptare në Ballkan, Republika e Çamërisë, është çelsi i Shqipërisë së Bashkuar.

Lufta për Çlirimin e Çamërisë dhe përtej saj do të jetë beteja jonë më e shenjtë në të ardhshmen. Këtë betejë të pakryer për Çamërinë dhe Krahinën e Mollës së Kuqe, na e lanë të pakryer, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, rexhimi Komunist i Enver Hoxhës dhe Lufta e Konsultuar e Kosovës më 1999 dhe shumë faktorë të tjerë. Unë kujtoj se standardet e kohës sonë, ligjet e tregut, bizneset, marrëdhëniet kulturore, kërkesat dhe dëshmitë e pareshtura, rritja e cilësisë së demokracisë,  akualisht janë e vetmja mundësi historike që në Çamëri të hiqet „Ligji i luftës“ që ndalon zhvillimin kulturor, e arsimorë e kombëtar të Epirit shqiptar të Çamërisë. Mërgata 3 milionshe shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Australi, si dhe  çamërit dhe arvanitët brenda në Greqi, do të gjejnë forcë e mençuri për t´i dalë zot Çamërisë dhe Krahinës së Mollës së kuqe.

Shpallja e Republikës së Çamërisë në egzil nga shqiptarët për Çamërinë është një meritë e arritur, e që ndiqet me zili nga shoqatat dhe partitë çame në Shqipëri dhe Kosovë. Por, koha do të jetë antologu më i mirë për ta ndriçuar udhën e së ardhmes sonë në një Bashkështet shqiptar. Rizënia e gjuhës shqipe në Çamëri dhe gjithandej Greqisë dhe zgjimi kombëtar i çamëve dhe arvanitëve, i vëllëzërve të një gjaku,  i thërrasin sot guximshëm Evropës dhe intelektualëve të saj  për ta lexuar drejtë e mbarë çështjen shqiptare, autoktoninë e tyre në Çamëri e më gjerë. Poeti Asio, në librin „Athina e zezë“ shkruan; „Epirin e ilirisë e lindi dheu i zi i Pellazgjisë, të barabartë me perëndinë“. Prandaj, nuk falet tokë e perëndisë! Çamëria, merret! Çamëria s´lypet! Shqipëria deri në Prevezë është detyrë dhe qëllim kombëtar për gjithësecilin shqiptarë.

Atdhe Geci – Dortmund, Nëntor, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok