06/12/2024

Kush e përgjaku Lëvizjen?

0
u6_Gervalla-Zeka

Nga Xhafer Leci

Ibrahim Kelmendi duhet ta dijë: Kush e solli nga Zvicra Kadri Zekën, për ta vrarë së bashku me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla në Gjermani, me 17 janar 1982?

Si i dyshuar për implikime-nxitëse dhe përçarëse në vazhdën e këtij krimi, nga viti 1982,Ibrahim Kelmendi vazhdon të dyshohet edhe për implikime tjera politike të vrasjeve të vitit 1997 në Shqipëri dhe,para,gjatë e pas luftës në Kosëvë,gjithnjë sipas modelit komunist të diktatorit stalinistit Enver Hoxha.

Ibrahimi, pa ofruar asnjë dëshmi për bashkimin e tri organizatave, ka titulluar-botuar librin: Lëvizja Lindje e Përgjakur – Bashkëbisedim me autor Bedri Islami.

I.Kelmendi dyshohet të ketë qenë i ngarkuar me detyra të caktuara  nga UDB-a jugosllave dhe sigurime tjera të huaja.Këtë mendim kanë shprehur edhe shumë shqiptarë të tjerë, jo vetëm unë.

— Ish e fejuara e Kadri Zekës, Saime Isufi, shkruan:- ”Kadri Zeka do të udhëtonte në Gjermani, më 12 janar 1982, do të takohej me vëllezërit Gërvalla dhe do të bashkoheshin pikërisht më 17 janar 1982…”

-Në librin Lëvizja (Lindje e Përgjakur)

– Bedri Islami:- “ …Të ndërtoni tri ditët e parathemelimit, pra, të ktheheni në datat 14, 15 dhe 16 janar 1982. Çfarë ndodhi në ato tri ditë? Faqe 25

> Ibrahim Kelmendi:-  “…Të enjten e 14 janarit të vitit 1982 Kadri Zeka erdhi për vizitë në Gjermani, më konkretisht, në rrethinë të Düsseldof-it… Ai erdhi edhe pse donte të më takonte dhe, së bashku, të takonim patriotët e angazhuar të asaj ane…” F. 25-26

Xh.Leci-komenti im:- Kush ishin ata patriotë? Kur dihet se Kadri Zeka nuk ka njohur askënd në Düsseldof, përveç teje Ibrahim? Tek kush mund të ketë ndejur-fjetur, Kadri Zeka, dy ditë e netë, me 12 dhe13 janar 1982? Sigurisht jo tek nëntokësorët, nuk ka dilemë se përmes  shqipfolësve, UDB-a e kishte përgaditur gjatë planin dhe terrenin, për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982, në Untergruppenbach-Heilbronn të Gjermanisë.

-Bedri Islami:- …”Si u njohët me Kadri Zekën? Ku? Kush ju njohu? Në cilin vend u takuat për herë të parë? F.46

>Ibrahim Kelmendi:- “KadriZeka ishte një idealist 24 karatësh, nëse mund të shprehem kështu, por me bindje komuniste… Që të dy, (Jusufi e Kadriu)dëshironin të organizoheshim, sipas modelit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, që do të udhëhiqej nga pararoja komuniste…” Faqe 46-48

Xh.Leci-komenti im:-  Pse I.Kelmendi, flet aq gjatë dhe anash kalon pyetjet më të rëndësishme të shtruara nga B.I., duke mos u përgjigjur se ku, përmes kujt dhe kur është njohur për herë të parë me Kadri Zekën? Vetëm Ibrahimi e di pse nuk është përgjigjur dhe çfarë fshihet këtu?!  I.Kelmendi fletë për aftësitë e Kadri Zekës…,duke bërë krahasime në mes Kadriut dhe Jusuf…

Duke përmendur edhe disa emra të veprimtarëve të njohur, në kontestin negativ…! Nuk është për  tu habitur, pse Bedri Islami,ish gazetar i “Zërit të Popullit” me diretktivat e krerëve të Partisë Socialiste,erdhë nga Shqipëria me 1992, për  tu bërë kryetar i Degës së LPK-së në Gjermani-Evropë, në vitet e Luftës në Kosovë 1998-1999, pa i njohur strukturat e kësaj organizate, vetëm për ta pasur nën kontrollin e Tiranës zyrtare Luftën e fundit! Bedriu, i njohur si puntorë detektiv i SHISH-it në kohën e komunizmit të diktatorit stalinist  Enver Hoxha,  takimin e parë kishte bërë me I.Kelmendin, cilit qellimisht nuk i ripërsëritë pyetjet e rëndësishme cilat  anash kalon pa u përgjigjur I.K.?!

-Bedri Islami:-  “Tani le të vijmë te data e 17 janarit. Me thatë se keni udhëtuar së bashku me Kadri Zekën dhe me një mikun tuaj drejt banesës së Jusuf Gërvallës…” Faqe 55

> Ibrahim Kelmendi:- “Sa për saktësim,ju thashë se na kishte ftuar Jusufi dhe si pikë takimi kishim banesën e Murat Kryeziut,në Bernhausen qytezë afër aeroportit të Shtutgartit.Aty kemi qëndruar deri pas mes nate.Prej aty Jusufi na ka marrë në shtëpinë e tij…,duhet të kemi arritur rreth orës 03.00… Thënë, ndoshta naivisht, unë ndihesha më i çliruar për të nxitur biseda,sepse kohëve të fundit,sidomos në dasmën e Kadriut  e Saimes,ushtroja rolin nga pozita e neutralit,ndërmjetësuesit në mes të Jusufit dhe Kadriut…Pastaj i dhashë të drejt vetes ta informoja Jusufin për bisedat që kishim pasur dy ditë te fundit me bashkatdhetarë  në Düsseldof  e rrethina,- se ju ka folur kryesisht shoku Zeqë- ( meqë emrin e vërtetë,Kadri nuk ia dija)…, Jusufi…, duke përmbyllur bisedën se kishte vendosur t`i thoshte PO bashkimit,një çast e më parë.Në këtë frymë foli edhe Kadriu, duke i thënë PO bashkimit. Sapo përfundoi Kadriu, Jusufi  u ngrit në këmb dhe i zgjati dorën Kadriut:”  Atëherë për hajr na qoftë bashkimi,”duke u përqafur mes tyre tepër shoqërisht. Pastaj më përqafuan edhe  mua për bashkimin e sapomiratuar…” Faqe 55-59

Xh.Leci-komenti im:-  Z.I.Kelmmendi, Kadri Zeka nuk ka njohur asnjë bashkatdhetar tjetër për pos teje në Düsseldof  e rrethina. Si ka mundësi, të marrësh pjesë në dasmën e Kadriut e Saimes,me 2 janarë 1982, dhe pastaj të vije Kadriu nga Zvicra tek ti vetëm 12 ditë pas dasmës, për bashkimin e tri organizatave , të Jusuf Gërvallës LNÇKVSHJ, Kadri Zekës OMLK dhe Ibrahim Kelmendit Fronti i Kuq Popullor dhe, tri ditë ta shoqëroje Kadriun nepër bashkatdhetarë,miqë tuaj në Düsseldof, e mos të ia dije emrin e vërtetë,por kinse e paskit njohur vetëm me emrin trillues-pseudonimin shoku, Zeqë?!!!  Një shembull: Më 30 maj 1981 në Gjenevë të Zvicrës qe organizuar një demonstratë. Me autobus udhtuam nga Sindelfingeni i Gjermanisë: Unë Xh.Leci, Bardhosh Gërvalla,Selim Koca, Nami Ramadani,Hismet Klaiqi, Nuhi Sylejmani,Jakup Biçkaj, Beg Leci, Nazim Kqiku e shumë të tjerë. Dikush nga pjesëmarrësit në këtë demonstratë,me të përfunduar fjalimin para masës së tubuar, tha:” Sa bukur foli Kadri Zeka.”   E pa besueshme për çdo logjikë të shëndosh! Tre udhëheqësit  kryesor të këtyre tri organizatave,për ta bërë bashkimin ne një Organizatë-Lëvizje,pa tjetër do duhej  të njihen në mesvete, ta ken besimin tek njenri tjetri dhe,ta dinë emrin e mbiemrin e njeri tjetrit. Si mund të kurorozohesh me një grua pa ia ditur emrin?!   Pseudonimet përdoren në raste letërkëmbimeve përmes postës…,por jo në mes krerëve cilët duan ta bëjnë bashkimin e tri orgabizatave në një Levizje?!!

– Ibrahim Kelmendi:- …,” Natyrshëm u dakorduam që organizatën ta emërtonim: Lëvizja për Republikën e Kosovës…Jusufi e Kadriu ishin nën presionin e kohës, sepse Kadriu do duhej të udhëtonte për në Sant Gallen të Zvicrës dhe në mëngjes do duhej të ishte në punë. Rreth orës15.00 ishim të gjithë poshtë. Pimë kafet e lamtumirës, meqë Jusufi tha se unë duhej të udhëtoja patjetër me Sylën, për të arritur në kohë në Klubin” Emin Duraku” në Düsseldof, ngaqë  atje do të na prisnin bashkatdhetarët e paralajmëruar, për të parë dramën televizive “ Gërsheta lufte”. Ai arsyetoi se unë t`i nënshkruaja dokumentet më pas…U nisëm me Sylën diku rreth orës 15:30… Më pas mësova  se Kadriu nuk kishte udhëtuar në mbrëmje, me që nuk kishin mundur  t`i kompletonin të gjitha punët përkatëse. Për mos nisjen e Kadriut ishte e arsyeshme t`i telefonohej Saimes, por Gërvallajt nuk kishin telefon në shtëpi, ndaj duhej të telefononin nga kabina publike, atje ku shkonte shpesh Jusufi dhe të tjerë pjsëtarë të familjes. Për në kabinë, siç u tha, qenë nisur rreth orës 22.15, ku edhe ranë në pritë të atentatorëve. Atentati i kobshëm na e plagosi edhe bashkimin e miratuar. Dokumente për të dëshmuar atë që kishim vendosur nuk kisha, sepse ato i kishte konfiskuar policia gjatë bastisjeve. Shpresoj se ato e kanë kohen për të dalë në dritë, me shpresë se policia gjermane ia ka kthyer familjes Gërvalla gjithë arkivin dhe dokumentet më të freskëta, që duhet të kenë qenë mbi tavolinën e punës. Shpresoj, poashtu, që familja Gërvalla do t`ia dorëzojë komplet Arkivit Shtetëror të Kosovës të gjithë atë që mund të quhet, tashmë, Arkivi i Jusufit …” Faqe 60-62

Xh.Leci-komenti im:-  Rruga Heibronn-Düsseldorf  ka rreth 400 km, pse jeni nisur aq vonë në ora 15.30, kur dihet se 17 janari 1982 ka qenë e dielë, të nesërmen ka qenë e hënë ditë pune? Sigurisht që keni mundur  t`i informoni bashkatdhetarët për një organizim, i cili mund të caktohej ndonjë ditë tjetër, për të parë dramën televizive “ Gërsheta lufte”. Shumë më e rëndësishme ka qenë pritja, për marrëveshjen definitive, duke e nënshkruar të tre dhe ta merrni një kopje me vete, kur dihet se Kadriu jetonte në Zvicër, Jusufi poashtu shumë larg, për t`u takuar përsëri. Jusufi, nëse është  e vërtët që të ka thënë, “nisu për Düsseldorf”, ndoshta me qëllim që ti mos të jesh prezent për biseda sekrete, ngaqë nuk të ka besuar, sepse dihen marrëdhëniet e ftohura në mes teje dhe Jusufit!

Askush tjetër nuk mund të dijë më shumë se ti, Ibrahim, për këtë ngjarje tepër të dhimbshme, sepse tri ditë e shoqërove Kadri Zekën, apo ndoshta  5 ditë?!  “Në një pyetje që të ka bërë Bedri Islami, a e pyete Kadri Zekën me kënd erdhi nga Zvica? Ti përgjigjesh jo, nuk e pyeta, sepse Kadriu jetonte në një konspiracion të thellë…”  E pabesueshme, ty, Ibrahim të gjithë ata që të njohin mirë, sidomos përmes shkrimeve, e dinë se jo tri ditë, po as tri orë, nuk do të duheshin, për të mësuar nga vet Kadriu emrin e tij, por edhe përmes njerëzve, të cilët e kanë njohur mirë Kadriun. Jo vetëm unë, por edhe shumë të tjerë, besojnë se vetëm ti mund ta dije, me kënd dhe cilën datë erdhi Kadri Zeka nga Zvicëra në Düsseldorf  dhe ndoshta me datën 12, e jo më 14 janar 1982, siç shkruan ti?! Dokumentet e marrëveshjes, për bashkimin, që përmend ti, për policinë gjermane, nuk kanë pasur kurrëfarë vlere-rëndësie. Ndërsa, familja Gërvalla nuk posedon dokumente, të cila ti i përmend. Unë kam biseduar, para shumë vitësh, me vajzën e Jusufit, Donikën. Ajo më ka thënë bindshëm: “Nuk ka pasur marrëveshje”. Pra, ti, Ibrahim, ke titulluar librin sipas dëshirës tënde, me një titull inekzistent!

-Bedri Islami:-  “Kjo është vrasja e parë politike, sidomos në këto përmasa, e militantëve ilegalë të shqiptarëve të Kosovës, në Perëndim…” Faqe 74

Xh.Leci-komenti im:-  Shoku Bedri Islami, kjo nuk është vrasja e parë politike në Perëndim. Në Frankfurt të Gjermanisë, më 14 maj 1981, u plagos rëndë Rasim Zenelaj, antar i “Besëlidhjes Shqiptare”, i cili sot e asaj dite është i palëvizshëm. Ndërsa Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes,  është vrarë më 10.10.1981 në Bruksel-Belgjikë. Ishte viktima e parë politike e terrorit të UDB-së jugosllave, ndaj shqiptarëve në Evropë. Ndërsa demonstrata e parë u organizuar më 1978, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizerenit, në Stuttgat të Gjermanisë, nga – Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare(BKDSH) – me kryetar Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti. Më pas, demonstrata janë organizuar në Frankfurt, me 1979, në Mynih me 1980…

Wendlingen,08.11.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok