21/12/2024

LVV mes vazhdimësisë dhe dështimit historik!

0
Florim-Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

Tani kur jemi në parafushatë elektorale, hapen shumë tema dhe shtohen shumë dilema! Përderisa pushtetarët i thurin lavde vetes për sukseset e arritura, janë opozitarët që e bëjnë të kundërtën, i akuzojnë këta të parët për mospërmbushje të premtimeve. Përderisa pushtetarët kanë ngelur shumë largë realizimit të premtimeve elektorale, opopzitarët nuk e kanë kryer si duhet detyrën e tyre në Parlamentin e Kosovës!

Albini me “duar të pastra”, ministritë e zhytura në korrupsion dhe krim të organizuar

Pyetja më e shpeshtë të cilën e dëgjojmë gjatë ditëve të fundit është ajo, se, a është i përfshirë në korrupsion edhe kryeministri Albin Kurti?!

Logjika e të menduarit të thjeshtë e jepë këtë përgjigje:

Sikur të mos ishte i përfshirë në afera korruptive edhe kryeministri, ai nuk do t’i mbyllte sytë në rastin e bastisjeve të Zyrëve të MMPHI, e njohur ndryshe si ‘Ministria e Mjedisit’ dhe as nuk nuk do të qëndronte indiferent pas ngritjes se aktakuzave ndaj zyrtarëve të lartë në qeverinë që ai e drejton!

Si mund të jetë i pastër një Kryeministër që i mbron hajnat brenda qeverisë dhe përfaqësuesit jashtë saj në stafin diplomatik? Kjo është e njëjtë sikur i zoti shtëpisë tenton t’i mbrojë mashkujt e shtëpisë kur bastisen ose arrestohen nga organet e rendit, me tendencën për ruajtjen e imazhit si drejtues i ndershëm i familjes (qeverisë) që ai e drejton!

Mbrojtja e aferave korruptive siq ishte ajo e Martin Berishajt apo edhe e ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi nga dy drejtuesit e lartë shtetëror, siq janë kryeministri dhe presidentja e paraqet ” “Maja e Ajsbergut” korruptiv në vend, nga të cilat, mund të jenë pasuruar liderët e lartë shtetëror!

Bastisjet e fundit në Ministrinë e Mjedisit janë pasqyra më reale e Qeverisë së Kosovës të drejtuar prej njeriut me “duar të pastra”, i cili, edhe përkunder dëmit të shkaktuar buxhetit të shtetit, vazhdon ta heshtë megaskandalin në këtë ministri!

Policia e Kosovës me të përfunduar aksionin në MMPHI që drejtohet nga ministri Liburn Aliu, dy persona të dyshuar për keqpërdorim detyre dhe shpëlarje parashë, përshirë sekretarin e kësaj ministrie i ka shoqëruar në Polici.

Ndryshe, shuma e dëmit të shkaktuar në këtë ministri llogaritet të jetë rreth 90 milion euro!

Në fund, përseri dhe logjikshëm shtrohet pyetja:

A janë LVV-GUXO-A të pastër apo të inkriminuar në korrupsion?!

I zoti shtëpisë që i mbron hajdutët nën çatinë e tij, a është edhe ai hajn apo vëzhgues i hajnisë!

Diçka nuk është në rregull me ne si shoqëri njerëzore, nxitet hajni me “pelë për dore”, thonë fajet i ka drejtësia!

Lulëzon korrupsioni qeveritarë, thonë fajet i ka opozita!

Kjo po i bie, që ëngjujt na janë kthyer në djaj dhe anasjelltas!

“Mazraku në thes nuk hyn”, e thotë një fjalë e urtë popullore!

“Kaq për sot”, e thotë profesori në përfundim të orës mësimore!

Florim Zeqa

09.10.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok