22/12/2024

Lufta heroike e familjes së Shaban Jasharit është vazhdimësi e luftës heroike të nacionalizmës shqiptare

0
Jasharet

Nga Nue Oroshi

Pas punës 16 vjeçare që ka bërë shoqata” Trojet e Arbrit” në ndriçimin e luftës së nacionalizmës shqiptare duke botuar 18 vepra enciklopedike me mbi 12.000 faqe material shkencor kanë filluar të qartësohen gjërat në aspektin e historisë shqiptare.Për herë të parë ka filluar të shkruhet historia jonë ashtu siç ka ndodhur dhe jo ashtu siç na kanë fallsifikuar komunistët.Ky vetëdijësim i historisë sonë është duke ndodhur falë 300 intelektualëve shqiptarë nga te gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora atdhetare që për 16 vjet me radhë i dhanë dritë historisë tonë shqiptare.Këtë po e them për faktin se ne historianët nuk duhet të lëmë hapësirë dhe mjegullnajë sa i përket periudhave historike.

Tash është i njohur fakti se periudha kohore prej vitit 1945 e deri në vitin 1999 është periudhë e ripushtimit të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare në ish Jugosllavi dhe është periudhë e dominimit të plotë të ideologjisë ruso-jugosllave në Shqipëri.Vazhdimësia e luftës së nacionalizmës shqiptare dhe përpjekjët e brezave  tanë për tu çliruar trojet shqiptare janë paguar shumë shtrenjët.Atdhetarët nacionalistë të trojeve shqiptare që luftuan për Shqipëri Etnike ende sot e asaj dite nuk janë vendosur në fushën e nderit.

E këta janë të shumtë duke filluar nga Kapidan dr.Mark Gjon Marku,profesor Ernest Koliqi,profesor Ymer Berisha,Shaban Polluzha,Ndue Perlleshi,Mehmet Gradica,Xhemë Gostivari,profesor Alush Leshanaku,Ukë Sadiku,Mifailat e Zajazit,Xhafer Deva,Rexhep Mitrovica,Kolë Margjini,Marie Shllaku,atë Bernardin Llupi,Kolë Parubi,Gjergj Martini,Ahmet Selaci,Bislim Bajgora,Hajredin Vidishiqi,Bajraktari i Llaushës,Halim Spahia, Tahir Deda,Kajtaz Ramadani,Rexhep Kabashi,profesor Bedri Pejani,Gjon Sereqi dhe shumë e shumë të tjerë.Këta atdhetarë nacionalistë e mblodhën frytin kombëtar për një Shqipëri Etnike të bashkuar dhe demokratike.Është për të ardhur keq që ende ka ndonjë historian i vijës komuniste që e mbron tezën pansllaviste se Kosova në vitin 1945 është çliruar.

Nëse Kosova qenka çliruar nga kush është çliruar dhe kush e çliroj në vitin 1945.Fatbardhësisht falë punës së Shoqatës “Trojet e Arbrit” për 16 vjet me radhë këtë tezë kobëzezë e kemi lëshuar poshtë.Tash dihet fakti se Kosova dhe viset e tjera shqiptare në vitin 1945 janë riokupuar dhe ky riokupim ka zgjatur deri në vitin 1999 ku për tu çliruar sërish u dashtë një rezistencë e fortë kombëtare duke u sakrifikuar 15.000 mijë shqiptar.

Rezistenca e familjes Jashari e trasheguar nga luftërat e nacionalizmës shqiptare

Sa i përket heroizmës së familjes së Shaban Jasharit tash ajo dihet nga të gjithë shqiptarët.Por ajo që ende nuk është bërë e qartë se nga ju erdhi ky frymëzim kësaj familje atdhetare që të sakrifikohet për lirinë e Kosovës.Mësuesi i hershëm që ju ndalua ti edukonte brezat Shaban Jashari e njihte shumë mirë rezistencën shqiptare të udhëhequr nga profesor Ymer Berisha,Shaban Polluzha,Gjon Sereqi,Mehmet Gradica,Ndue Perlleshi,Ahmet Selaci,Bislim Bajgora dhe shumë të tjerë.

Ai i edukoj djemtë në frymën kombëtare se vdekja për atdhe është heroizëm që frymëzon brezat në të ardhmën ashtu siç ishin frymëzuar edhe familja Jashari nga lufta e nacionalizmës shqiptare.Këtë do ta lidhi vetëm me një fakt.Gjatë rezistencës së familjes Jashari,Shaban Jasharit,Hamëz Jasharit,Adem Jasharit dhe dajës së tyre Osman Geci që ju qëndroj në krahë nipave deri sa ranë heroikisht,luftën e kishin bërë me plisin e bardhë në kokë.Ky plis tregon qartë se kjo luftë ka vazhdimësi direkte nga lufta që bënë Shaban Polluzha,Ndue Perlleshi,profesor Ymer Berisha dhe shumë të tjerë.Gjeneratat e reja duhet ta dinë se aty ku e lanë rezistencën kombëtare këto figura historike të përmendura pikërisht aty e vazhduan edhe familja e Shaban Jasharit, që u bë frymëzim heroik për tu mobilizuar dhe rritur radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me moton tani të njohur: “O prite prite Adem Jasharin”!

Familja Jashari u sakrifkua për tokën Arbërore duke u bërë shembull frymëzimi dhe trimërie për shumë gjenerat në të ardhmën se si duhet mbrojtur atdheu.Gëzon fakti se këtë herë e patëm në përkrahje edhe Ushtrinë e NATOS që në një mënyrë apo tjetër ishte shëndrruar në forcë ajrore e luftës tonë për liri. Frymëzimet shqiptare gjatë shekujve kanë luajtur një rol historik sepse këto frymzime patriotike janë përcjellur brez pas brez e djalë pas djali.

Epopeja e Jasharëve i tregoj shqiptarëve se lufta për liri është shumë e shtrejtë.Është fakt se pas luftës në emrin e kësaj familje përfituan shumë tregtarë flamujsh deri sa kjo familje përplasej më mbijetesën e dhimbjes për të dashurit e saj.Tash gëzon fakti se familja Jashari dalëngadalë është duke u forcuar me djem dhe vajza dhe kjo rritje e familjes Jashari është rritje e kombit shqiptar kur sheh se kjo familje prap po forcohet përkundër plagëve të mëdha që mbajnë në shpirtin e tyre fisnik.

Po sikur të ishte at Gjergj Fishta gjallë ai do ti kushtonte një poemë kësaj familje në këtë mënyrë:

“Prekazi një vend ku pasardhësitë e Prenkës jetuan me ndershmëri/Aty u  rritën trimat që bënë histori/Lavdisë së tyre largë i shkoj zani/Për atdhe u flijuan pa u trembur aspak/Në vetull armiqëve Adem Jashari ju mori gjak/Në majet maleve ku kërsiste pushka/Thërret Shaban Jashari për hajrë djem na koftë lufta/Të na shkoj mbara pushka thërrasin Hamza e Ademi/”Urime Shqiptari lirinë sot e kemi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok