26/10/2024

Lojërat Olimpike në artin popullorë të zbuluar në Dardani

0

Nga Qazim Namani

Dardanët ishin banorët më të hershëm, që jetuan në pjesën qendrore të Evropës Juglindore, duke përfshirë territore të Kosovës së sotme, Serbisë Jugore dhe Maqedonisë veriore. Në shekujt VI e V, para erës së re, u konsoliduan si fise duke e themeluar mbretërinë dardane. Koha e zhvillimit intensiv të jetës dhe kulturës në truallin e Dardanisë antike, duhet kërkuar kah fundi i shekullit të V dhe shekullit të IV para erës sonë, pra në kohën e lulëzimit të Mbretërisë së Dardanisë. Ndër figurat arkeologjike që kanë të bëjnë me lojërat olimpike, pa dyshim se janë menadat e zbuluara në Prizren e Tetovë.

Menada e Prizrenit e njohur edhe si Vrapuesja e Prizrenit (Atletja nga Prizreni), është një figurë prej bronzi, e zbuluar në vitin 1876 në Prizren , me dimensione prej rreth 11 cm e lartë, pasqyron një vajzë (grua) duke vrapuar.

Për shkak të vlerave të larta artistike dhe estetike, për këtë vepër të artit, kanë shkruar shumë studiues të trashëgimisë kulturore.

Këtë vepër të artit, në vitin 1876, arkeologu anglez Artur J. Evans e dërgoi në Muzeun e Londrës (British Muzeum) në Londër.Foto

Si menadë tjetër e zbuluar në territorin e Dardanisë, vlen të përmendet edhe Valltarja e Tetovës, e cila është zbuluar në vitin 1933. Mendada e zbuluar në Tetovë, po ashtu daton nga shekullit V, para erës sonë, është punuar prej bronzi me dimensione 9.4 cm lartësi dhe gjerësi 4 cm, e cila sot ruhet në Muzeun Nacional të Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok