03/12/2024

Loja e modelit Luli kundër Berishës, por pa Bashën në PD!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Po bëhen tre muaj që qytetarët e Tiranës mblidhen çdo natë poshtë banesës së Sali Berishës dhe shprehin solidarizimin e tyre me liderin historik dhe aktual të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare. Manifestimi në formë proteste krejt të qetë i 20 shkurtit dhe solidariteti me Sali Berishën i qytetarëve dëshmuan se në përceptimin e njerëzve të thjeshtë arresti shtëpiak për Doktorin është më e pakta një akt i padrejtë. Dhe nëse SPAK, ambasada amerikane, qeveria e propagandistët e saj nuk kanë mundur deri tani pas më shumë se tri vitesh ta bindin publikun shqiptar se “Sali Berisha është i korruptuar dhe i fajshëm”, atëherë padrejtësia ndaj tij bëhet hakmarrëse.

Po opozita a ka si objektiv të saj lirimin e liderit të vet? Me fjalë duket se po. Në praktikë është krejt ndryshe! Të mblidhesh te pallati ku banon Berisha, të flasësh për drejtësi e liri dhe pas një ore ta vazhdosh ritmin rutinë të jetës tënde, kjo do të thotë se opozita nuk është serioze në lëvizjen e saj. Mua më duket se solidariteti me Berishën është i qytetarëve dhe më pak i opozitës. Një pjesë e opozitarëve kryesorë kanë frikë të shkojnë e të flasin para qytetarëve. Ndërkaq pjesa tjetër që ndjek ritmin qytetar është e vetëkënaqur me “bashkimin” në diversitet të opozitës.

Çdo të thotë “bashkim në diveristet”?! Askush prej palëve nuk e ka shpjeguar këtë nocion! Thjesht e përsërisin si refren në diskursin politik për të “dëshmuar” përmasat e demokracisë së Partisë Demokratike. Ndërsa unë besoj se një palë, ose një grup, ose disa opozitarë të kooptuar në krye të PD-së sin ë kohëm e PPSH-së, thjesht po spekullojnë. Duan të përligjin qëndrimin ndryshe nga demokratët për vendin dhe rolin e Sali Berishës në këtë parti. Po bëjnë lojën e Lulëzim Bashës pa Lulzim Bashën.

Skenar? Edhe mundet. Nuk e përjashtoj. Por çdo lloj bashkimi, politik apo social, i çfarëdo forme ose niveli qoftë, ka në themel sinqeritetin në deklarime, në qëndrime dhe në aksionet politike. “Jemi të bashkuar”, thonë të dy palët që krijuan kauzë në parlament, por në fakt janë të ndarë sa i përket mendimit e bindjes që kanë për rolin e pozicionin e kreut të partisë. Aq sa duket që disa po shfrytëzojnë qenien në izolim të Berishës, me qëllim që ta “dobësojnë” atë. Në skenar mund të ketë edhe koordinim veprimesh të aktorëve jashtë Partisë Demokratike me disa prej atyre së brendshmi! Ndryshe nuk mundet që një opozitar të jetë i bindur në padrejtësinë dhe hakmarrjen e pushtetit ndaj kreut të opozitës, kur thotë se “mbështes SPAK-un”!

Nga një anë thonë se “PD pa Sali Berishën nuk fiton zgjedhjet dhe nuk e mund dot Edi Ramën”! Nga ana tjetër struken dhe nuk dalin në ballë të luftës për ta mbrojtur liderin e tyre nga padrejtësia dhe hakmarrja e pushtetit! Nëse e do Berishën për vota, kjo është skemë e njohur. E thoshte hapur Luli në fillim të fushatës elektorale të prillit 2021: “Sali Berisha do të jetë deputet i PD-së. Thoshte madje se “Ai është emblem e partisë”! Kur mbaruan zgjedhjet dhe Berisha u shpall non-grata, Basha thoshte se “Kurrë nuk do ta lëshojë liderin historik”! Edhe kësaj radhe i duheshin votat e Berishës në Partinë Demokratike për t’u rizgjedhur sërishmi në krye të saj. Dhe Doktori bëri gabimin fatal. I besoi Lulzim Bashës. Kur Basha rizuri poltronin si kryetar, i tha liderit historik “Berisha ik! Nuk të do Amerika, nuk të dua as unë”! Pra, nuk më duhesh më mua!

Kjo ishte fabula! Tani Amerika nuk e do as Berishën, as Lulin. Por Berishën e duan ama demokratët e siç po shihet edhe qytetarët!

Duhet zgjedhur në këtë dilemë. Ose me opozitën e në krah të Berishës, ose kundër saj! Me dy karrige nuk shkohet! Nuk funksionon më skema e Lul Bashës Kopja është gjithmonë më e keqe, sesa origjinali. Kur nuk pati sukses origjinali në mashtrim, nuk ka asnjë shans të ketë sukses kopja e Lulit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok