08/10/2024

Loja e diellit për mbrojtjen e qiellit shqiptar

0

Nga Nue Oroshi

Rrezatimi i diellit shpeshherë përzihet me retë e zeza që shpërndahen në një lartësi të vogël qiellore, për ti ndalur njerëzisë rrezet e diellit.Pa rrezet e diellit njerëzia është e boshatisur dhe e ftohur nga akullnajet e ftofta që për shkak të ndërrimeve klimatike kanë filluar shkrirjen.Sikur në notimin e qiellit që i le në heshtje planetët e tjera kur i lëshon në thellësinë e Tokës, rrezët e diellit. Njerëzia fillojnë lojën e sirenave pa e parë fare vetëdijësimin dhe pa i futur në levizje shqisat e ndëgjimit dhe të pamjes që janë ndalur për një moment pranë panteonit magjik.Sikur rrezet e diellit të kishin depërtuar më herët në qiellin shqiptar, toka shqiptare do ta kishte shkëlqimin e duhur.Por këto rreze nëpër periudha të ndryshme historike i penguan pushtuesit e ndryshëm të cilët na sollën prapambeturinë dhe na e lanë pa e rrezatuar Shqiptarinë.Në pshtjellimin e mbështjellësit magjik të trurit diçka nuk është duke funksionuar gjatë lëvizjeve shqiptare të cilat po e fillojnë me proklamimin e kombtarizmit e po përfundojnë në prehrin e ish pushtuesve.Pa i ndërruar rolet politikanët shqiptar po lëvizin nëpër ujërat e turbullta thua se karrika e pushtetit po i prishë pushtetarët.Jo ata nuk i prishë karrika e pushtetit por lakmia për famë e pasuri.Loja e diellit për mbrojtjën e qiellit i ka pshtjelluar lëmshin e trurit thua se e vërteta po ngec dhe nuk po ka fare hapësirë përkundër të pavërtetës.Një dallim i madh ekziston në mes të mitit dhe realitetit.Një shoqëri që jeton me mite ende nuk e ka zgjidhur çështjen e të qenurit komb apo shtet.Kombet dhe shtetet moderne nuk bazohën në mite por në ngjarje reale historike.Historia duhet të shkruhet sikur se ka ndodhur jo sikurse kanë dëshirë politikanët te këtë ndodhur që ende janë në ndikimin e miteve dhe mitologjisë.E vërteta për të ekzistuar sipas parimit të së vërtetës historike i qon kombët përpara.Edhe ne shqiptarët duhet të mësohemi ta shkruajmë historinë me forcën e argumentit, të lëmë mitet dhe mitologjitë se ato asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e orientimit të shqiptarëve.Nga pamja apo këndveshtrimi i përpjekjeve ne mes të modernes dhe ruajtjes së një realiteti intelektuali duhet ta zgjedh ruajtjën e realitetit për të vendosur bazat e një realiteti modern në shoqëri.Çdo shoqëri e cila nuk e ka një piksynim se ka duhet te shkon dhe kah e ka të vendosur busullën e orientimit është shoqëri e cila është e humbur në shkretëtirë.Humbja në shkretirë pa e gjetur orientimin përmes busullës i ngjanë nxënjes së “kalikagjës” kur binin dikur mjegullat e mëdhaja në trojet shqiptare dhe kur nuk shihej në dy metra.Atëherë nuk kishte as diell dhe nuk shihnim as qiell.Loja e diellit për mbrojtjën e qiellit  i jep shkëlqim rrezeve të dritës të cilat janë duke ecur përmes metodës ngre e mos këput.Mësimi për të arritur plleshmërinë në veprime nuk i ngjanë atij modeli për të cilin flasim por i ngjanë punës se çka bëjmë dhe si veprojmë.Sa herë që në ironinë e fatit lidhen penjët me një nyje të fortë gjithmonë dalin djem dhe vajza të cilat i zgjidhin nyjën e perit e cila nyje nuk ka te bëj më nyjën e plleshmëris por ka të bëj më nyjën e dashurisë qiellore toksore,detare e malore për dheun e mëmëdheut apo atdheut.Këtu mbyllet loja e diellit për mbrojtjen e qiellit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok