22/12/2024

LLOJI MË I NDYRË I POROPAGANDISTIT ELEKTORAL

0
Agron-Tufa

Nga Agron Tufa

Lloji më i ndyrë i propagandistit mercenar elektoral pro Rilindjes dhe pro zgjatjes së jetës së saj politike nuk janë ata që mendoni rëndom. Janë, për fat të keq, një pjesëz, grupth, sekt i të ashtuquajturve “antikomunistë”. Kontributi i tyre si antikomunistë…të mos e zëmë në gojë(!) Theksova: një pjesëz. Ama lufta e tyre është bërë intensive, 24 orë duke u bërë një impiant shpifjesh më të paskrupullta, më të ulëta e më psykopatiket. Niveli tepër i ulët kulturor veçse ua thekson ligësinë e maskuar pa talent. Dhe nervozizmin. Ata janë me detyrë, në postin e tyre të punës për të prodhuar shpifje e goditje të reja çdo orë, çdo minutë, vetëm ndaj opozitës. Huazojnë shpifjet dhe ia pasojnë njëri-tjetrit për t’i përhapur sa më gjerë në rrjet, por dhe u serviren nga kutia shpërndarëse mediatike e Rilindjes. Hapësira virtuale ua mundëson këtë, që të lidhen përmes ndërmjetësve e ish spiunëve të Sigurimit, të dërguar si të “arratisur” në grahmat e fundit të diktaturës për të survejuar të arratisurit e tjerë të vërtetë. Prandaj dhe lidhen me sho-shokun rrufeshëm në rrjet nga Australia, Europa dhe Amerika. Edhe kur të “sulmojnë” të godasin në dhjetëshe, menjëherë.

Nuk kanë ngjarë me mua këto sulme, jo.

Mos kujtoni se ish oficetët e Sigurimit i riktheu masivisht Rilindja në pushtet, pa desertin dhe ish veglat e tyre.

Si më të besueshëm për antikomunistët, ata i keni të maskuar nën pretendime biografish “të djathta”, sepse përndryshe nuk do të mund ta bënin dëmin më të madh brenda të djathtës në këto fushatë. Po të vëreni profilet e tyre vertikalisht, do të shihni ndër vite investimin e tyre paranojak propagandistik vetëm kundër opozitës.Çfarë antikomunistësh levendë! Rrallëherë, hedhin ndonjë ironi të lodhur edhe ndaj Ramës, ashtu, sa për të thënë, sa për të mos u rënë maska.

Por dihet që janë grupth i strukturuar ortakërie (për mua, komk) i Taulant Ballës, Erion Veliajt, Pandeli Majkos dhe agjensisë së Diasporës, Genta Sulës, etj. Në fakt ndikimi i tyre virtual, ta themi troç, është një vërrë në ujë, katastrofikisht i ulët, pa cilësi si propagandë dhe prek vetëm veshët e trashë e mendjet derdimene. E solla në këtë oroe këtë grupth parazitësh të antikomunizmit vetëm për hir të pasojava që ka lënë komunizmi.

Opozita mund dhe të mos fitojë, por jo për shkak të propagandës që bëjnë këa bythecë. Për shkaqe të tjera. Por propagandistët gjoja antikomunistë të diasporës do të presin premtimet e ndërrmarrjes Rilindja. Subjekt për një roman grotesk…

P.S: për sa paraqita më sipër, nuk përbën shkas të më drejtoheni me pyetje a nxitje të tipit: “kush janë? Emrat! Nxirri!’. Në këtë gjëra ju e dini që jam snajper i pagabueshëm e nuk qes huq asnjë të shtënë. E snajperi nuk e ul shënjestrën në gjithfarë gjallesash në Lundër. Pa farë zori mprihni instinktin se i gjeni vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok