16/04/2024

LIRIA ËSHTË MODUS I RËNDË EKZISTENCE

0

Nga Xhemal Ahmeti

Erdogani tha nuk e lëshoj ballkanin, “pse a vetëm francezët dhe BE kanë të drejtë të kenë koloni”, u shpreh ai. Dakord këta që nuk heqin dorë nga mentaliteti mesjetar i kolonializimit, poshtërimit të të vegjëlve dhe ekspansionit, zhbërjes së kulturave tjera, por këta të mitë, “pellazgët”, ç’kategorie  njerëzore janë që me vrap mezi presin të bëhen koloni e dikujt? Edhe pas aq shumë shekujve nën koloni të egra? Ngase nuk dinë të jetojnë në modus tjetër përveç në atë vegëlsirave? Veçanërisht këta që merren me politikë: I kisha spostuar në Sibiri. Të jesh i lirë, i pavarur donë të thotë të kesh dinjitet. Pa këtë të fundit nuk je as për në qenef. Më vjen keq me gjithë këto kapacitete të mëdha që pushtojnë botën në çdo lëmi e që  përjashtohen nga brenda. Qafira. Gërrnaça.

__________

AKSIONI BULLGAR SI KAUZË SHQIPTARE

Bullgarët kanë të drejtë. Maqedonia siç e njohim sot është falë urdhërit të Titos me 2 gusht të vitit 1944. Dokumentet dhe faktet janë në anën e tyre – Sofjes. Realizimi i këtij “kombi të ri sllav” u bë 1. duke deportuar shqiptar në Turqi dhe duke i zëvendësuar qytetet dhe fshtrat e zbrazëta me sllavë që jetonin anëve të tjera (ardhja e egejcëve dhe tjerëve) 2. Me asimilimin me dhunë të fshatrave shqiptare ortodokse që të deklarohen si maqedonas sllavë 3. Me turqizimin e aglomeracioneve shqiptare myslimane, për t’i bërë gati për Turqi 4. Me tjetërsimin e mbiemrave të shqiptarëve që nuk i dëbonin dot në ovski, ov …(e tjera si këto, si referencë ua kam postuar një link ku mund të gjeni ekstraktin e një studimi timin [2008: fq.35-36] ne gjermanisht, një kapitull të të cilit e përben edhe kjo histori). Projekti i Titos u jetësua konkretisht në vitet e 70-ta, atëherë kur postbullgarëve iu lejua kisha, bënë librat e parë dhe kompiluan/kanonizuan një alfabet. Pushtetin politik e kishin. Prandaj ky qëndrim bullgar duhet të përkrahet dhe njëkohësisht të formohet një komision panshqiptar historianësh për të zbardhur se çka vërtetë ndodhi në atë kohë? Faktet nuk duhet ta frikojnë askënd, ngase nga ato shumica do të mësojnë se pse u flisnin gjyshet e nënat shqip e këta të vrasin sot për Bullgari e Turqi.

__________

Mungesa është uterusi i çdo urrejtjeje. Kur të mungon liria i urren ata që e kanë, kur të mungon robëria i urren ata qê nuk e kanë lirinë – si duket nga zilia. Kur të mungon dashuria dashurohesh në çdo Gjylë që ta zë udhën e para që pastaj të vdesish duke urrejtur të dy. Pa mungesa s’ka njeri. Pra as pa urrejtje. Kjo as qê është çështja. Zotësia është e atij që di urrejtjen ta intrigojë: ta vë finalisht në funksion të reduktimit sa më të madh të mungesave të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok