Kush janë shqiptarët? – pyesin serbët

0

Shkruan Fahri Xharra
Njohja e Izreelit për Kosovën filloi t`i prekë zemrat e ligshtuara të disa profesorëve, ish gazetarëve dhe disa akademikë.
Përderi sa një ish arsimtar shkruan:” Izraeli nuk është mik i imi, dhe shtrohet pyetja mbi të gjitha të tjerat: Si mund të jetë ky shtet mik i sinqertë i shtetit tim, kur i njëjti edhe sot e gjithë ditën jo vetëm që nuk është dashamirës ndaj vëllaut të tij prej babe…
Ish gazetari i përgjigjet :“Të lumtë, jam plotësisht o pajtimin me çdo pyetje e konstatim, por me fjalin e fundit. Pra jam me ty se jam pacifist, humanist, liridashës “
Ndërsa një profesor Univerisiteti të Prishtinës, qanë me lot publikisht për paqen e lidhur ne mes Arafatit dhe Rabinit në vitin 1993.
E kam një pyetje si do ta kishit ndier veten mu sot sikur në vitin 1999 mos të ishin Izraeli, ShBA-t dhe Europa,sikur sot do të endeshit rrugëve të botës mbasi që keni fat dhe jeni gjallë ? Po ku do të ishim ne, një milion shqiptar që përzuem nga tokat tona ?
Po keni farë ndjenjë keqardhjeje për ato 20 mijë gratë e vajzat e dhunuara?
Një saqarim i vogël , arabët e Palestinës nuk janë vëllezër prej babe të hebrejve. Mësoje historinë më mirë! Kjo është një lloj siku ne t`i quanim sllavët e të gjitha llojeve që jetojnë në tokat tona. Arabët në Palestinë dhe sllavët mbi tokat tona janë ardhacak pushtues dhe shkatërrues të identiteve të vendorëve.
Sidoqofte e falenderojme Izraelin që e njeh Kosovën. Po mirë, ju njerëz të arsimit e kini parë serinë e shpifjeve serbe me pyetjen ‘ Si u bënë serbët shiqiptarë ? ( kakos su srbi postali albanci ? )
Me siguri që jo, se zemërgjersia e juaj për të huajin nuk ju lejon të mendoni për veti .
Akademiku serb Sima Çirkoviq në librin e tij ; “Srbi megju evropskim narodima” – Serbët në mesin e popujve të Europes shkruan :” Kur sulltani i Otomanëve në vitin 1830 e parnoi qeverinë vazale të Knezhevines serbe, Milosh Obrenoviqi iu drejtuar autoriteteveprezente:
“Kështu vëllezër që nga dje jemi popull i pranuar “Pra ju miq të askujt nuk ju dhimësen tokat shqiptare që një fis ardhacakësh me ndihmen e osmanë u bë POPULL në 1850 ? Keni shkruar dçka për këte ?
Pra ju miq të askujt, nuk ju dhimësen tokat shqiptare që një fis ardhacakësh me ndihmen e osmanëve u bë POPULL në 1850 ? Keni shkruar diçka për këte
Më e dhimbshmja e kohëve të fundit është kur ne si lepijt e frikësuar japim gjithëçka vëtëm të na pranojë Serbia, ata dalin në botë me libra 2 mijëfaqesh dhe me titull “ Albanian Genocide of the Serbs in the XXth Centuri – “ Shiptrardki genocid nad srbima nu 2-. veku ( me dokumenete
Pra :” Gjenocidi shqiptar mbi serbë në shekullin 20 –t”
Me tregoni se a është ndonjë popull më durim madh se ne?
Kurse me filmin e postuar mund të shihni burgosjen e shqiptarëve të Prishtinës dhe Gjakovës nga serbët në vitin 1912.
Ndërsa ato të 1999-nëse i keni harruar me tregoni do iu rikujtoj. Izrael , ju falenderojme per njohjen e shtetiit të Kosoves me të gjitha atributet e një shteti.
Tani u bëmë shtet !
Izrael , ju falenderojme per njohjen e shtetit të Kosoves me të gjitha atributet e një shteti.
Tani u bëmë shtet !
Fahri Xharra, 16.09.20
Gjakovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok