15/10/2024

LIRIA E KOSOVES KA EMRIN E GJAKUT E TE LOTIT TE GRAVE DHE BURRAVE TE KOSOVES

0

NGA REXHEP SHAHU

Po, liria ka emer, liria e Kosoves ka emer dhe para se me pase emrin UÇK ka emrin e nenava te Kosoves sepse liria para se me qene kontribut i ndokujt tjeter, eshte kontribut dhe merite e jashtezakonshme e nenave te Kosoves.

Kosova para se e gjithkujt tjeter eshte e nenave te Kosoves, se nenat e Kosoves e kane mbajte gjalle Kosoven, e kane shtue, i kane dhene jete e shprese.

Liria e Kosoves ka emrin UÇK, ka emrin e mijera e mijera shqiptareve te vrare per Kosoven ne nje shekull pushtim e sundim serb, ka emrin NATO, ka emrin Amerike, ka emrin Europe, ka emrin Gjermani, France, Angli, etj etj, ka emrin e qindra piloteve te Amerikes e te NATOs qe fluturonin e bombardonin mbi caqet serbe.

Liria e Kosoves ka emrin e lotit te burrave te Kosoves qe pikellonte e zhuriste cdo zemer te ndjeshme te qytetareve te botes se lire qe u bene aleate me Kosoven perballe dhunes cnjerzore serbe.

Liria ka emer, ka emrin UCK, emrin e ushtrise me te re e me te lavdishme te botes moderne, te kesaj ushtrie qe se pari drejtoi e trimeroi shqiptaret, ua drejtoi kurrizin dhe i beri te besonin se edhe serbet i vret plumbi, edhe serbet i vret pushka e shqiptarit se sikur paten harruar shqiptaret se edhe serbet i vret plumbi.

Por ta dime te gjithe, te gjalle e te vdekur, ku jemi e ku nuk jemi se UÇK nuk jane komandantat apo individet qe jane te akuzuar ne Hage, edhe pse jane e mund te jene krejt te pafajshem ose te fajshem ose pjeserisht te fajshem.

Liria nuk ka emrin e asnje individi te UÇK apo te asnje individi komandant apo epror te UÇK. UÇK-ja nuk jane komandantet e saj, UÇK eshte populli i Kosoves.

Parullat e shkruara e te artikuluara gjithandej “Liria ka emrin UÇK” nuk e bejne dot efektin ne popullsine masive. Edhe se kane kaluar 22 vite dhe jane sheruar shume plage te vjetra sic kullojne gjak shume te reja.

Por edhe nese bejne efekt ne popullsine shqiptare, nuk kane asnje vlere per gjykaten e Hages ku gjykohen te akuzuarit. Te akuzuarit nuk kane dale te gjykohen nga poulli i Kosoves, ata po gjykohen nga nje gjykate profesionale speciale te krijuar nga vete ata.

Nese dikush me parulla Liria ka emer don te preke apo te emocionoje popullin kjo behet per efekt votash dhe kjo nuk eshte ndershmeri as perkrahje per te akuzuarit ne Hage.

Hashim Thaci ka thene nje fjale te madhe diten e doreheqjes para se me hype ne avion, eshte cmim i vogel ky qe duhet te paguajme per Kosoven dhe lirine e saj, duke llogaritur se mund te ishte i vrare si shume shoke ne lufte qe jane vrare.

Kontestimi i vetem i kesaj gjykate dhe akuzat ndaj Thacit e veselit jane se nuk jane duke u gjykuar edhe serbet per ato kohe per krimet e tyre.

Shume qe shkruajne po duan qe Kosova te ngrinte gjykate te gjykonte serbet, por parlamenti i Kosoves qe e ka ngrite kete gjykate nuk mund te ngrinte gjykate te gjykonte shtetasit krimimele te nje shteti tjeter qe eshte debuar me dhune e me lufte prej Kosove.

Kjo qe kerkohet nga eksponetet e Kosoves eshte e padrejte, ata nuk mund te fusnin ne kopetencat e kesaj gjykate speciale te Kosoves edhe gjykimin e shtetasve krimimele serbe. Plus qe kjo gjykate eshte asistuar nga miqte qe e kane cliruar Kosoven, qe ta zhveshin Serbine edhe nga keto maniera dhe ta pastrojne Kosoven nga cdo akuze serbe, pasi ia moren Kosoven Serbise me lufte.

Pra po thonim se Liria ka emer, ka emrin UÇK. Bukur qe e ka kete emer, por, para se ta kete emrin UÇK, liria e Kosoves ka emrin e 11.840 shqiptarëve te vrare e te masakruar nga ushtria e policia serbe, ka emrin e 1.392 fëmijëve shqiptare te vrare e te masakruar, femije te moshes deri 18 vjeç; ka emrin e 296 fëmijëve te masakruar te moshes deri në 5 vjeç; ka emrin e 1.739 grave, vajzave e nenave te vrara, zhdukuar e masakruara mizorisht nga serbet; ka emrin e 1.882 pleqve, plakave, te moshuarve mbi moshën 65-vjeçe, ka emrin e 5081 të qytetareve te vrare e masakruar te moshes nga 19 deri ne 64 vjeç, ka emrin e 1.450 njerzve ende te pagjetur, liria e Kosoves ka emrin e 20.400 vajzave e grave te perdhunuara shqiptare; ka emrin e 100 mije e 600 shtepive e banesave e objekteve te djegura e te shkateruara nga serbet, ka emrin e 358 shkollave te djegura e te shkaterruara nga serbet; ka emrin e 71 zyrave te institucioneve te djegura e te shkaterruara nga serbet; ka emrin e 30 shtëpive te kultures te djeguara e ta shkaterruara nga serbet; ka emrin e 93 bibliotekave publike dhe shkollore te djegura e te shakaterruara nga serbet; te 123 objekte shëndetësore te shkaterruara nga serbet; te 215 objekteve fetare (xhami, teqe, tyrbe); te 5 kisha katolike; te 88.101 objekteve ekonomike shtetërore e private ndihmëse; ka emrin e 70 % te bagetive te Kosoves qe e asgjësuan dhe grabitën.

Dhe per fund, liria e Kosoves ka emrin e nje milione te debuarve qe dhuna serbe. I deboi Serbia dhe nuk mundi askush tu delte zot, liria e Kosoves ka emrin e cdo shqiptari qe u detyrua te merrte udhet e ferrit. Liria e Kosoves ka emrin e cdo shqiptari te vrare nga serbet dhe duart e zgjatura te tyre ne Kosove.

Liria e Kosoves ka emrin e mbi 50 mije ushtareve te NATOS qe u instaluan ne Kosove, te mijera e diplomateve e organizatave civile qe ndihmuan e lehtesuan.

Liria e Kosoves ka emrin e shume diplomateve boterore, qe u bene bashke me Kosoven, por liria e Kosoves ka ne themelet e saj tre emra te medhej amerikane, ka emrin e Bushit te vjeter, te Bill Klintonin dhe te Bushit te ri qe tha, mjaft e eshte mjaft, Kosova e pavarur dhe sot e njohin 117 shtete te botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok