28/04/2024

Ligjet të pakuptueshme për popullin

0

Nga Vladimir Shyti

Ligjet shoqërore si edhe fletoret zyrtare, që dalin nga parlamenti, parashtrojnë një liri të arsyeshme për të gjithë shtetarët. Kjo është një kontratë shtet-popull, që nëpërmjet paktit të lidhin e të njohin bashkombsit e tyre me të të gjithë të drejtat si”Sovran apsolut”. Duke filluar nga ky moment mbretëron”vullneti përgjithshëm”i mëshiruara nga qeveria e zgjedhur. Votuesit mbeten të lirë përderisa bëhen pjesë përbërse të këtij vullneti të përgjithshëm, derisa kuptojnë zullumhanën e ligjeve, që përcaktojnë të ardhmen e tyre. Dhe, nëpërmjet paktit shoqëror, në të cilën ata i bëjnë jehonë, me ligje e nënligje heqin dorë nga zanafilla e kalojnë në skaje irrituese për masat e gjera popullore. Lënë sedrën e tyre të shndrohet në egoizëm dhe i japin bashkësis të drejtën që të marrë masa kundër qytetarëve egoist.

Përse ndodh kjo?Qeveria fillimisht tregon madhështin dhe egon e ligjit që miraton, pastaj vendos nën ligjin, sipas kategorive, që ajo nuk mund t’i kontrollojë. Dhe, këto nën ligje, që masat e gjëra nuk munden tu japin shpjegime, ndryshojnë rrënjësisht “paktin shoqëror”dhe, bien në nënështrimin egoist të shtetarëve.

Këtë problem, pa gjasa mashtruese e ka kaluar dhe qeveria e Gjermanisë Perëndimore në vitet tetëdhjet, ku debutet gjerman kërkuan saksionimin e ligjeve. Ata vendosën thjetëzimin e tyre me mendimin e përsosur, ku populli gjerman të ishte i ndërgjegjshëm dhe besues ndaj pushetit, për gjithçka që ajo bënte në favor të vet edhe qytetarëve të saj. Motivi tyre ishte mëse i qartë;sllogani të ndihej mirë dhe, të ndërgjegjësohej me të gjithë ligjet e nënligjet që parashtronte parlamenti Gjerman, duke u njohur me parë me çdo term që dilte nga tempulli ligjvënës.

Qeveria shqiptare krenohet me arritjet e saj, por anashkalon disfatizmin e dukshëm, që hyri në këtë vend pas monizmit. Këtu një grusht njerzish ka me shumicë gjëra të tepërta, ndërsa shumicës u mungojnë gjërat më të domosdoshme. Ky sulm frontal krashi pronës private ishte i “domosdoshëm”, për misionarët e asaj kohe, që të vendosnin rendin kapitalist në vend. Pra, kështu filloji hapur mashtrimi me ligjet dhe nënligjet, për t’a mbajtur nën tutel këtë shumicë, që ende vuan pasojat.

Masat e gjëra popullore…veprojnë dhe di në vartësi të asaj që vëzhgon nga ato ligje, që fare nuk i kupton, duke krijuar kështu urrejtjen. Qeveria, punon si merimanga që thur një rrjetë të mrekullueshme, por duke e nxjerrë nga vet trupi saj, pa lindur diçka të re dhe, as të dobishme. Ato ligje, apo fletore zyrtare qofshin:ashtu si milingonat, grumbullojnë një pirg të madh materialesh, por nuk dinë t’i vënë në rregull. Që, do të thotë;spekullim ose mashtrim ndaj popullit të vet, quajeni si të doni. Kashaitja e ligjit i shkon përshtat Rilindjes, por me gjasa po pregatit rënien e saj.

Besimi është siguri, por humbet në fijet e merimangës, kur sheh, që ato koklaviten dhe tkurren në vet çastin e njohjes. Ata, po mendojnë të ruajnë traditën për të vertetuar, që ajo mbetet e vlefshme, por që falsifikohet për interesa egoiste. Pra, këtu gjejmë spekulime për ata që e mbajnë së brendëshmi shoqërisë dhe, duke sjellë vetëm arsye praktike mbi mënyrën me të cilën njerzit e këtij vendi duhet të rregullojnë jetën e tyre të përditshme, kur për njeriun perëndimor liria vetjake është parësore. Ndaj, Rilindja e tërhequr nga motive perëndimore është, në thelb një produkt i reformës dhe i zhvillimit të kapitalizmit në Shqipëri, por duke zbatuar teoritë dhe praktikën që i dikton vet koha, ku jemi rrjeshtuar në portikun Evropian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok