20/06/2025

Ligjëron ELI KANINA, vjen me vargje, ia bën prima!

0
Eli-Kanina

Libri me poezi  “hey”

(ese)

Nga Përparim Hysi

Kishim vjete pa u parë me POETEN  dhe shkrimtaren ELIVERTA KANINA (ANELLI) apo ELI KANINA siç i thonë shkurt. Në raportet e mia të njohjes reciproke me ELIN, sikur i rrinë për shtat kësaj njohjeje, ato vargjet e KADARESË:

“Jetojmë të dy në një qytet,

Po rrallë shihemi

Sa rrallë…”

Kemi pa u parë që nga koha “murtajë” e Covidit dhe, ndërsa unë brenda dy viteve u plaka  dhe i lashë rrugët e gjata, kurse ajo, brenda dy viteve, është rritur  dhe vjen si një befasi e bukur me dy libra:një me poezi dhe tjetra me prozë. U takuam pranë”Klinikës (” tek “21 dhjetori”) që unë i”plagosuri” nga një rrëzim aksidental) të kem”teqenë ku falem”(mjekohem), afër.

Nismën për këtë takim  e ka FUAT MEMELLI që  kish ardhur nga BOSTONI, FUATI (unë i them mjalti), ngaqë është DEVOLIIi e bëri ferk: solli dhe ELIN (se gjaku nuk bëhet ujë, de! Se edhe ELI andej e ka gjakun). Qe një takim tepër i  gëzueshëm. Këtij takimi kaq të ngrohtë, sado i shkurtër që ish, i shkojnë për shtat fjalët e ARTISTI KOMIK FRANCEZ, EMMAMUEL GIRBERT që ka thënë:” Një takim i shkurtër dhe një kujtim i gjatë e pasurojnë dhe e çlirojnë shpirtin”. Dhe vërtet që u ndjemë mirë. ELI na dhuroi dy librat e saj dhe unë, pasi mbarova librin me poezi, po mundohem të jap përshtypjet e mia.

*

Nuk është hera e parë që shkruaj  për librat e  ELIT, por këtë radhë sikur e kam ngulur “sondën vëzhguese” pak më thellë. ELIVERTA KANINA  apo ELI me profesion është mjeke dhe si është e mundur që të shkruajë poezi? Tek bëj këtë pyetje pak retorike, dëgjoj si një gjëmim thënien mitike të NIETZCHE(NIÇES) që m’i pretë drutë shkurt:”Që të shruash, duhet të kesh studiuar për mjekësi dhe të njohësh filologjinë”. Pra, mua NIÇE më la me”provim në vjeshtë”.

Por tej shpotive e sentencave, ELI KANINA vjen me këtë libër me poezi si një britmë gëzimi. Në atë thirrjen”he y” fshihet një album i gjithi me poezi që mbajnë era parfum.

Para se të kaloj në “detaje” dua t’u them lexuesëve të kësaj eseje modeste, se”Unë nuk rri ditë pa lexuar. Kjo”gjimnastikë e mendjes”, më mban gjallë aftësinë e formimit, dhe të gjykimit të mendimeve”.Sikur kam rënë rob i asj që me kohë e ka thënë HAROLD BLOOM.

Ngaqë dyzet e ca vjet kam qenë mësues dhe gjithmonë nxënësve u  kam mbushur mendjen me shembuj, të njëjtën gje po bëj dhe për POETEN ELI KANINA,

Pra, kush është kjo, ELIVERTA KANINA që me vargje ia bën prima? Po e vë të flasë me gojën e vetë:

AUTOPORTRET

Kam moshën e vajzës sime

Fytyrën e saj të nurtë.

Me sytë e kaltër të djalit

Shoh dhe mas horizontet.

E sigurtë,

Teksa, i treti, më i vogëli

Me buzëqeshjen mjaltë e qumësht

Engjëllmbrojtës, më ulet tek gjunjët

Vetullat e mmbledhura të timshoqi

Si dy kllapa më vënë në mes

Unë,  fjalëpathëna e tij:

-Kujdes!!!

Jam rekord i pashpallur në”Gines”

Jam kompozim energjish të jetës sime

Jam diell dhe deliri i dashurisë

Mos më konsumoni!

Mos më lëndoni:

I duhem POERZISË!

A nuk ësht ky “autoprtrert” si një fshat i bukur që duket dhe nuk do kallaus.

Poezia e ELIT ka freski. Ca më shumë është si flladë freskie që ta mubshë mushkërinë me ozon të pastrë  dhe  mushkërit të bëhen si balonë.Gjaku hyn i pastër në aortë.

Poezia e vërtetëlidhet me botën dhe jetën përmjet njeriut, -thotë RILKE. Askush nuk ia fali si dhuratë poezinë ELIT, për veçse ZOTIT.LEO BASGALIA thotë:”Talenti është dhurata që të ka bërë ZOTI ty, ç’do bësh ti me këtë”dhuratë” është shpëblimi që po i bën ZOTIT.”  Sikur t’ii marrës poezitë e ELIT një e nga një, çdo njëra duket më e bukur.Çdo njëra prej tyre,  të relakson shpirtërisht dhe të kthjellon mendërisht,  Mortori  i makinerisë së poezisë së ELIT, është erotika. Larg shijeve  banale e ligavece, por një eritië që ta ngrohë shpirtin ty si lexues.

DËSHIRIM

Janë ca gra që dinë të plaken bukur

Të kujtojë perëndimin

vezullimin e ujrave

Nuancat e ëmbla

Të ngrohta.

Horizonteve kur lëshohen

Ah, të kishte burra

Të jenë e të mbeten mbi to

Sikur dielli.

Me pak vargje.E qartë, e kuptueshme, e sinqertë. S’ka si të shrehesh më bukur.

Pyetjes tjetër se si është e mundur që ELI KANINA shkruan kaq bukur, e ka thënë me kohë NOBELISTi RUS, BORIS PASTERNAK:”Poezi të bukur bën një poet e me shpirt të bukur dhe jo një njeri shpirtzi.”

Çdo poezi  e  ELI KANINËS është realitet(i ngritur në art), është fshat,  është livadh, është qielli dhe buçet jetë.Natyrshëm, poezia është tokësore, ku veç gëzime ka dhe hidhërime, por kudo, në krejt poezinë ajo  është vetvetja.Kjo ia rritë karizmën krijuese dhe e renditë ,  atë  në “fondin e sërës së lartë” si një Poete. Në një farë mënyre, ajo nuk ka shkuar atje”ku ka qenë i hapur shtegu, po e ka hapur shtegun dhe ka lënë  gjurmën e saj me vlerë.

Nëse, natyrshëm, vjen pyetja tjetër:-Si ka arritur të botoj një vëllim me mbi 100-poezi?Kësaj pyetjeje, i përgjigjem me fjalët e shkrimtarit italian SIVO PELLIKO(1789-1854) që thotë:- Pa forcën e karakterit nuk zotërohet asnjë virtyt”.

Poetja ELI KANIA jo vetëm është dinjoitoze me me karakter të fortë, por sa është MJEKE HUMANE aq është dhe POETE që”shëron me vargje”. ELI KANINA është aotore e 10-librave me prozë e poezi.Në poezitë e këtij vëllimi kam ndjerë po atë kënaqësi kur lexoja lirikat FREDERIK RRESHPJES apo NDOÇ GJETJES.

Kërkoj ndjesë që, për arsye shëndetësore, po i bie shkurt, por do isha krejt i njëanshëm dhe egoist, po mos bëja sikur nuk vija re, një parathënie aq ekselente të botuesit “MUZGU” të MARK SIMONIT. Ka një,  erudicion  “rrënqethës” është si një”qershi mbi tortë” të këtyre poezive. Më kujton “introduktet ” e NOLIT dhe vetëm dua ta falnderoj për atë shkrim aq cilësor që nuk është i vetmi.

Urime, POETE! Bekim vargjeve që buisin dashuri.

Tiranë, 7 qershor 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok